Ndërsa ka shprehur rëndësinë strategjike të projektit TAP për vendin tonë, ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka theksuar se ky projekt e bën Shqipërinë një pikë të rëndësishme për gazifikimin e mëtejshëm të gjithë rajonit.
Duke folur në aktivitetin e organizuar nga Forumi i Kaspikut të organizuar në Nju Jork, ministri Bushati kërkoi përfshirjen e Kosovës në degëzimet e këtij projekti, sikundër shprehu besimin se lidhja e TAP-it (Trans Adriatic Pipeline) me IAP-in (Ionian Adriatic Pipeline) që kalon nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe në Kroaci, do të mundësojë jo vetëm shpërndarjen e gazit për gjithë rajonin por edhe një ndërlidhje më të mirë ekonomike të rajonit, shoqëruar me efektet e mëtejshme të zgjerimit në fushat e tjera.
Forumi i Kaspikut kishte për qëllim njohjen me projektet strategjike të gazit natyror që kalojnë nga rajoni Kaspik, drejt Ballkanit dhe Evropës Perëndimore dhe prespektivat e reja që hapin këto projekte në rajonin tonë.
Në këtë forum, ku morën pjesë ministra dhe krerë shtetesh nga i gjithë rajoni dhe më gjerë.
Kjo eshte Rilindja shqiptare!
Kjo eshte rruga ne te cilën do te na qon qeveria Rama drejt bashkimit kombetare.
Suksese!
gur-gur behet kalaja!!!!!!!