Borxhi i Bodes/ Cani e nis punën duke paguar 3.6 milionë euro fatura të papaguara uji dhe drita

21 Shtator 2013, 10:26Ekonomia TEMA

Borxhi, sidomos ai që quhet borxh i fshehtë, është një nga gropat që lë pas qeveria Berisha.

Por kryeministri Edi Rama është angazhuar për të shlyer këto borxhe.

Ndaj edhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e ka nisur punën duke shlyer disa fatura gjigande ndaj CEZ dhe ndërmarrjeve të ujësjellësve.

Pagesa është konfirmuar në faqen online të Thesarit të Shtetit, që ka nisur të funksionojë.

Në total bëhet fjalë për rreth 3.6 milion euro fatura dritash dhe uji.

Bien në sy fatura të papaguara dritash prej vitesh. Fjala bie, një numër faturash të Bashkisë së Kamzës datonin që nga viti 2008./ep

26 komente në “Borxhi i Bodes/ Cani e nis punën duke paguar 3.6 milionë euro fatura të papaguara uji dhe drita”

  1. Kritiku says:

    Nje shembull i mire, i fillimit te mbare te puneve. Tani po fillon te duket qarte ne shifra, humnera ekonomike qe krijoi shpellari Berisha. Instituticionet e qeverise se tij ishin pararoje e banditeve qe konsumonin, por nuk donin te paguanin dhe te tille shembull u dhane edhe shpellareve qe i sollen nga shpellat. Shpellaret nuk paguanin dhe cmimin e shtrenjte per shkak te vjedhjeve masive e paguanin njerezit e thjeshte qe me ndershmerine e tyre, bene qe te pakten nje fare leku te futej ne arken e shtetit.
    Iku koha e rrumpalles se njerezve rrumpalle. Ka filluar koha e qyteterimit me njerez te qyteteruar. Kjo po e terbon shpellarin!!!!!

  2. gezimi says:

    do zbulohen shum xhevaire te qeverise qe shkoi ne te ardhmen e afert edhe per keto gjera u ndeshkuan me nje milion shuplaka qeveria qe iku dhe duhen deshkuar me saksionedhe masa ligjore

  3. berati-KOSOVE-germony says:

    Turp te ket qeveria qe sa po iku kjo shihet qart se popllit Shqiptar ja kan pir gjakun keta hajduta me ketu para kushe di se sa shtepi do te ndertoheshin per te pa streht apo dhe naj shkoll nga atu qe po i transmeton Fiks Fare.

  4. tironsirefugjat says:

    po mir o vlla si qeka kjo pun qe qeveria e re paguka borxhet e asaj te vjetres ! Ti coj ne gjygj tju nxjer horlliqet ,tju konfiskoj pasuri personale te vjedhura e te pa justifikuara !Ktu po le pa paguar du muaj drita e uj vijn e te ndepresin dritat ujin e po deshe mos paguaj pastaj ! Si esht e mundur qe ktyre institucioneve me gjith kte borxh nuk ju nderpren ??Pra ky zinxhir mafioz te pergjigjet e te japin hesap se boll i kan ra ne qaf taksapagusit te varfer qe numeron kafshatat ..! Turp….

    1. kashi says:

      ke shume te drejt

  5. Prof.dr.Sali Gërdalla says:

    Puna është, a do të paguajnë këta shpellarë, për të gjithë ato që kanë bërë…???!!!

  6. koni says:

    Bode eshte personi me i zi i 8 viteve, eshte ai qe e shkateroi korcen, eshte ai qe mjafton te ecesh ne ruget e korces te ndertuara ne shekullin e 21 dhe te kuptosh se si i ka keqperdorur fondet se bashku me olldashin Mjafton te shohesh cilesine e rrugeve gjoja karakteristike te korces me gure, e ti krahasosh me ato te vendeve te tjera te ndertuara 1500 vjet me pare dhe te shohesh abuzimin e tij.

  7. Gezimi says:

    Borxhi i fshehte duhet t’u delegohet atyre qe e lane te tille dhe nuk e nxorren ne driten e diellit. Qe ketu duhet te nise drejtesia.

  8. tanino says:

    po mire more zoterinj ligj ka per keto njerez qe kane abuzuar apo funksionon vetem per popullin.jam i kenaqur qe qeveria e re po fillon mbare punen duke shlyer faturat e qeverise qe iku por edhe me i kenaqur do te isha sikur te meren masa ndeshkimore per ata qe abuzuan.vetem ne kete menyre bindemi nese do bejme shtet apo do vazhdojme me telenovela

  9. alban4eva says:

    eshte e vertete qe qeveria e re do paguaje borxhet dhe mekatet e qeverise se vjeter, por keto leke dalin nga xhepat e popullit te varfer. qeveria e re duhet te zbatoje ndeshkueshmerine ne te gjitha fushat, duke filluar qe nga drejtesia. dhe pastaj me radhe, drejtesi ne ekonomi, shendetesi, arsim, etj etj.

    cfaj kam une qytetari i thjeshte qe mezi ushqehem , te paguaj demet dhe vjedhjet e qeverise qe sapo iku..!??

    Rama duhet te zbatoje urgjentisht ndeshkueshmerine. deri tani nuk po shof ndonje hap te mbare, duke pare se si perfundoi gjyqi i 21 janarit. pa vendosur drejtesi dhe ndeshkueshmeri, mos prisni as zhvilli dhe as te ardhme..!!

  10. Bato Mokra says:

    Pa nenvleftesuar kete lajm, sipas gjykimit tim, nuk e ka mire fare Rilindja, qe kete borxh j/z te madh “te fshehte”, ta fuse ne “thesin” e thjesht nje a dy mediave. Jo per kundervenie te SRB-it, qe ne “kullen e mashtrimeve” te tij, numeron si shtrigan “deshtimet” e para, “rreziqet” kombetare, qe ia nisin “per kompetence” miqte e tij etj.
    Nisja e likujdimit te borxheve sapo nisi, mirepo ai bujku, nepunesi, ushtaraku, mesuesi, mjeku dhe infermierja, te papunet a punkerkuesit, nxenesit e studentet (edhe “kandidatet” 16-vjecare per te votuar?!) etj, kane “mbetur” prapa te parafushata elektorale e 23 qershorit. “Te gjitha fajet i ka Saliu”, – dhe i ka sak e, mora vesh qe SRB-i kishte marre nje zyre diku afer dhe me poshte “kulles” se tij, si per t’ia lehtesuar punen toges se shoqerimit qe po pergatitet nderkaq, – shifra dhe fakte te njohura, po gropa e zeze reale, ne fakt tani e tutje dhe, pas auditimeve, do te fillojne te zbulohen. Ky eshte vetem fillimi i humneres nga ku shpresojme te kemi shpetuar.
    Ministri Cani ka zedhenes. PS, si rregull duhet te funksionoje, apo jo. Kush duhet t’i shpalle zyrtarisht keto “zbulime”? Ne c’menyre do te komunikohet me popullin, me elektoratin? Vetem 1-2 mediave. Une s’them qe te dalin 19 zedhenesa njeri pas tjetrit, brenda nje dite. Po, ama, si qytetar i ketij vendi, dikush duhet te ma “shpjegoje” edhe njehere voten time dhe te 1 milion shqiptareve nen driten e ketyre zbulimeve perse e kemi hedhur kunder, qe te mos vije me ne keto troje soji dhe sorollopi i SRB-it. Duhet gjetur menyra. Te pakten, qe Saliu te rrije Sus, te pakten ata qe qendruan dhe ai i mbrojti nen cadren e familjes te rrine Sus e te mos ndjehen me.

  11. -i says:

    te pakten co boden ne gjyq!

  12. nardi says:

    kush gabon paguan

  13. Nozi says:

    Populli zoti Berisha ju hodhi ne plera ty dhe kopanin tende qe ishit kthyer si Ali Bab me 40 hajdute

    1. k uhh jtimi says:

      Perse e nxierin kete bajge lope .Nuk duhet pare me ky plere

  14. k uhh jtimi says:

    Perse e nxierin kete bajge lope .Nuk duhet pare me ky plere

  15. atila says:

    Berisha ka lene humneren ekonomike si dhurate per qeverine qe e pasoi. Qeveria e re duhet ta filloje nga demi ekonomik i shkaktuar nga Administrata prej 120 milion dollaresh dhe t’ja ktheje buxhetit kete vjedhje masive dhe shperdorimesh me parate e taksapaguesve. Nese i mbyllet rruga abuzimeve,korrupsionit dhe evazionit fiskal buxheti do konsolidohet dhe sherbimet ndaj qytetareve do permirsohen.

  16. Sume Gruda says:

    Borxhi i Bodes!
    Duhet ti postoje “faturen” Bodes se ka skaduar koha per pagese
    kane hype kamata eshte shumfishue prandej duhet qe te paguhen borxhet jo nge “populli” por nga Bode. Duhet hedhur ne gjyqe apo cingvitrue pasuria e tij.

  17. Miri says:

    Pse nuk reagon Sala per keto pagesa por vetem per vendimet e qeverise, dhe per ato ja fut kot.Ka ikur i gjori shpalleni ne kerkim.

  18. kush eshte matjanè eshte i lindur fisnik says:

    Persh te gjitheve.
    tashme eshte krijuar kultura qe ç’ do gje qe kane bere paraardhesit ne pushtet nuk ndeshkohet per faktin se è dine mire qe nuk do jene te perjetshem dhe nuk duan te krijojne nje kulture qe kush abuzon me pushtet denohet..
    I fundit qe u denua per abuzime ishte bashkeshortja e diktatorit per kafe te pira te pakten keshtu u servir ne ate kohe..ky vend do nderroje kur ai qe shkelesh ligjin te ndeshkohet, dhe perpara ligjit te gjithe njesoj… ketu na serviren per dite ne medja e rrjetet sociale informacioni qe eshte bere hataja me abuzime e vjedhje e Askush nuk paguan. !!!!!!
    Te me fare nqs lendova njeri..
    ju uroj gjithe shqipetareve miresi.

  19. Oemor says:

    Beto borxhe patjeter duhet te keni nje emer se kujt ti faturohen ,dhe jo te dale qeveria e te thote se po paguajme kete apo ate mangesi, e neqoftese jane shuma te medha pergjegjesve tu merret cfare kane me soj e sorollop shtepi e katandi duke i paguar edhe nese eshte e mundur ne breza e me burgime te atyre si Sala e Bode, Basha ,Topalli apo ai miu i bujqesise qe nuk po me kujtohet emri tani , qeveria te mos ti kthehet njerzve te thjeshte e ti ndeshkoje ata me taksa ,apo me masa te tjera te cilat patjeter do te ndikojne ne nivelin e jeteses , mjaft me ,nuk durohen akoma padrejtesite ,ka ardhur koha e venies te pikave mbi iiiii….!!!

  20. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    HETIM I PREGJITHSHEM DHE RIGOROZ , SEKUESTRO PRONAVE , COMPANIVE DHE PARAVE TE VJEDHURA NGA SALIU , JOZEFINA ETC . ETC KANE VJEDHUR MILIARDA EURO DHE NUK HETOHEN NGA DREJTESIA ,,, U PREMTUA PER SHTET LIGJOR ,,,,, NGA KJO VOTUAN TE GJITHE PER KETE NDRYSHIM TE MADH QE U PREMTUA ,,,, NE TE KUNDERT DO SHKOJME DREJT RRENIMIT ,, VJEDHJEVE , VRASJEVE PER TU PASURUAR NE KURRIZ TE SHQIPETAREVE ,,,,,,.NJELLOJ SI SALIU ME COMPANY ,,,,,.

  21. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne 4 vitet e fundit,jane paguar vetem rrogat.
    Per te tjerat,qeveria e re duhet te hetoi.

  22. 100 vjet shtet says:

    Paguaj zoti Cani paguaj, se nuk i ke nga xhepi, (paret e kaksapaguesve tane jane). Mire do te ishte qe te pergatisje dosjen perkatese per personat pergjegjes, te cilet nuk kane bere pagesen ne kohen e duhur.
    Mund te hetosh:
    A ka ndonje diete pa marre ne keto institucione borxhlie?
    A ka ndonje rroge mujore pa marre ne keto institucione?
    Shiko se mos valle kane ndonje fature moteli, pa paguar, dhe ato pugaja Ti zoti Minister.

  23. beni says:

    Me vullnet te lire te ministrise se financave jane paguar keto 3.6 milion euro apo te diktuara nga ndonje shoqeri permbarimi apo shoqeri mbledhje borxhesh? Kam frike se vetem gjysma kesaj shume do shkoje tek arka.e CEZ. Punen mbare e pasket filluar. Do isha me i lumtur keto para tja kishit paguar biznesit per faturat e papaguara apo tvsh te pa rimbursuar

  24. shiaksi says:

    edhe kjo nuk i pelqen saliut,ma mer mendja se ky ka per te thene se kjo eshte ne kundershtim me ligjin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje