Policia, “plan operacional” për trafikun e kromit në veri

6 Nëntor 2013, 17:52Ekonomia TEMA
Policia, “plan operacional” për trafikun e kromit në veri

Ministria e Brendshme po harton një plan operacional për të goditur kontrabandën e kromit.

Plani do të parashikojë forcimin e kontrolleve si në akset rrugore kombëtare, ashtu edhe në pjesë të tjera të territorit ku mund të zhvillohet kjo veprimtari e paligjshme, e deri në pikat kufitare nga ku ky mineral nxirret jashtë vendit.

Ministri Saimir Tahiri, i cili ka qenë sot në Lezhë, ka lënë porosi të veçanta për forcimin e masave ndaj dy drejtorive të policisë në Lezhë dhe Dibër, si dy nga qarqet më kryesore prej nga ku nis dhe kalon kjo kontrabandë minerali.

Drejtoria e Qarkut të Lezhës ka bllokuar dje 15 kamionë të ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte, për të cilët transportuesit nuk kishin dokumentacionin përkatës.

Përveç 19 kamionëve të ndaluar dje paradite, tre kamionë ngarkuar me krom janë bllokuar mbrëmë rreth orës 23:00 në segmentin Rrëshen- Rubik në Rrugën e Kombit dhe 4 kamionë të ngarkuar me lëndë drusore, gjatë kontrollit të ushtruar sot në aksin rrugor Rrëshen– Milot.

Sipas të dhënave nga policia, 3 kamionët e ngarkuar me krom vinin nga Bulqiza dhe u ndaluan për shkak se transportuesit kishin mangësi në dokumentacion. Policia ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve dhe po merren në pyetje.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se për materialin e ngarkuar me krom dhe lëndë drusore nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe materiali shoqërohej me faturë të thjeshtë shoqërimi, ku nuk është shënuar sasia e mallit dhe as vlera e tij.

Minerali u përket disa subjekteve të biznesit, të cilat operojnë në rrethin e Kukësit dhe Tropojës.

Policia prej kohësh kishte mbledhur informacionet e duhura lidhur me këtë aktivitet të paligjshëm dhe prej të paktën dy ditësh kishte organizuar shërbime kontrolli në akset rrugore kombëtare.

Kjo situatë ka nxitur ministrin Tahiri të urdhërojë hartimin e një plani operacional për këtë lloj kontrabande.

Ish- drejtori i Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi denoncoi një vit më parë trafikun e kromit nga Bulqiza dhe kjo i kushtoi largimin padrejtësisht nga Policia e Shtetit.

Rikthimi i fokusit të policisë tek lufta kundër trafikut me këtë pasuri kombëtare, mund të stabilizojë tregun e kromit dhe të ardhurat fiskale prej tij.

4 komente në “Policia, “plan operacional” për trafikun e kromit në veri”

  1. mohikani says:

    ne burg ne burg te ter ne burg ose dekoroni me nji plum ne ball horat

    1. Koz Dynjaja says:

      – Hello ! c, kemi nga Lazarati !

  2. Adriatiko says:

    Në veri koncesioni më i madh në minierat e kromit takon turke Kurum. Çfarë bëjnë ata për 3 vitet e fundit? Janë minierat e tyre janë plaçkitur nga minatorët ilegale? dhe njerëzit që kanë licencën gurore në jug janë duke përdorur licencën e tyre të legalizojë kromit në veri?

  3. sheshi says:

    Shiko nuk mund ti ndalosh dot maunet po nuk pati 1 peshore qe te peshoj mallin ne vend dhe po nuk qe laboratori qe do te tregoj cilesine e kromit.Ju keni marr urdher te kundraligjshem pasi shteti duhet te ushtroj kontrolle ne portin e DR aty ku kromi do te ngarkohet ne anije.Aty eshte peshorja dhe laboratori i analizave qe percaktojne cilesine e kromit.Si mund te shkruaj ne dokumentin shoqerues gjera te tjera pervecse ka ngarkuar krom,shoferi apo firma.Nuk ka peshore qe te peshoj mallin ne miniere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje