Qeveria ka zyrtarizuar anulimet e para të koncesioneve, të dhëna në periudhën e tranzicionit politik.
Top Channel ka mësuar se ministri i Energjetikës, Damian Gjinkuri, përmes një urdhri ka vendosur të anulojë 6 leje koncesionare për ndërtimin e 8 hidrocentraleve të dhëna nga Qeveria paraardhëse e demokratëve në minutat e fundit nga 22 gushti në 9 shtator.
Përmes urdhrit Gjiknuri ka anuluar koncesionin e hidrocentralit Blac, i hapur në datën 22 gusht, ato të HEC-eve, Kaçinar dhe Lusen të dhëna në datën 23 gusht, si dhe koncesionin e HEC-it Gafer i akorduar në datën 26 gusht. Lista vazhdon edhe me HEC-et Dushaj, Katundi i Vjetër, Reja e Velës dhe Arsti.
Urdhëri i anulimit konfirmohet edhe në buletinin e fundit të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Këto koncesione ishin shpallur me vendim nga qeveria e mëparshme, ku ishin përcaktuar edhe bonuset për shoqëritë e ndryshme private. Por ministri i ri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka vendosur anulimin e tyre me motivacionin për të verifikuar zbatimin e ligjit gjatë hartimit të dokumenteve dhe përcaktimit të kushteve kualifikuese për operatorët ekonomik ofertues.
Në javët e fundit në detyrë pas humbjes së zgjedhjeve deri në transferimin e pushtetit, qeveria e mëparshme dha një sërë koncesionesh, jo vetëm në hidrocentrale por edhe në naftë dhe asete të tjera publike. Kjo valë privatizimesh në minutat e fundit u cilësua e pamoralshme dhe e jashtëligjshme nga Partia Socialiste, e cila që në atë kohë deklaroi anulimin masiv të tyre.
Vazhdoni punen cunat e qeverise Piktori 1!
Mos degjoni pordhet e PD. Edhe ata nuk ju degjuan ju ?
Le te zihen si qente me njoni-tjetrin se kan pagu % me I mor ato HECe
vazhdo Minister Damiani se e ke mire – licenca per HEC-e qe gjoja persona pa breke ne bythe duan me ndertu hindrocentrale.
Bej kontroll dhe hiq licencat e atyre qe i kane vendosur letrat nen jastik dhe presin ti shesin – kjo eshte qesharake!!!
shikoni langaricen more zoterinj se ajo esht perle ,brravo anulloni te gjitha se u be germall shqiperia
Vendim i drejte.
Zoti minister !
Po koncensionin e fundit me Albpetrol !
Duhet ta zhbesh pa tjeter, ndryshe do te thote qe nuk e mban fjalen e dhene !
Behu burre , perballu me njerezit e ligj !
pse nuk e boton komentim tim ?
Nuk kam ofendur askend , po them te verteten .
Ashtu duhet,sa me shume te kthehemi prapa.Edhe Rruga e kombit kishte ene mire te mbyllet,edhe ajo e Elbasanit.Edhe hidrocentrlet e devollit etj.Te kultivojme patate,ullinje,qepe,domate etj.si ne kohen e diktatorit,por tani ka ardhe nje piktor qe sdin gje vetem te zgerdhihet pa pase nevoje,para te huajve.Mjere Shqiperia ne kende ka mbete!
@ shkodran o shejtan shko e bli nje gomardare se do mbyteni prape nga veprat e artit te zhelefines,hajt tung se u kry