Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka urdhëruar verifikimin e procedurave për dhënien me koncesion të Uzinës së Rafinimit të Bakrit në Rubik.
“Në kuadër të procesit të transparencës dhe analizimit të kontratave koncesionare të firmosura nga qeveria e mëparshme, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, z.Damian Gjiknuri ka urdhëruar verifikimin e procedurave të dhënies me koncesion të objektit “Uzina e Rafinimit të Bakrit” në Rubik.
Kontrata koncesionare është lidhur nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në dt.17.12.2012, dhe ka pasur objekt Ristrukturimin e Uzinës për Prodhimin e Ferrokromit me koncesion të formës “ROT”.
Në vijimësi edhe të denoncimeve të bëra në media për këtë rast, auditi do të analizojë procedurën e ndjekur për dhënien me koncesion dhe në rast shkeljesh do të evidentojë personat përgjegjës për të cilët do të merren masat ligjore,” thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Reagimi i Gjiknurit vjen pas denoncimit në emisionin Fiks Fare të shkatërrimit për skrap të kësaj uzine./ep
vetem ne kete menyre mund te luftohet korupsioni .zhdoni dhe kontrolloni se do zbuloni skandale te tmershme . ne qdo ndermarje marin paga njerez qe vet drejtori nuk injeh.
Vetem se deri me sot askush nuk ka dale fajtor e te denohet.Faji mbetet jetim. Kur do i shohim shperdoruesit para drejtesise e te marrin denimin e merituar.Ne shqiperi mund te besh c’te duash se askush nuk te denon, perderisa s’ka ligj dhe shtet.Te shohim cdo beje Rilindja.
O Damian, ustallare per kete pune jane ata te Lsi ata e njohin mire punen e skrapit qe kur depiluan Azotikun.
hajdutet ne litar, ishallah.
vetem atehere do themi po punohet.
e di njeri kush e ka kete koncesion???
E kam lexuar kete lajm ne 3 apo 4 gazeta dhe nuk kuptoj kush eshte me koncesion, Fabrika e pasurimit te bakrit ne Rubik, Rrethi i Midites, apo uzina e ferokromit ne Burrel ne Rrethin e Matit.
Nuk e di kush e ka shkruajtur kete lapsus ministri apo ndonje gazetar por kjo tregon sa injorante jane njerzit e medias qe shkruajne ne kete menyre pa pergjegjesi.
Ne qofte se Z.Rama do te beje shtet ligjor duhet ti nxjere para ligjit te gjithe ata qe kane vene dore ne pasurine e popullit. Ajo uzine eshte nje uzine shume e mire dhe ne qe kemi punuar per montimin e saj I dime vlerat e saj. I lutem kujt do qe e ka ne dore te investigoje dhe te para ndaloje te tilla krime.