Konfindustria kundër rekomandimeve të Bankës Botërore

23 Tetor 2013, 11:47Ekonomia TEMA

Konfindustria hedh poshtë rekomandimet e Bankës Botërore. Në një njoftim dërguar mediave kjo përfaqësi e industrive vendore e përcakton një pjesë të rekomandimeve të Bankës Botërore në kundërshtim me njëra tjetrën duke iu referuar  mjedisit ekonomik, institucional dhe shoqëror shqiptar, raporton “Ora News”.

Pikërisht duke marë shkas nga ky fakt, Konfindustria i bën apel qeverisë që të bëj kujdes në zbatimin në praktikë. Konfindustria vlerëson, se kërkesat e njëkohshme të Bankës Botërore për rritjen e taksave nëpërmjet progresivitetit dhe ulja e shmangies fiskale janë në kundërshtim me njëra tjetrën në thelbin e tyre kur vjen fjala për një ekonomi, që pothuaj në 50% të saj është informale dhe institucionet shtetërore jane të dobëta profesionalisht dhe në kontrollin e territorit.

Ndërkohë që rritja e taksave sipas Konfindustrisë do te peshonte padrejtesisht ne masen e bizneseve dhe qytetareve te ndershem, sikurse ka ndodhur dhe ndodh ende me pagesat e energjise elektrike. Gjithashtu sipas deklaratës kundërshtohet edhe rritja e taksave për të ardhurat personale pasi vlerësohet si goditje e drejtperdrejte ndaj shtreses se mesme te shoqerise shqiptare ne krijim e siper.

Konfindustria rekomandon se duke parë ecurinë ekonomike në Shqipëri menyra e duhur per tejkalimin e veshtiresive te perkohshme ne financat publike eshte nderthurja e luftes kunder evazionit, rritjes se bazes se tatimpaguesve dhe nxitjes se investimeve te vendit dhe sidomos te huaja nepermjet politikes se taksave te ulta.

Konfindustria keshillon, qe elemente progresiviteti ne ekonomine shqiptare mund te zbatohen vetem ne tregjet e mbyllura me ligj dhe qe si pasoje e konkurences se munguar tejkalojne normen mesatare te fitimit ne shkalle vendi.

5 komente në “Konfindustria kundër rekomandimeve të Bankës Botërore”

  1. antisubjektiv says:

    Me ne fund nje pikepamje me vend. Celesi i suksesit ekonomik nuk qendron ne rritjen e taksave, por gjitheperfshirjen ne rang kombetar per vjeljen e tyre.
    Mjafton te mos vidhet me ne tatime e dogana, te licencohen ose nxirren nga tregu bizneset informale dhe te shfrytezohen ne menyre efikase burimet natyrore te ketij vendi, per te arritur prosperitetin e shumepritur.

  2. henri says:

    antisubjektiv,
    Une nuk jam ekonomist por m.gj.ate mendoj se :

    – Banka boterore eshte e kjarte, se kur flet per taksen progresive ka parasysh, qe qeveria te uli ne maksimum ekononomine informale dhe te organizoje shume me mire punen me institucjonet perkatese te kontrolliti. Ju e pate, se sot ministri i financave ka derguar ne prokurori shefa te tatimeve ne Tirane. Veliaj ka zbuluar, se mbi 6 mije femije dhe gra te shefave te komunave kane marre leke pa qene invalide. Drejtoresha e doganave ka gjobitur firmen turke Kurumi ne Elbasan per 3 miljon dollare. Pra qeveria ka filluar mire punen. Shume dyqane lojra fati jane mbyllur dhe do dergohen ne gjyq.

    – Ne se shteti ka nevoje per leke ai duhet ti marri ato ose nepermjet taksave, tatimeve dhe doganave ose te rrisi borxhin publik. Me ben pershtypje fakti, qe keta bisnesmenet, qe nuk thoshin gje per borxhet, qe ju kishte ish qeveria tani jane bere “trima” dhe kerkojne jo vetem borxhet por edhe interesat. Mendoj, se duhet biseduar dhe gjetur nje kompromis, se keto leke qe ju kishte boxh qeveria e vjeter ata nuk do ti merrnin. Pra, te gjindet nje rruge e mesme. Pastaj, e gjithe bota perendimore ka taksa progresive jo vetem per rrogat e punonjesve por edhe per bisnesin. Sic duket, bisnesi i madh po e ndjen rrezikun se qeveria po kontrollon cdo gje dhe nuk do lejoje konkurencen e pa ndershme. Dihet, se ma pare ne qeverine e Sales bisnesi i madh dhe prane familjes se Sales kishte perfitime ekonomike duke bere qe konkurenca te mos ishte e ndershme. Pra keto bisnesmene perfitonin se lyenin qeverine dhe perfitonin nga doganat dhe tatimet duke bere qe prodhimet e tyre te dilnin me te lira ne treg dhe tregu te nxirrte jashte tij bisnesmenet e ndershem qe nuk i kishin keto favore.Konkurenca e ndershme eshte nje nga shtyllat kryesore te ekonomise te tregut.
    – Kam mendimin, se bisnesi i madh ka dale ne fushen e betejes dhe do, qe te kete akoma privilegjet qe kishte nje here. Mendoj, se disa nga keta te bisneseve te medha, duhen kontrolluar dhe ne se ka fakte te dergohen ne prokurori, ne gjyq dhe gjyqi me fakte ti fusi ne burg.
    Dihet, se keta horra kane miljarda Euro te depozituara ne bankat Qipriote dhe zvicerjane.

  3. Toni says:

    Po ky tipi qe del perhere ne tv e gazeta ke perfaqson?! Kete ata te konfindustrise e pushuan me ceremoni si hajdut.

  4. Rexhepi says:

    Miredita, te website i Konfindustrias nuk me del asnje Gjergj Buxhuku. Ka mundesi jltm qe dikush te me tregoje se ku mund ta gjej kete person dhe listen e ndermarrjeve qe ky ky perfaqeson.
    Faleminderit

  5. Arli says:

    Une nuk i kuptoj keta “specialistet” shqiptare. Thote taksa te uleta, po perse i ka amerika taksat e larta? Duhen taksa progresive ne varesi te fitimit, keshtu e ka Amerika dhe Europa. Taksa 10 perqind per te gjithe, pavaresisht se sa fiton, eshte grabitje te pakices mbi shumicen, dhe mund te quash eksperiment ne kapitalizem, qe vetem vende si Shqiperia qe nuk ka njohurite normale te ekonomise se tregut mund ta zbatoje. Mos degjoni Salen, se me mendjen e tij as ne hale nuk shkohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje