Vazhdon “lufta” tregtare Kosovë-Shqipëri

27 Gusht 2013, 13:54Ekonomia TEMA

Burim Piraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”, edhe me tutje nuk po mundet që prodhimet e tij t’i shpërndajë në tregun shqiptar.

Ai, por edhe prodhues të tjerë të kësaj natyre, ka qe dy javë që nuk kanë futur asnjë gram mish në territorin e Shqipërisë, pasi autoritetet doganore shqiptare në kufij i kanë kërkuar që brenda hapësirave ku gjendet i ngarkuar mishi, të kenë të vendosura termometra dixhital, që deri më tani nuk ishte kërkuar një gjë e tillë.

Piraj thotë se porosinë e termometrit e ka bërë menjëherë kur i është kërkuar, por deri më tani nuk ka arritur ta marrë. “Nuk është vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet fqinje të Kosovës po krijojnë barriera”ka thënë ai.

Sipas tij, edhe kërkesat e shteteve fqinje për produktet nga Kosova janë të veçanta dhe nuk i kërkohen vendeve të tjera.

“Kërkesat që bëhen nga Shqipëria për Kosovën, nuk bëhen për Maqedoninë, Greqinë, Italinë dhe vendet e tjera, por vetëm për produktet kosovare” tha më tej ai.

Piraj ka mbetur i befasuar se si institucionet e Kosovës nuk i kundërpërgjigjen me masa të njëjta produkteve të Shqipërisë.

“Parashtrohet pyetja se a kanë termometër dixhital me printerë të temperaturës automjetet që sjellin peshkun nga Shqipëria në Kosovë, ose kamionët që sjellin mish nga Shqipëria. Pse nuk kërkohet nga AUV që të aplikojë masa reciprociteti”ka thënë me tej Piraj.

Në anën tjetër, sekretari i Dhomës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se “lufta” tregtare mes dy shteteve duhet të zgjidhen politikisht në mes dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Shqipëria ka ndërtuar kësi lloj barriera, në mënyrë që të favorizojë prodhimet e saja vendore.”ka thënë ai .

Sipas tij, qeveritë e dy shteteve sa më shpejt që është e mundur, duhet ta zgjidhin këtë problem, për t’i hapur rruge zhvillimit të bizneseve në të dyja anët e kufirit

Po ashtu edhe të dhënat e Doganave të Kosovës të tregojnë fare qartë se prodhuesit kosovar kanë eksportuar shumë pak produkte në tregun shqiptar.

Zëdhënësi i Doganave. Adriatik Stavileci. thotë se sipas statistikave të shkëmbimit tregtar mes këtyre dy vendeve, vetëm përgjatë muajit qershor, mund të vërehet se Shqipëria eksporton në tregun e Kosovës dhjetë fish më tepër sesa eksporton Kosova për në tregun e Shqipërisë.

Sipas statistikave të Doganave të Kosovës, gjatë muajit qershor kompanitë nga Shqipëria kanë eksportuar në Kosovë produkte në vlere prej 11.747.870 milionë euro, kurse ato nga Kosova në Shqipëri vetëm 1.7466.067 milionë euro./Zeri

 

21 komente në “Vazhdon “lufta” tregtare Kosovë-Shqipëri”

  1. monitor says:

    Ja futi vellau i madh,,,,,, vellait te vogel ,keshtu i bie ketij muhabeti

    1. raimondi says:

      Edi Rama deklaroi qe kur te vije ne pushtet do ti heqi te gjitha barierat doganore

      Keshtu qe duroni deri ne shtator dhe pastaj cdo gje do regullohet

      Qeveri e Sales eshte nje qeveri qelbesire

      1. komentuesi says:

        Nese z.Rama heq barrierat me Kosoven do falimentoj komplet bizneset Shqipetare pasi Kosova eshte nje vend me taksa doganore shume me te ulta se ne sepse eshte nje shtet ne fillimet e tije qe futen shume gjera pa u kontrolluar mire. Eshte nje vend qe paguan shume me pak taksa se shqiperia kshu qe na ben vetem dem. Heqja e barrierave behet me Kosoven nese Kosova arrin ne nje nivel te njejte kontrolli dhe taksash me ne ndryshe eshte ti hapesh gropen vetes. Zoteria deri sa i mungonte nje kerkese minimale per nje termometer le te presi 2 muaj sa ti vi dhe pastaj ta fusi mallin edhe un dhe ju ta dime ca hame. Mos e shani qeverine per kerkese llogarie biznesi me vellane behet po po s kerkove llogari behesh armike pastaj. Me mire nese cdo gje behet me taksa doganore te rregullta sic e ka cdo shtet deri ne momentin e nje bashkimi te mundshem qe do unifikonte doganat dhe taksat. Biznesi s eshte muzik zoteri eshte dicka qe familjet shqipetare presin te hane kur cohen ne mengjes prandaj nuk mund ta bej edi rama kete se se votojne kosovaret po e votojne shqipetaret. me gjith respekte per vllezerit tane kosovare qe bashkimi te vi sa me shpejt dhe mos te demtohet asnje pal

  2. jugoslavija says:

    Po mbylleni Doganen me Islamiket e Kosoves se nuk kemi nevoje per prodhimet e atyre Turqeve neve asqe na interesojne prodhimet e Koqevareve islamike.

    1. ATDHE says:

      UROJ TE DIGJESH NE FERR TI KAFSHE PREHISTORIKE QE URREN GJAKUN E NJEREZVE QE FLASIN GJUHEN ME TE CILEN PO SHKRUAN.

      KERKOJ NGA QEVERIA E RE TE HIQEN TE GJITHE BARRIERAT EKONOMIKE.

      TE RISHIKOHEN CMIMET E REFERENCES DHE TE UNIFIKOHEN.

      TE BEHET NJE PROGRAM NDERSHKEMBIMI EKONOMIK CFARE I DUHET KOSOVES JA DERGOJME NE DHE CFARE NA DUHET NE NA E SJELL KOSOVA…

      POSHTE TERRORISTET SERBE DHE GREKE …..

      RROFTE SHQIPERIA DHE KOSOVA ……

  3. YP XHIXHI says:

    Monitor jo vellai i madh por ua ka fut thell fare skenderbeu kosoves saliu .Vazhdoni akoma ju turqit e kosoves ti beni kenge sales se heres tjeter sallatori do ju futet edhe me thelle.

  4. katoliku says:

    jo sepse te gjitha produketet ne kosove jane serbe nuk jane shqiptare prandaj behet kjo lufte.serbia del e fitura.serbia e ka kolonizuar kosoven si ne dikur greku.kosova duhet te jete e pavarur nga produketet serbe cdo gje duhet te prodhojme vete.

  5. I riu says:

    Luftoni vellezer luftoni ! Vetem baba serbin se mos e cenoni ! Si Berisha kendej edhe Thaci andej ! O burraaa perpiquni per serbin , se eshte ne veshtiresi tani qe eshte shtuar numri i shqiptareve te lire !

    Bjerini njeri tjetrit me sa ju ha krahu ! Nishan mos i lini !

    Ah , se harrova ! Mallrat serbe mos i pengoni ore , se zemerohet Miloshevici !

  6. leonardi antwerpen says:

    Me vjen keq per pronarin e industrise se mishit.
    Ligji eshte ligj dhe duhet respektuar.
    Ja qe Korianet verior kan vendose qe te kerkojne termometra dixhital
    Ndryshe nuk behet.

    1. leonard qepeni says:

      Po perdite ta hipen mushka ?? rri i qete merr pak pushim o sekretar

  7. dritani says:

    Ahahahahhahaha!
    Industria ushqimore “Meka”…

    Marreveshja e Stabilizim Asociimit percakton kritere dhe nuk eshte cudi qe nje nga keto eshte edhe ky termometri.
    Ose doganieret duan para.
    Fjala lufte eshte pak e tepruar.

  8. çlirim uça says:

    Z. Burim! Edhe emer kishe pase zgjedhe per produktet tua( Meka)!Si nuk e ke dite qe disa shijojne qe nga emri?!

  9. eksperti says:

    ky nuk eshte problem doganor – eshte politik dhe tregtar – grupet e interest nuk jane te interesuar dhe demtojne marredheniet tregtare midis dy vendeve. Politikanet ne te dy anet duhet tu rrine larg politikave tregtare.

  10. po te behen dy shqiptare bashke plas lufta e trete boterore,dhe kjo e fundit nuk ka gjasa te ndodhe per vete arsyen se nuk ka mundesi shpirterore dhe matematikore te bashkohen dy shqipo,vetem ne raste te vecanta ,si vjedhje, vrasje,poshterime, perdhunime,vrasje per motive te dobeta etj, rrini rehat se nuk ka lufte te trete.

  11. sula says:

    Kjo ndodh nga qe tremujorin e fundit,Sala e mbajti tregun shqiptar me mish qeni.

  12. desi says:

    Ja keni fut kot, pse do shpetoj paq Kosova nga hakmarrja e Genc Rulit per qumeshtin!!!??? Ta harroj cdokush se ai njeri me ate fytyre qe e ka urry zoti, te largon nga urrejtja e tij po i hyre ne zone influence, ne fitim paraje…dhe me teper te tregosh qe din me shume dhe ja hodhe!!! Ah zotit shyqyr shpeton kjo shqiperi nga ai vemje, shushunje!!!

  13. Nik says:

    Ne duhet te duam njeri tjetrin.Si do zhvillohemi po nuk kemi dashuri mes shqiptaresh?Ka shume krimba shqiptare qe urrejne shqiptaret e tjere! E cuditshme eq ka nivele kaq te uleta!

  14. diku neper bote says:

    Une jam vete Kosovar por e perkrahu qdo mase qe ka per qellim ruajtjen e cilesis dhe kualitetit te prodhimit, dhe
    2;Prej nga kjo industri e mishit edhe per eksport kur Kosova nuk i ploteson as minimalisht nevojat e veta me kurrfar produkte e as me mish, apo mish i importuar nga Brazili apo dreqi e di se prej nga pa kurrfar kontrolle e qe deshirojn ta percjellin edhe ne Shqiper.Ju lutemi qe per interes te konsumatorve ne pergjithesi ashpersoni dhe shtoni sa me shume rregulat dhe kontrollet e tilla……!

  15. z-amir says:

    diku neper bote-e ke qelluar,qka prodhohet ne kosove sot asgje i tere prodhimi eshte serb dhe import nga shtete tjera.Mir ja bet dogana shqipetare keshtu mbahet shteti,merreni model Slovenin dhe asgje me shume, u lumte.

  16. gentian says:

    duhet te bashkohemi e te punojme me shum si vellezer Shqiptar ne ekonomin tone! po arritem te jemmi te forte ne ekonomi, jemi te pa varur ndaj te gjithve atyre qe na duan te perçare!

  17. Po serbit I keni vene dogane ore trapa
    Vetem me shqiptaret kjo punen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje