Refuzimi i bankave për të kredituar ekonominë, po rikthen një fenomen jo dhe aq të panjohur në Shqipëri, atë të huamarrjes informale.
Sotiraq Dhamo, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë dhe prej vitesh konsulent i grupimeve më të mëdha të biznesit, thotë se në kohë krizash borxhi informal mund të duket joshës.
“Eshtë lubrifikant, në kuptimin për kredimarrjen, për sa kohë sistemi i kredimarrjes zyrtar nuk funksionon plotësisht, për arsye të ndryshme. Eshtë shumë i lehtë, është i drejtpërdrejtë nuk ka formalitete, është i shpejtë, e merr shumën që do, kur do dhe sa do”, thotë Dhamo.
Por Dhamo paralajmëron se nëse nuk mbikëqyret dhe rritet masivisht, ky fenomen mund të dalë jashtë kontrollit duke kërcënuar me kosto të larta, jo vetëm për ekonominë.
“Sidomos në kushtet e mungesës së kontrollit shtetëror, siç është situata aktuale e Shqipërisë, ky fenomen nuk mund të kontrollohet dhe do të shndërrohet në një problem jo vetëm ekonomik, por edhe social, sepse njerëzit kur nuk i zgjidhin dot problemet ligjërisht, do t’i zgjidhin me kanun”, thotë Dhamo.
Olti Rrumbullaku, pedagog në fushën e financës thotë se borxhi informal gjithmonë ka rreziqe më të larta se sa kreditë e marra në rrugë zyrtare.
“Huaja informale, problemin kryesor e ka në faktin që është totalisht personale, është totalisht e pavlerësuar, e pastudiuar dhe për këtë arsye ka një rrisk të madh financiar, ka interesa shumë të larta që nuk i përgjigjen rezultatet që mund të sjellë biznesi. Biznesi ka rezultate shumë të ulëta, për të mos thënë që mund të jetë me humbje dhe shkon i drejtohet fondeve që mund të kenë kërkesa shumë të larta për interesa dhe për rezultate”, thotë Rrumbullaku.
Në fund të vitit të kaluar, një anketë e Bankës Qendrore gjeti se mbi 18 për qind e familjeve shqiptare kanë një kredi të marrë në rrugë informale. Ekspertët vërejnë se fenomeni ka prekur edhe shumë biznese, të cilat në pamundësi për të gjetur financime në banka po i drejtohen tregut hije të financave, atë që lulëzon jashtë kuadrit ligjor, veçanërisht në kohë krizash./TCH
Po si mund te dilet nga kjo situate! Pedagoget e leshin nuk na thone asnje pergjigjje. Nuk ka zgjidhje? Zgjidhja eshte shume e thjeshte, nje ligj qe lejon kreditimin e ekonomise drejtperdrejt nga kursimtaret. Psh. qytetari X ka 100.000 euro dhe don ti investoje. Qytetari X gjen klientin Y dhe e krediton me nje shume te caktuar. Qytetari X paguan takse per kontraten menjehere, paguan perqindje mbi fitimet si çdo banke. Njelloj si nje banke. E çfare e pengon? Pisat, kriminelet, mashtruesit, te dhjeret, Petagoget e leshit. Bankat e te fortet nuk kane interes sepse i nxjerr jashte loje. Atehere ku eshte “tregu i lire”?
Kredimarrja informale eshte shprehje e qarte e krizez ekonomiko-financiare te nje vendi kaotik ku nuk funksionon sic duhet ligji. Kredimarresit e pafuqishem duhet te bejne shume kujdes, nese dikush me njeren apo tjetren forme mundohet t’u afroje atyre ndonje “ndihme financiare me leverdi…”
kel Ukaj,
Une nuk jam ekononmist, por me pelqen ekonomia dhe lexoj materjale te ndryshme jo profesjonale. Di me siguri se, kete problem ka edhe Italia, Spanja, Portugalia etj. Pra bankat nuk japin kredi bisnesit dhe per keta aresye ka filluar krdimarja informale. Problem eshte se, ketu ka rreziqe te medha. Tjetri te merr leket dhe per nje aresye ose nje tjetre nuk ti kthen. Cfare faji ka shteti ne se ti rezikon dhe jep kredi pa kolateral se, do te fitosh leke me shume. Ne se varjanti yt do ishte kaq i thjeshte do ta bente edhe Italia, Portugalia, Spanja etj.Une mendoj se, edhe ketu dora e fshethte e tregut e Smithit nderhyn dhe te ndeshkon ne se ben budallalliqe qe, te japesh kredi pa kolateral.
Desha te kujtoj edhe nje here se une nuk jam ekonomist.
Pershendetje
I dashur “plaku”, sipas peshores sime kuptoj nga ekonomia. Kuptoj me shume edhe se shume profesore leshi. Une jam per liberalizimin total te ekonomise private. Ne kushtet e revolucionit teknologjik e informatik ne menyren me te thjeshte mund te kontrollohet i gjithe sistemi. Se do te kisha gje ne dore ne vend te atyre profesoreve te leshit jo vetem hapjen e aktivitetit ekonomik por edhe mbylljen do ta realizoja ne 24 ore. Pra hapje-mbyllje ne 24 ore, mjaft qe qytetari paguan taksa e respekton ligjet. E gjithe debatiti ekonomik ne bote eshte si te bashkohet oferta me kerkesen. Monopolet monopolizojne oferten, monopolizojne edhe fitime me te larta. Informatika po e zgjidh sistemin e perputhjes oferte-kerkese. Bankat, lobet, politika, profesoret nuk u intereson liberalizimi. Liberalizim i rregulluar do te thote konkurrence me e madhe, fitime me te medha te klases se mesme, pune e zhvillim me shume. Nuk kam kohe te zgjatem por shtoj se ne Europe i gjithe sistemi ekonomik po rrezikohet nga konkurrenca Kineze. I gjithe sistemi eshte per te mbrojtur “peshkaqenet” dhe jo me te zotet e intiligjentet e konkurrencen e lire. Klasa e mesme eshte nen presion e rrezikon te zhduket. Nuk flet per hiç Obama per klasen e mesme, ndermarrjet e vogla deri ne 50 puntore qe jane shume efiçente
Kel Ukaj,
Kisha keto gjera :
– Shume faleminderit per shkrimin civil.
– Ti thua :”Une jam per liberalizimin total te ekonomise private.”
Me poshe ti kundershton vehten tende kur thua : “Liberalizim i rregulluar do te thote konkurrence me e madhe, fitime me te medha te klases se mesme, pune e zhvillim me shume.”
Vetvetiu behet pyetja per cilin liberalizmus je per liberalizmin total APO per liberalizmin e regulluar.
– Une jam nje fans i madh i nje publicisti te madh zvicerjan me emrin Roger de Weck i cili thote :
Une nuk kerkoj nje sistem me te mire, une kerkoj nje kapitalizem me te mire. Sot ne vend te ekonomise socjale te tregut duhet te kemi ekonomi ekologjike socjale te tregut. Deri tani kemi patur sistemin fituesi i merr te gjitha dhe humbesi nuk merr asgje. Sipas tij pa ekujliber nuk ka stabilitet. Per ate ekujlibri eshte me i rendesishem se sa drejtesia. Ekujliber midis punes dhe kapitalit. Ne vitet e fundit kapitali eshte bere me i fuqishem dhe puna eshte dobesuar dhe taksuar me shume se kapitali. Duhet ekujliber midis ekonomise financjare dhe ekonomise reale. Ekujliber midis mendimit per kohe te shkurter dhe atij me kohe te gjate. Ekujliber midis interesit personal ( egoismit) dhe interesit te pergjithshem. Ekujliber midis prodhimit dhe natyres. Pa ekujliber nuk ka perfitime si ne ekonomi ashtu edhe ne shoqeri.
Pershendetje
Lexova me pak vemendje replikat tuaja te nderuar komentues dhe te them te drejten ajo qe me beri pershtypje eshte modestia e njerit dhe prepotenca e tjetrit. Krahasimin mund t’a beni vete.
Kel Ukaj shkroi: sipas peshores sime kuptoj nga ekonomia. Kuptoj me shume edhe se shume profesore leshi… Hmmmm, kupton
Plaku shkroi Une nuk jam ekononmist, por me pelqen ekonomia dhe lexoj materjale te ndryshme jo profesjonale…
Merret me mend se kujt mund t’i jepej me teper rendesi ne aresyetimin e tij…
I dashur “Plak” te falenderoj per komentin cilesor. Me pelqeu thenia “Une nuk kerkoj sistem me te mire, une kerkoj nje kapitalizem me te mire”. Nje person intelegjent eshte ne gjendje te arsytoje edhe ne profesion te huaj. Edhe te gjitha qe thote ky zoteri jane me se te verteta. Po perse ndodh kjo? Duhet te lutemi per meshire ose formuar rregulla te qarta e te respektueshme. Une nuk kam kohe te zgjatem per arsye pune. Konkurrenza me rregulla te qarta prodhon pasuri, prodhon vende pune e permiresim te vazhueshem te gares. Monopoli eshte forme e re e feudalizmit. Une dua te shpjegoj me nje shembull konkret.
Drejtori i bankes ku kam numerin e llogarise me thote: Investoi kursimet e Tua ne X me kete perçentuale etj etj. Ky propozim perseritet disa here. Nje dite i them Drejtorit te Bankes, pasi me kishte kerkuar me insitim te njejten gje. E din perse nuk i investoj ku thoni JU! … E para nuk jeni transparent. Se Ju si banke keni bilancin Tim, Une nuk e kam bilancin e te dhenat ekonomike te nevojshme. E dyta se Banka me ka dhene kredi dhe sasia e kredise perfaqeson me pak se 20% te te gjithe hipotekes, se Une investoj kursimet e mija e çfare hipoteke me jep! Jemi subjekte te barabarta para ligjit? Perse parat e mija (kursimet i mijerave) mi jep me garanci, e se i merr nuk jep asnje garanci? Ne rast te nje kolasi ekonomik te gjithe qytetaret i humbin parate, “te fuqishmit” dalin te paprekur. Ky eshte kapitalizmi? Bankat jane monopole, e nuk eshte e mjaftueshme duan edhe me shume? Perse ky eshte kapitalizem? Jo i dashur “plak” eshte mashtrim dhe duhen se pari ndryshuar rregullat e konkurrences.
Ekujlibrat nuk mund te rregullohet jashte rregullave te tregut. Disekujlibrat kane ardhur duke u thelluar per shkak te denatyrimit te rregullave te tregut ne favor te “fuqishmeve”. Sa me shume te forcohen te “fuqishmit” ose “peshkaqenet” aq me shpejt vijne krizat, dhe aq me te forta jane ato. Ekonomia “sociale” sikurse eshte zbatuar deri me sot prodhon dembele e maskarenj qe duan te jetone ne kurriz te atyre qe punojne e paguajne taksa. Une jam per ti ndihmuar ata qe nuk kane pune por kur te fillojne pune duhet te kthejne parat e marra pa interes. Shteti pra duhet ti jape qytetarit te tij para pa interes e brenda kufijeve te caktuar ndryshe asnje nuk punon. Te kujtoj se shoqeria njerzore gjerat “sociale” nuk i ka njohur eshte shekulli i XIX e XX qe jane aplikuar. Dhe te gjitha sistemet “sociale” do te kene nje fund, “egoizmi” do te dale fitimtar. Atehere perpara se te humbim kohen me “sociale” te rregullojme me ligje egoizmin. Makina qe drejtojme eshte e ndertuar sipas ligjeve te mekanikes, edhe shoqeria duhet te levize sipas ligjeve, ligje qe duhet bere te tilla qe ta detyroje çdo qytetar te “vrapoje” ne nje drejtim pozitiv.
Kel Juaj,
Gjerat sociale dikur ishin bamiresia,apo zakati tekmyslimanet pra existojne qe moto.
Shtetin sociale e krijoj kapitalizmi,jo per bamiresi po vete me ashtu fitimet e tij:keshtu filluan ne shekullin 19 dispenser et n’evrope,hygiena edhe ndihmat per shkollim’vetem qe kapitalizmi te kete njerezet te qofte me punuar ma shume Duke qene te shendetshem,ma mire Duke qene te arsimuar….
Edhe prape kapitalizmi ka dhane pushimet vjetor,pushimet javor e shume gjera sociale ne vendet perendimore,po vete qe punetoret te prodhoje ma shume ….
Kredia informale ka me shume se 5 vjet qe lulezon.
Kreditoret jane te gjithe aktore ose te jetes kriminale ose persona te cilet kane krijuar te ardhura ne rruge informale.
Nivelet e perqindjes jane totalisht te disfavorshme per bisnesin dhe dukeqene se ekzekutimi i kolateraleve vendoset ne rruge kanunore ai eshte i shpejte por edhe me kosto te larta per bisnesin. Ne rastin se banka bejne ekzekutim kolaterali keshi rikthehet ne treg ne keto raste kjo nuk ekziston.
Konsumatori me i madh i kesaj lloj kredie eshte sektori i ndertimit dhe kjo eshte lehtesisht e vertetueshme.