Në 8 vjet janë dhënë 388 koncesione për ndërtim hidrocentralesh, por në punë janë vetëm ... 10

16 Shtator 2013, 10:39Ekonomia TEMA

Sali Berisha e quante një nga krenaritë e qeverisë së tij ndërtimin e një rrjeti hidrocentralesh në mbarë vendin. Pa e çarë kokën për dëmin që i bëhet natyrës, ai ka dhënë qindra koncesione në këtë drejtim.

Por siç raporton e përditshmja Dita, nëse në tetë vite janë dhënë 388 koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve, në punë janë vetëm 10 prej tyre.

Sot vendi shfrytëzon vetëm 40 për qind të burimeve hidrike të tij, për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Potenciali është kolosal. Por mundësitë që ofrohen nuk janë shfrytëzuar aspak gjatë tetë viteve të fundit. Në të kundërt, këto potenciale kanë ngelur peng zyrtarësh të korruptuar ose të paaftë. Situata është gati katastrofike. Për pjesën dërrmuese të koncesioneve nuk është realizuar investimi, ose ka pasur vonesa të mëdha. Janë identifikuar rreth 15 raste kur kompanitë kanë rezultuar “fantazmë”. E gjithë kjo përkthehet në para që qëndrojnë të bllokuara dhe nuk janë injektuar në ekonominë e vendit. Në këtë mënyrë pasuria kryesore e kombit është mbajtur peng./ep

9 komente në “Në 8 vjet janë dhënë 388 koncesione për ndërtim hidrocentralesh, por në punë janë vetëm … 10”

  1. myzeqari says:

    Ore po pse beheni budallenj po qysh u beka ajo pune shiko rreke qe rrjedhin dhe bej hidrocentrale. Po te ishte ashtu i bente dhe Enver Hoxha qe i pacim uraten atje ku eshte. Po me vicidolasin kushedi kush ka tallur bythen nga ata te huajt dhe ai o burra te bejme hidrocentrale.

    Ah mjere ne kush na ka drejtuar kaq vjete.

  2. ERA says:

    Ketu duhet te filloje drejtesia e cila duhet te jete e pameshirshme me te gjithe ata te cilet kane abuzuar duke u bere te pasur me parate e popullit te varfer shqipetar.

  3. Artan says:

    Mire e ke ti moj ERA po une pyes: Po me drejtesine kush do ja filloje se me sa di une keta qene te paret qe abuzuan e u pasuruan ne kurriz te ketij populli.Po te shikosh sot ne krye te drejtesise Shqiptare ka vetem ujqer e cakej qe kane nga 3 – 4 vetura luksoze e po aq vila e numra llogarie neper bote.Ne organet e drejtesise sot gjen me qindra Gjon, Gjin , Llesh e Pjetrer qe zor se kane ndonje diplome dhe po ashtu gjen militante si i vellai i Arben Brocit apo e shoqja e Azem Hajdarit qe jane copa mishi me dy sy.

    1. galaktika says:

      Bravo Artan!

  4. leo24 says:

    katastrofa me e medhe ekologjike qe ka njohur ndonje here shqiperia.

  5. nacionalisti says:

    Ore ca beni keshtu se late nam duke ia futur kodra prapa diellit. Tema, kujdes se Dita per shume arsye nuk eshte burim i sakte informacioni.
    Mund te lexoni ne linkun me poshte, per informacion te sakte.

    http://www.monitor.al/hec-et-private-rritet-prodhimi-por/

    Si fillim jane 68 hidrocentrale private ne pune te cilat ne vitin 2012 kane dhene nje prodhim sa 7 % te totalit te prodhimit te energjise elektrike ne vend.
    Ju lutemi me me kujdes me shifrat

  6. adi says:

    Ja si pastrohen leket e trustit e geshtenjave

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Duhet te behet ndarja, midis kompanive ndertuese dhe investitorve te “maskuar”.
    Keta ne Shqiperi mbeten anonim,duke filluar nga ndertimi i pallateve,deri tek idroçentralet!

  8. 1111 says:

    po pse ore jeni zheloz po ne nje sal kishim dhe ate e humbem ja ktheft zoti ne femij me me mbesa e niper te keqen qe i beri shqiperis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje