Flet "Gjenerali" i naftës shqiptare: Qeveria e re të kthejë sytë nga nafta

7 Tetor 2013, 19:37Ekonomia TEMA

Intervistoi: Ing. Ahmet Çollaku

Gjeologu Dhimitër Gjenerali është një institucion më vete ne axhenden e naftës shqiptare. Ai jeton shumë larg Shqipërisë.  Gjeolog Dhimitër Gjenerali është rrëfyer për naftën në disa intervista. Gjenerali ka thënë qartë ku është dhe çfarë duhet të bëjmë që ta zbulojmë naftën.

 

Z. Dhimitër, ju jeni gjeolog me eksperiencë të madhe dhe shumë optimiste për perspektivat e naftës shqiptare. Mund të përmendeni disa nga objektet e perspektives së parë?

Faleminderit për pyetjet teknike për naftën e bekuar që Zoti i ka dhuruar nëntokës mëmë. Lehtësohem shpirtërisht sado shkurt që  këto do mund të publikohen. Përgjigjet e mia janë falë eksperiencës së punimeve me investimet e pareshtura të diktaturës. Këto botime ngrohin zemrat e bashkatdhetarëve dhe orientojnë qeveritarët tanë që me ndihmën e Zotit të kontribuojnë për rifillimin e zbulimit të vendburimeve të reja që u ndalen pas fontanimeve të Cakranit në pritje optimiste të mjaft vendburimeve të reja e te fuqishme. Tani të futem në temë. Është gëzim dhe kënaqësi për mua të shpreh bindjen për disa nga objektet më të përgatitura ku mund të rivendosen shpimet e kërkimit të naftës, ato ndodhen kryesisht mbi objektin e tavanit të gëlqeroreve me mbulesën argjilo-mergelore të fillimit të flishit si:

1. Në antiklinalin e madh me flish në sipërfaqe në Papër të Elbasanit. Në këtë antiklinal flishor (rreth 4x8km) kanë paraqitur projekt për shpim (rreth 3,500m) si gjeologët rilevues rusë (Kornjejev, etj.) dhe gjeologët tanë rilevues (S. Starova, Dh. Gjenerali). Më vonë, një nga profilët sizmikë, që ju ma keni treguar mua, reflekton qartë tavanin karbonatik, atje ku është projektuar nga ne pusi Papri (i pashpuar).

2. Në antiklinalin e madh me flish në sipërfaqe në Rovë të Tiranës, rreth 20 km në perëndim- jugperëndim të kryeqytetit. Këtu është shpuar pusi Rova- 1, rreth 3.000m, i projektuar nga ne (Dh. Gjenerali). Ky pus është vendosur afër kulmit sipërfaqësor në flish dhe ka ngelur po në flish, po me rënie normale. Përcaktimet mikrofaunistike të fundit të pusit jepnin në atë kohë Akuitanian (?!) të pasigurtë, ashtu si tek fundi i pusit Cakran -16, ku më vonë puset i takuan gëlqerorët rreth 150-200m më thellë, me sa duket për moskompetencën e komplekseve mikrofaunistike të njohur në atë kohë për Akuitanianin.

3. Objekti i gëlqerorëve në Pekisht si shoqërues të flishit të sipërfaqes të ngopur me naftë. Ky objekt nuk u kontrollua me shpim pasi ne rendëm për naftën në mollaset e tortonianit, që kishin gjatë shpimit si dhe në kampionet ranore me naftë. Objekti i gëlqerorëve të Pekishtit merret qartë nga reflektimet sizmike si bllok me rënie të butë perëndimore në buzën perëndimore të keprokut të Dumresë (sipas korelimit dhe interpretimit tonë të përbashkët (A. Çollaku, Dh. Gjenerali).

Ka shumë objekte të tjerë ku është shpuar një pus që ka kaluar në Perëndim duke i lënë gëlqerorët e vendburimeve më në lindje si në Panohor (K. Rama), Selishtë, Vlorë, etj. ku mund të kalohet teknikisht direkt me pus shpimi.

Objekti i ranorëve të tortonianit si në Marinëz gjithashtu pret të kontrollohet me shpime me kapacitetet e njohuritë e sotme. Ky objekt përveç zonave ku kanë penguar presionet mbinormale si në Frakull, Seman, Fusha e Durrësit ka vend dhe në verilindje të Marinzës në luginën e Shkumbinit dhe akoma më cekët në krahun veriperëndimor të depresionit Tiranë- Ishëm, etj.

Por objekt konkret vendburimesh të pritshme nafte janë dolomitët midis kripërave si në vendburimin e Kroacisë në Dugi Otok (rreth 3.000m thellësi) në Kretak dhe në pusin Paksos -1, në ishullin e Greqisë (në Trias). Për dolomitët nën gipset e kripërat e Kretakut është mjaft konkret antiklinali i qetë i Makareshit, antiklinali i madh i katit të poshtëm ku është shpuar cekët (rreth 3,000m) pusi Tirana -1 dhe 2, ku sizmika regjistron  qartë kripërat midis e mbi dolomitët në thellësi rreth 4,500m (sipas korelimit tuaj dhe interpretimit tonë).

 

Si e shpjegoni faktin që në këto 30 vitet e fundit nuk është zbuluar asnjë vendburim nafte?

Nuk janë bërë investime dhe pothuaj nuk janë bërë shpime. Organizimi i ri shtetëror, aq rezultativ në të gjithë boten, tek ne nuk ka filluar të ecë mirë akoma, me sa duket po tenton të ecë, “por me paterica”, sidoqoftë besoj se një ditë do t’i flakë patericat.

Sidoqoftë kërkimet e naftës kërkojnë këmbëngulje dhe durim. Por Shqipëria jonë hyn në vendet me ndërtim gjeologjik të komplikuar (gjeosinklinal tipik) me ngritje antiklinale të krijuara si nga lëvizja e kripërave të tretura fillimisht, ashtu dhe të tronditura nga llavat vullkanike e pse jo dhe nga diapirët kripore që lexohen qartë jo vetëm në Dumre e Llixha Elbasan, por edhe në Glinë, në jug të masivit të Kurveleshit, në Dhrovjan-Delvinë të Malit të Gjerë, etj.

 

Një kompani e huaj i është qepur pusit të Sqepurit, ndërsa pusi i shpuar në Juban të Shkodrës nuk dha rezultate, si mendoni…

Përqendrimi i vëmendjes ne pusin e Sqepurit nuk ka asgjë te keqe. Krahas anëve pozitive të popullarizuara “me mirë një vezë sot se një pulë mot”, tregon që atje nuk bëhen kërkime dhe  investime. Me sa duket kjo vjen nga mosnjohja.

Struktura e Sqepurit me gëlqerorët naftëgazmbajtes do kërkuar në qafën morfologjike të fshatit Sqepur, nuk besoj se lidhet me naftën e “mbetur” pa energji gazore të pusit të emëruar Sqepuri -1. Si çdo e dhënë, dhe ajo e pusit Sqepur -1 orienton mjaft.

Mbasi të kapen gëlqerorët e rrudhosjes antiklinale të qafës së Sqepurit, që priten rreth 3,500m thellë, do ecet drejt urës së Kuçit dhe sidomos më në veri në ngritjen antiklinale të Karbunarë-Lushnjës ku puset e shpuar nga ne me iniciativën e gjeologëve rusë kanë kapur ranore të ngopur me naftë në Oligocen e Akuitanian në thellësitë rreth 2,500m.

 

Ju do të kishit projektuar në Juban?

Zona e Shkodrës më tepër thërret për objektin e ngjashëm me Dugi Otokun kroat. Mali i Zi ka kryer disa shpime si ai i Jubanit, pastaj i ndërpreu investimet, por ndërmarrja gjeologjike vazhdoi të ekzistojë.

Për pyetjen konkrete, në Juban unë mbase do isha rezervuar paraprakisht duke pasur parasysh Paprin, Roven, Pekishtin, etj. Sidoqoftë dhe puset jo rezultative të orientojnë për drejtimin e investimeve, jo për t’u trembur.

 

Mendoni se kontrollohet nafta shqiptare? Konkretisht, çfarë mendimi keni për Albpetrolin dhe për kompanitë e huaja që thëthijnë naftën shqiptare?

Persë i përket shfrytëzimit të vendburimeve të vjetra të naftës, s’ka dyshim se kontrolli teknik, përsa i përket kohës së punës dhe fuqisë thithëse të naftës, patjetër ka, se ndryshe puset e prodhimit do ishin inonduar nga ujërat dhe gjithë vendburimet do ishin “mbytur” e nuk do vazhdonin. Besoj se metodat e dyta duhen të jenë përdorur të nivelit bashkëkohor dhe kjo më gëzon se edhe të quajturat “abuzime” kanë një kufi në çdo drejtim.

Sidoqoftë vendburimet e vjetra që vendi trashëgoi nga koha e diktaturës kërkonin teknikën bashkëkohore me eksperiencën e duhur. Lexoj me vëmendje sidomos përsa i përket kontratave të kompanive me shtetin dhe them shumë mirë pasi debatet bëhen për mirë dhe s’vjen asgjë e keqe nga vërejtjet e sugjerimet.

 

Nga do i vijë e mira kësaj Shqipërie?

Sigurisht nga ne shqiptarët do t’i vijë e mira Shqipërisë së bukur e të dashur. Sidoqoftë faktorët e jashtëm janë ndihmës.  Veçanërisht me pëlqen çdo lajm për bashkëpunim me vende që e njohin relativisht vendin tonë dhe kane potencial nafte si Azerbajxhani e në dashtë zoti vete, Federata Ruse.

 

Si e gjykoni faktin që z.Rama i kushton vëmendje kryesisht specialistëve të moshave te reja dhe valencave të CV-ive?

U gëzova shumë me fitoren e bujshme të opozitës, çdo ndërrim bëhet për mirë. Më pëlqen sistemi i afateve kufizuese të presidentëve që shoh këtu në Amerikë. Dita e mirë, thotë populli, duket që në mëngjes. Gëzohem shumë që z. Rama i kushton vëmendje moshave të reja, ashtu e ka stafeta e brezave. Ne të vjetrit jemi të gatshëm të ndihmojmë sipas sektorëve e mundësive; mjafton të na krijohen mundësi komunikimi. Të gjitha lobet nacionale kontribuojnë pa përjashtim, pavarësisht nga vendet ku ndodhen.

 

A jeni dakord me mua se z.Rama duhet të merret urgjentisht me naftën dhe pasuritë e tjera të këtij vendi? Se duhet të mbledhë një grup specialistësh, për të marrë opinione, se duhet të shpallë konkurse?

Duam, s’duam ne, qeveria e re do merret me anën ekonomike të vendit, ku një vend me rëndësi zë nafta, mineralet e me radhë.  Ai duket energjik dhe operativ dhe pa dyshim në reformat e reja të organizimit problemet do avancojnë. Kuadrot e reja, veçimi i organizmave të reja, do ta konkretizojë atë, por menaxhimi i një shteti nuk është pune e kollajte siç duket nga larg; por e mira duket me fillimin e mirë dhe ne duhet ta përshëndesim e ta mbështesim.

 

Si e mendoni të ardhmen e naftës shqiptare, në rënie, në ngritje, në kaos apo përsëri një fushë të minuar?

Pa dyshim jam optimist e i gëzuar për të ardhmen e naftës shqiptare. Rikujtoj punën time në kuadrin e punës të kolegëve dhe gjithë naftëtarëve dhe ndjej gëzim. Nuk është rastësi zbulimi i një mori vendburimesh nga më seriozet në Evrope si Marinza, Cakrani, etj, ç’ka tregon së pari potencialin naftë-gazmbajtës që ka toka shqiptare, por edhe menaxhimin shtetëror si investitor e përgatitës kuadrosh ku shkëlqeu ndihma e eksperienca ruse e kineze. Këto mundësi më pak kujdes mund të rikrijohen, kuadrot e reja janë të etura të tregojnë se janë vazhdues të denjë brezash.

S’ka dhuratë më të madhe se ajo që na ka dhënë Zoti duke na bërë shqiptarë. Shqipëria është e pasur me naftë dhe një mori mineralesh, kemi tokë e klime të favorshme për bujqësi (pemë e vreshtari) e pyje, kemi lumenj energjetike, bukuri turistike…

20 komente në “Flet “Gjenerali” i naftës shqiptare: Qeveria e re të kthejë sytë nga nafta”

  1. Argita_B says:

    E interviston nje inxhinier dhe e fillon intervisten “zoti Dhimiter”!!! Kur dikujt i drejtohemi me “zoti” atehere perdorim mbimrin e tij dhe jo emrin o fshatare qe jeni dhe me diplloma. Si mundet te shkosh ne fund te nje interviste kur qe ne fillim kemi te bejme me gafa te tilla!! Kush u ka dhene dipllomat se duhet futur brenda.

    1. bumi says:

      Nuk ka asnje problem. Ne gjuhen shqipe kur thuhet zoti, mund te perdoret si emri, si mbiemri. Me mire do te ishte perdorimi i shkurteses Ing. per inxhinier!

      1. Argita_B says:

        Fakti qe jane te shumte kete gabim nuk u jep te drejte. Kur dikush therritet me “shoku” mund te perdoret emri, kurse zoti perdoret gjithmone mbiemri. Nuk e di se ku e ke lexuar kete rregull, po me e thjeshta do te ishte sikur te sillje burimin e fjalorit apo te librit qe ke lexuar kete rregull.

    2. CAVO says:

      DO ISHTE MIRE TA PYSNINIT GJENERALIT ,SE KUJT JA KA SHITUR HARTAT GJELLOGJIKE TE NAFTES NE SHQIPERI DHE SA DOLLAR KA FITUAR

    3. Armand says:

      Ke shkuar deri ne Amerike per nje interviste kur ne qytetin e Fierit mund te kishe bere te njejten interviste me gjeologun Sabaudin Starova.

  2. henri says:

    Djema, para nje viti bota ishte dhe eshte akoma ne krizen me te madhe ekonomike pas luftes se dyte boterore. Kanzelarja e Gjermanise, doktoreshe e studimeve berthamore, u pyet nga gazetaret se pse ajo nuk merr parasysh “keshillat” e profesoreve dhe specialistave me fame boterore. Merkeli u pergjegj : Une jam zgjedhur nga populli gjerman dhe mbaj pergjegjesi per leket e populli gjerman. Ne se une bej nje investim kolosal sipas keshillave te “profesoreve dhe specialistave ekonomike me fame boterore” dhe del ne fund nje bllof i madh. Shteti gjerman humb miljona leke te taksapaguesve gjerman dhe “profesoret” nuk ndihen me te gjalle. Atyre nuk ju hyn asnje gjemb ne kembe.

    Me vjen keq se ka profesori shqiptar “mund” te kete te drejte, por pro blemi i Edi eshte se cfare do te ndodhe me leket e popullit ne se ky profesori nuk ka te drejte.

    Une di shume mire se :

    ” Sot rezervat e naftes ne bote jane ne nivelin me te ulet te te gjitha koherave. Qysh ne vitin 1964 ne gjejme gjithmone e me pak nafte, m.gj.se perdorim teknologji shume moderne. Ne nuk gjejme me shume nafte sepse nuk ka me.

    Ne se per 25 vitet e ardheshme kerkesa per nafte do mbetej e njejte atehere ne duhet te gjejme burime te reja nafte me nje kapacitet 45miljon fuci nafte ne dite.

    Per te mbajtur te njejten kerkese per nafte ne 25 vitet e ardheshme ne duhet te hapim burime te reja nafte me nje kapacitet kater here me te madhe se kapaciteti i Arabise Saudite.

    1. demokrat says:

      Mos e vrit shume mendjen per boten,se bota e ka te zgjidhur, Rusia, Kanadaja,Brazili, Nigeria, USA notojne mbi gaz. Edhe Izraeli qe dukej i pashprese dhe i mallkuar persa i perket naftes dhe gazit e zgjidhi problemin e gazit per te pakten 100 vjetet e ardhshme nepermjet zbulimit te dy vendburimeve ne Mesdhe. Kujdes Jonin, nuk behet fjale per ca peshq si tha Z.Krap Lubonja por per rezerva dhe pasuri te patjetersueshme te kombit.

  3. nina says:

    Eshte mire te degjohen keshillat e inxhiniereve te vjeter, punonin me zell, ndershmeri, por edhe me kujdes, sepse denimi qe armik i popullit. Edhe kjo interviste duhet te vleje per ministrine perkatese dhe ata qe punojne ne kete fushe.

  4. taqo says:

    Kemi keto te mira …shqiperia e bukure e dheut….kemi gjithcka …kemi nafte …kemi minerale …kemi lumenj,e rezerva energjitike…..kemi kemi …po nuk kemi tru …..jemi te varfer ne mendje ….sepse ruajtem (kombin ) dhe shkateruam identitetin ….tani krijojme qeveri mbas qeverije dhe nuk ja dalim dot te mbajme brezat e rinj ne atdhe ….kemi vrare shpresen .Beme te kunderten qe bene cifutet e lane perkohesisht kombin dhe ruajten identitetin …dhe me kete identitet po riformojne perseri kombin….jane mjaft te suksesshem …po ne cfare beme dhe po bejme ,asgje vetem krijojme qeveri me tru te prishur qe suksesi me i madh i tyre eshte krijimi i qeverise…dhe gjithcka mbaron atje ku duhet te filloje…..pa me thoni A KA POLIC QE TE JETE OPTIMIST ME KETO LLOJ QEVERISJESH ALLA SHQIPTARE ……urgjentisht ne na duhet nje protektorat 99 vjet e pakta per te filluar nje jete te re …cfare beme ne 100 vjet histori si shtet …vrame njeri tjatrin …burgosem njeri tjetrin …vodhem njeri tjetrin ….beme karikatura mbas karikaturash.

  5. vlonjati says:

    Mire, mire, Gjenerali, por si shume per zemer i paska ruset !!!!!!

  6. Ramon says:

    SH,B,A kete vit ja kaloj dhe RUSIS ne prodhimin gaz-nafte me investimet qe beri ne ALASKE .

  7. Kopani says:

    i nderuar Gjeneral e lexova me shume kureshtje intervisten e dhene nga ju . Mendoj dhe do deshiroja si qytetar , sa jane rezervat e naftes perafesisht , sa eshte mundesia e nxjerjes se saj vjetore ne dy a tre varjante a duhet te behet rafinimi ne ballsh apo duhet te nxiret jashte , cilat jane mundesite e punesimit ne kete sektor strategjik , desha te them se kjo interviste me duket shume e pa pregatitur dhe me shume pak keshilla e informim per ne si qytetare dheper qeverine o zoti Gjeneral.

  8. gopisti says:

    Parlamentaret e rinj PD bejne betimin para Burgim Birishs:

    Ankim Bumci
    Arançata Bregu
    Avash Paloka
    Bretk Ristani
    Berr Bogdani
    Burgim Birisha
    Ballokume Doda
    Car Basha
    Cub Strazimiri
    Currana Vokshi
    Currela Vorrpsi
    Careva Like Birisha
    Carina Topalli
    Çbane Kollozi
    Dert Dallapi
    Derman Ruli
    Dovleta Gita Birsha
    Durak Bode
    Ekran Brisha i Riu
    Eros Pango
    Ferman Turku

    Fodull Olldashi
    Gazep Noka
    Gallata Mhilli

    Groshe Deda
    Gjezap Kruja
    Hyzmet Ksera
    Përshëndetje Ndoka
    Hafije Bumci
    Helmina Tapalli

    Keqan sali birisha
    Keqe like birisha

    Lëvere Tabaku
    Meze Halimi
    Mëshir Cara

    Mjaftime Elmazi

    Mbylle Coba
    Marrëzi Shehu
    Ndalime Paskuqni
    Pikëllim Islami
    Pafate Kuski

    Rakita Coba e Reja
    Spec Imami
    Sose Bathorja
    Stenat Mima
    Sherre Trapoja
    Shkurte Gragobia

    Xhenaz Vicidoli
    Zeher Selami

    1. terfoni pe kolkondasi says:

      Te jete se askujt nuk i vjen keq dhe nuk paska njeri te afert ky qe shkruan keto gjera? Cojeni ne doktort dhe vizitojeni te shkretin, se gjynah…

  9. saimir Berati says:

    Do beni mire qe ju te dy Ahmet dhe “Gjenerl” te merreni me niprit dhe mbesta tuaja dhe tu tregoni perralla. Ahmeti ka qene specialisti me i dobet qe ka pasur Sizmika dhe i besonin vetem ZShV (kush ka qene ne sizmik dhe Institutin e Naftes e njeh mire punene e tij “shkencore”. Strukturat qe ai radhit ne nje shkrim para disa diteve as dhe nje student i vitit te trete te Gjeologjise nuk ja pranon. Me vjen turp qe merrem kete njerez por per respekt te lexuesve po e bej te njohur kush jane kete “shkencetare”. Perse shkonte te Lavdosh Ahmeti (ndjes paste) dhe ankohej? L.Ahmeti nuk ishte gjolog por kishte diplome me shkolle nate per kimi.Perse nuk vinte ne keshillin shkencor te Institutit dhe te ballafaqohej me koleget gjeollog?! DH. Gjeneralin e njohin te gjthe se kush eshte, fatekeqesishte ai bente rolin e llafazanit dhe pergojonte te gjithe koleget e tij. Si pasoje ai u vete izolua se asnje nuk donte te bashkepunonte me kete person. Kane ngelur akoma me gjeologjine e Ruseve dhe shkollen e tyre, dhe kjo duket nga entuziazmi i tij per Ruset. Harta gjeologjike e Mishununes(gjeologe ruse qe udhehoqi ndertimin e hartes gjeologjike te Shqiperise ne vitet e mbas luftes se dyte boterore) eshte me gabime qe na ka cuar ne deshtime te zbulimin e naftes ne Shqiperi. Kurse Dhimua na jep leksione te vitit 1940. Eshte bere nje simpozium i gjeologjise ne 2010 dhe le ti hedh nje sy sa mbrapa eshte Dhimua me keshillat e tij. Sa per Sqepurin bene mire ta mbyll gojen se ja dime mire mendimin e tij, se c’fare thoshte sot nuk thoshte neser, bile ka bere dhe oponencen e pusit te Sqepurit qe u cpua para viteve 1990. Po te kujtoj o Dhimo terthoren Vlore-Elbasan dhe ti vazhdon me vargjet strukturore te kohes se Ruseve????!!!!!. Edhe njeher ju sugjeroi te merreni me nipat dhe mbesat dhe mos flisni kodra mbas bregut, sepse nuk u pyeste askush kur ishit ne moshe pune.
    Me respekt per lexuesit e Gazetes
    Ish gjeolog i Institutit te naftes
    Fier

    1. Dardan says:

      @saimir Beriati,
      Ju faleminderit shume zoteri, jo pse u besoj apo ju gjykoj, edhe kjo eshte, por me shume per kulturen e te kundershtuarit.

    2. Gjeolog says:

      Nuk mund ti heq asnje presje kesaj qe ka thene Saimiri. Por normalisht lexuesit nuk e dine se kush jane keta “shkencetare”.Kush ka punuar ne Institutin e Naftes dhe ne Sizmike ne ate kohe e dine shume mire.

      Na dalin sot ca Gjenerale e Ahmete qe skane pas asnje rezultat (apo rezultate mediokre) ne punen e tyre ne nafte, dhe tregojne dengla, per nje audience shume pak te informuar per debatin ne fjale. Shkrimi i Ahmet Collakut i para pak javeve nuk ishte vetem skandaloz por edhe qesharak. Keshtu eshte kur studime te tilla qesharake nuk ti pranon kush ne rrethin shkencor dhe shkon e i boton ne gazeta per te bere gjoja sensacion.

  10. Lufter says:

    Nese vazhdoni te botoni mbrockulla te tilla si keto te ketij Collakut deme dokini.Si nuk beni nje investigim fare te vogel te pyesni ne nafte se kush eshte ki Collaku dhe do te lebetiteni,por si te doni vazhdoni te pasqyroni gjepurat.

  11. salvator says:

    ne komente ca kopan u moren me “kotin” duhet zoti me emer apo me mbiemer sikur edhe po te qe gabim nuk zbeh vleren e intervistes te tjere nihilist per shkak te mosshkuarjeve ne te shkuaren ne keshillin shkencor e hodhen tej vleren e ketij gjeologu.ndoshta saimiri ka qene gjeologu me rezultativ ne nafte dhe sot punon ne institutin e naftes qe eshte shbere dhe perdor materialet e punimet e dhimitrir sepse ka ndjekur simpoziumin qe ka permbysur pikpamjet e rusve apo te micunines.nuk kam degjuar deri sot te me falin lexuesit se ky s.b te ket bere nje harte gjeologjike te re jo si ajo e micunines.po nuk e kisha ketu gjeologjija eshte nje pune e madhe komplekse ku ka edhe deshtime te perfytyrimeve edhe kur punimet jane kryer
    me metodat moderne te sotme.shum kompani kane deshtuar me puset etyre ashtu si ne shpirag ka shpresa per zbulim nafte.askush nuk mund te hedhi posht mendimin gjeologjik te ketij gjeologu kompetent.vec mund te bej debat profesional pa denigruar kolegun.kjo ishte nje semundje e keqe ne regjimin qe kaloi dhe nuk varej nga gjeologet ishte pjese e sistemit mbijetoje me bryla qe te mos perfundoje pas hekurave saimiri i di keto.shpesh gjeologet shtonin projektet ne metrat e fundit te shpimeve te puseve per ti shpetuar ndeshkimit per negativitetin e puseve te kerkimit.po nje gje eshte e sigurte puna ne ekip e gjeologve shpusave nxjerresve gjofizikve shqiptar ishte titanike sepse niveli teknikes qe teper teper i prapambetur.dikush duhet te qemtoje mendimet e ketyre njerzve qe kane mare rruget e kurbetit po qe kan vlera per vendin.ajde tung pa mllef…

  12. Pijaneci says:

    O [email protected], shtëpia që të bëhet, do nikoqir e punëtor në “baçën” tënde…Ne nuk bëhemi, se e kemi mëndjen tek “baçja” e tjetrit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje