Pas vdekjes së dy minatorëve/ Hiqet leja minerare për firmën YZO

13 Nëntor 2013, 18:33Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, urdhëroi revokimin e lejes minerare nr.1338, datë 24.07.2009, dhënë subjektit “YZO” sh.p.k në Gurrë, komuna Qukës, rrethi i Librazhdit.

Menjëherë pas ngjarjes së datës 7 nëntor 2013, kur në galeritë e minierës ku kryente aktivitetin ky subjekt, humbën jetën dy persona, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave nisi inspektim për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Nga këqyrja e dokumentacionit të disponueshëm në subjekt dhe inspektimeve në terren, RISHM-i konstatoi se gjendja teknike e galerisë nuk ishte e mirë dhe se mungonte krejtësisht armatura në të gjithë gjatësinë e saj.

Specialistët konstatuan se shkaku i aksidentit me pasojë vdekjen e inxhinierit Drini Bogdani dhe minatorit Haxhi Danga ka qenë shkëputja nga tavani i punimit në ballin e saj, të një masivi shkëmbor, i cili i ka goditur në kokë dhe në trup duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tyre.

Duke konstatuar se aksidenti ka ardhur si rezultat i moszbatimit të Rregullave të Sigurimit Teknik, RISHM-i vendosi pezullimin e punës në të gjithë objektin minerar të lejes dhe i propozoi ministrit revokimin e lejes minerare.

1 komente në “Pas vdekjes së dy minatorëve/ Hiqet leja minerare për firmën YZO”

  1. taotao says:

    Dhe sa njerez duhet te humbin jeten , qe institucionet perkatese te vihen ne levizje dhe te bejne punen e tyre . I paharruar kujtimi i inxhinier Drini Bogdanit ! Njeri aq i nderuar dhe i respektuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje