Braçe: Po transferohen rrufeshëm brenda ditës 9 vendburime të naftës

3 Shtator 2013, 12:56Ekonomia TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Erjon Braçe, denoncoi sërish atë çka e cilëson transferim rrufe i burimeve natyrore.

“Vetëm 10 ditë pas miratimit në qeverinë e pushuar nga puna të 9 marrëveshjeve hidrokarbure, të cilat lëshojnë tek një privat 9 vendburimet e fundit të naftës e gazit nën administrimin publik, Ferdinand Murati- drejtori politik i Albpetrol dhe Florion Mima-ministër politik për Ekonominë, kanë urdhëruar dorëzimin e menjëhershëm brenda ditës së sotme të të gjitha vendburimeve, posaçërisht të vendburimeve të gazit në Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj e Kryevidh”, u shpreh Braçe.

Sipas tij, nuk ka ndodhur në asnjë rast të mëparshëm të marrëveshjeve hidrokarbure kjo praktikë në dorëzimin e vendburimeve.

“Dua t’i bëj thirrje edhe një herë ministrit dhe drejtorit politik të Albpetrol: Tërhiquni! Minister, ti me plot zë the tre ditë më parë se ministrat e mazhorancës së re do të kenë mundësinë dhe të drejtën të hetojnë çdo letër koncesioni. Kështu të bëhet! Ti tërhiqu nga veprimet në terren para hetimit të praktikës. Veçanërisht kur bëhet fjalë për asete që ende janë të listuara në një proces privatizimi të pambyllur. Posaçërisht kur bëhet fjalë për mijëra punëtorë që do të flaken në rrugë”, u shpreh Braçe./lajmifundit.com

18 komente në “Braçe: Po transferohen rrufeshëm brenda ditës 9 vendburime të naftës”

  1. rapatushi says:

    Braçe si gjithmon opozitari më aktiv. Të lumtë Braçe !!!!!!!!!

    1. ARUSHA says:

      BRACE eshte PATRIOT ; ndersa FERDINAND MUTI DHE MIMA KATOLIKU jane ARMIQ te betuar te SHQIPERISE dhe te popullit shqiptar deri ne momentin e fundit

    2. Anxhela FR says:

      Shpirti i vogel si perhere nuk gabon!
      E uroj qe ti shkoje vaj si perhere!
      E puth edhe ne emer te gjithe gocave te tjera te Fierit se e kemi deputetin tone te preferuar!
      Dita 1000 o Koco Kokedhima qe e bere deputet te Fierit

  2. al says:

    BRACE KENI PUSHTETIN MBAS 9 SHTATORIT,NUK KE PSE INFORMON PUBLIKUN SE I DI TE GJITHA. BENI PADINE PER DREJTORIN E PD ,DHE ATE KRRICIN MIN ISTER,SKA NEVOJE PER KOMENT. NE DO JU VLERTESOJME JUVE ,ME PUNE DHE VENDIMET QE DO MERRNI DHE JO ME INFORMACIONE. KTHIMI DHE PENALIZIMI I PERSONAVE PER PRIVATIZM DHE DHENIE ME KONCENSION TE PRONES PUBLIKE NGA JU ESHTE PROCESI ME I LEHTE. MISIONI I PSIKOPATIT DHE ANTISHQIPTARIT ,ISHTE SHKATERRIMI I SHQIPERISE ,PRANDAJ MOS LLOMOTISNI POR VEPRONI. NE QOFTE SE KENI FRIKE, LERENI PUISHTETIN SE KA TE TJERE QE E BEJNE ME MIRE SE SA JU. POPULLI JU ZGJODHI PERR TE BERE SHTET DHE JO PER TE DHENE INFORMACIONE.

  3. shqiptar says:

    hahahaha shqiperia eshte kolonizuar me kohe nga shtete te huaja
    naften e merr kanadezi dhe te huaj te tjere
    therrimet e saj politikanet shqiptar qe jane spiuna te tyre
    ndersa populli shqiptar merr lesht si nga hera kerkojne azil ne shtetet qe na vjedhin po marrin lesht dhe ne azil.

  4. eksperti says:

    Z. Brace,

    keni dy e me shume muaj qe denonoconi per grabitje – shume mire beni – por me duhet te kujtoj qe nese keto jane pune te prokurorise athere drejtojuni LLALLES se keshtu ky Miushi Mima ose Tomi Mima (Tomi and Jerry)do te vazhdojen deri diten e fundit.

    Qeveria duhet te kete nje komision juridik profesional qe te merret me denoncimet ne Prokurori!!!

  5. bajram says:

    Populli e tha fjalen e vet me vote,Brace duhet te flase jo si spektator, as si denoncues,por si nje partiak qe ka marre pushtetin ne dore nga vete populli i cili pret t’i sherbehet sa me mire interesave te Atdheut.
    Para se te fliste per kete problem ai duhet qe nga ministri i ardhshem ne fjale te merrte mendimin apo premtimin se cdo te behet me keto privatizime te felliqura qe po i behen pasurise kombetare.Populli do te dije se a i njeh PS dhe qeveritaret e ardhshem keto veprime privatizimi te oreve te fundit,qe sikurse thoshte nje ekonomist i PD-se i quajturi Selami Xhepa “do te jene me kosto te larte e te pakthyeshme per qeverine soailaliste,ndaj nuk iu mbetet shume per te vepruar”.A mos valle po i lihet ne dore nje mine ekonomike PS qe do te ishte nje rebus i pakuptueshem per shtetin e ri ligjor per ta zgjidhur ne favor te drejtesise se munguar ?!! Shqiperia e para,Pavaresia dhe Dinjiteti ne cdo hap qe do te hidhet ne te ardhmen per Shqiperine dhe shqiptareve jane shtyllat ku duhet mbeshtetur puna e PS dhe jo konstatime e fjale.Fushata ka mbaruar, presim veprime e jo qarje,presim rrugezgjidhjen e problemeve jo konstatimin e tyre!!

  6. myzeqari says:

    Zoti Brace dhe ju te gazetes Tema investigoni se pse disa kompani nafte ne Fier kane ndryshuar emrat cdo 2 vjete qe te mos paguanin tatime, ku kane shkuar ato para, sa leke investime kane bere keto kompani ne puset e naftes, a jane permbajtur pikave te kontratave per investimet, etj etj.

    Te investigohet Alpetroli per numrin e punonjesve qe kane marre leket ne kete kompani ne nje kohe qe kane marre rroga dhe emrat e qeneve te pushtetareve. Ferdinand Murati te hetohet per te gjitha parate qe ka te mbyllura ne bangat e vendit dhe jashte kryesisht ne Kanada ku dhe ka familjen.

  7. hasan says:

    Z. Brace a do te vini vertet perpara drejtesise Ferdinand Muratin dhe Florian Mima keta hajdute te pasurise se popullit.
    A do ndodhe vertet nje gje e tille.
    Duhet ta beni patjeter.
    N.q.s nuk e beni mos flisni me ketej e tutje.
    Populli kerkon shpagim.

  8. mira says:

    Pa merak o Brache (ç)…, Ed Rama rrufeshëm do t’i rishtetëzojë…!

    1. fl says:

      Ah sikur te merret shembulli e Rusise. Nuk quhet privatizim t’ja shesesh lire nje klienti tend nje pasuri. Po normalisht kur nuk je i djathe, se kupton dot kete.

  9. mira says:

    Jepi Braçe Di Ferra,ashtu te lumte…!!

  10. altin says:

    O ERJON,ketyre kermave perdite e me teper po u del fytyra e vertete qe kane.Per leke ata shesin edhe nenen e vet,mos ju ndaj se te gjithe e kuptojme qe ju erdhi fundi.

  11. ASTRIT says:

    NUK KAME SE CTE THEM ME TEPER NGA*AL*INFORMACIONET I DUHEN VETEM BERISHES
    PER TE GJETUR PROCEDURAT PER TU MBROJTUR,PRANDAJ SHPEJTONI KALLZIMET NE PROKURORI.

  12. aksioni says:

    Eshte shume e thjeshte. Ne sektorin e naftes jane kryer aq shume vjedhje te pasurise fizike, sa e vetmja menyre per te shpetuar eshte transferimi i ketyre vB te cilet jane kthyer ne prone private gjate kesaj kohe ne duart e te tjereve dhe keta te kajne duart si ponc Pilati.
    Por nuk do te funksionoje nese ka nje qeveri qe mendon se mund te vere para pergjegjesise abuzuesit. Kete mund ta dallosh lehte nese kjo qevri e re e ka paracaktuar Titullarin e Albpetrolit cdo gje ka marre fund.

  13. hana says:

    Jepi Braaaahhcee! te lumte ore djale moa ler dite boshe,ka akoma tru pjerthurish qe te besojne,hyyyyp xhixhi hyp!ha o brace grosh se te rritet cilesia e p…dhes.

  14. Xha Temja says:

    Leh, o Brace, leh sa me fort, sepse shoket e tu nuk po i ze gjumi per te percaktuar piketat ku do te sulen per te zhvatur. Mburoja me e mire per veprimet e tyre eshte lehja jote, o shpirt. Pastaj, budallenj i di falangat e Berishes? Nuk e dine ata, qe qeni i cili vetem leh, nuk te ha? Ndaj, leri derr- derret, o deputet, dhe coji gjerat atje ku e kane vendin, pa me te voglen zhurme dhe buje. Ne mos, po vazhdove keshtu, njerzit shume shpejt do mendojne se te vjen inat qe nuk mbeti gje per ty dhe sorollopin tend.

  15. mirel says:

    mire bejne,. kur rrine njerezit dhe bejne karshillek, kur nuk iu zene me dru keta plera drejtore, mire bejne, mos tju dridhet dora fare, ta bejne rrush e kumbulla si te duan, naftetaret dhe populli ngelen pa buke.
    Vetem per tu qare dine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje