Nga Prof. As. Dr. Vangjel Kici
Çfarë duhet të bëj tani kryeministri i ri i Shqipërisë? Kësaj pyetje duhet t’i jap disa përgjigje në formë sugjerimesh.
Në planin politik në Shqipëri do të zbatoja modelin e kapitalizmit shtetëror. Ky model kapitalizmi ndodhet ndërmjet kapitalizmit dhe socializmit. Kapitalizmi shtetëror është rruga e mesme. Ai është rruga e artë. Atë po e zbatojnë me shumë sukses disa shtete, për shembull Norvegjia, dhe ajo ka zhvillim të jashtëzakonshëm. Populli norvegjez ka nivelin më të lartë të mirëqenies në botë. Nga ky shtet i vogël duhet të marrim shembull në shumë drejtime. Norvegjia është shtet i Evropës së Bashkuar dhe askush nuk e ka penguar atë për modelin që ka zgjedhur.
Çfarë do të bëja në ekonomi? Do të vendosja dy përparësi për investime: Bujqësinë dhe naftën. Në bujqësi do të mbështesja formimin e fermave private, të shkëputura nga shteti. Kjo kërkon bashkimin e trojeve. Për shembull, Republika Çeke dhe Republika Sllovake nuk i prishën kooperativat bujqësore të dikurshme, por i shndërruan në ferma private. Për organizimin e tyre mund të marrim shembull nga këto shtete.
Naftën dhe gazin, si dhe disa minerale strategjike, si kromi, bakër-ari etj. do t’i bëja pasuri shtetërore. Tani ato janë “privatizuar” (shitur, grabitur), ose janë dhënë me konçensione. Sikurse financat, të gjitha këto “privatizime” dhe konçensionet duhet të kontrollohen hollësisht nga shteti shqiptar dhe nga grupe ekspertësh evropianë. Konkluzionet e tyre do të jenë të padiskutueshme. Pse duhen bërë këto kontrolle? Sepse dyshohet se janë bërë shumë abuzime dhe se është grabitur pasuria kombëtare në bashkëpunim me të huajte. Në rastet, kur janë shkelur ligjet, dhe marrëveshjet janë në dëm të popullit shqiptar, të pezullohen marrëveshjet, liçensat, “privatizimet”. Pasuria t’i kthehet shtetit dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Pse e konsideroj naftën si prioritare? Sepse kam shumë besim se Shqipëria shumë shpejt mund të bëhet vërtet një vend shumë i pasur me naftë dhe gaz (si Norvegjia). Nuk është vetëm Shqipëria jugore me perspektivë për naftë, por e gjithë Shqipëria lindore dhe Kosova. Bëhet fjalë për perspektivë të përafërt me Azerbajxhanin, i cili do të furnizojë Evropën me gaz dhe naftë. Gjendja në naftë është katastrofike. Kështu e katandisi naftën qëllimisht qeveria Nano dhe sidomos qeveria Berisha. A mund të rregullohet? Po. Të ringrihen, fillimisht me kuadër të kufizuar, Institutet dhe ndërmarrjet e dikurshme të naftës. Të fillojë kërkimi i naftës në strukturat e cekta të Shqipërisë jugore. Njohim të tilla struktura, të cilat janë të gatshme për shpim. Me një shpim me kosto rreth 4 milionë dollarë mund të zbulohet një vendburim i ri dhe shumë i rëndësishëm nafte. Ky vendburim mund të vihet në shfrytëzim brenda 2 vjetësh dhe me të ardhurat e tij nafta mund të rimëkëmbet. Kur pusi i parë të ketë zbuluar naftë, po qe nevoja, të gjitha bankat janë të gatshme të japin kredi. Për zbulime të reja nafte të mobilizohen të gjithë gjeologët, gjeofizikët dhe inxhinierët shqiptarë të shpimit, kudo qofshin. Në rast zbulimi,
autorëve t’u jepet e drejta ekonomike. Për Shqipërinë lindore (brezi Mirditë-Kosovë) mendoj se nuk duhet as të shitet dhe as të jepet me konçensione. Pse? Sepse atje është pasuria më e madhe e pritshme e naftës dhe e gazit në Shqipëri. Atje janë të njohura strukturat, ku duhet kërkuar. Ne mund t’i shpojmë vet, gradualisht dhe t’i shfrytëzojmë për mirëqenien e popullit tonë. Për këtë qellim të krijohet kompania shtetërore e naftës shqiptare, me kapital të përbashkët me Kosovën. Të kopjojmë dhe zbatojmë ligjin e naftës që ka Norvegjia. Po t’i japim me konçensione, kompanitë e huaja do të na marrin qyl më shumë se gjysmën e naftës dhe të gazit. Në situata gjeologjike, të ngjashme me brezin Mirditë-Kosovë, në botë janë zbuluar rezerva shumë të mëdha nafte dhe gazi. Si shembull, për zbulime të mëdha nafte dhe gazi poshtë masivëve ultrabazikë, mund të shërbejë rajoni Coalinga në Kaliforni (USA). Prandaj, rekomandoj të kryhen punime gjeofizike (sizmike, gravimetrike dhe magnetometrike) në njërin masiv ultrabazik të brezit Mirditë-Kosovë. Këto punime mund të bëhen, me pagesë, nga një kompani e huaj prestigjioze, për shembull norvegjeze. Në rast se poshtë vërtetohet ekzistenca e strukturës gëlqerore, që është shumë e mundur, të shpohet një pus kërkimi. Rezultati i tij, shumë i pritshëm pozitiv, do të çonte në zbulime seriale në masivët e tjerë të shumtë dhe gjigantë në brezin Mirditë-Kosovë. Kështu do të hapej porta për një zhvillim të madh ekonomik në Shqipëri dhe në Kosovë. Ka shumë rëndësi që ky brez të jetë pasuri vetëm e shqiptareve. Kështu do të hapeshin fronte pune në mënyrë masive dhe të përhershme. Do të zgjidhej përgjithmonë problemi i punësimit jo vetëm për banorët e vendit, por edhe për shqiptarët që janë në emigracion. Të ardhurat e mëdha, që do të vinin nga këto pasuri, do të mbushnin arkën e shtetit dhe jo të hajdutëve. Shteti ligjor do t’i përdorte këto të ardhura për mirëqenien e popullit: Do të rriteshin pagat dhe pensionet, do të investohej në bujqësi, shëndetësi, mbrojtje, turizëm, arsim, kulturë, shkencë, art, sport….. Populli shqiptar do të jetonte i lumtur në trojet e veta. Pra, gjërat mund të rregullohen lehtë, po të ketë dëshirë dhe qellim të mirë. Nuk ka pse të jemi aspak pesimistë. Mirë thonë: “Djalli nuk është aq i zi sa e pikturojnë”. Populli ynë nuk është më pak i aftë se popujt e tjerë, që jetojnë të lumtur.
Nuk eshte ceshtja qe di apo jo, ceshtja eshte do apo jo…
Çështja është a mundesh ta bësh…., shtetet e mëdha do të mbrojnë interesat e tyre. Po të duan Shtetet e Bashkuara bëhet, po mos duan nuk bëhet dhe pikë…..!
Mira,
Duhet te dish se, cdo gje ne kete bote ka te beje me interesin. Edhe nona nuk ja jep babes pa interes thote populli. Ish kryeministria e Anglise Thacer ka thene :
„Nuk ka miqësi të përjetshme,por interesa të përjetëshme të një shteti”.
Ne se USA do te ishin te sigurte 100% se, ne Shqiperi ka nafte, ata do ti kishe ketu qysh ne vitin 1989. Ketu behet fjale per FITIM dhe jo per deshire.
Me vjen keq Mira, por me siper ke shkruajtur si nje “xixellonje semafori”.
Pershendetje
Tani ti plaku nuk merr vesh nga gjeopolitika, kështu e lemë ….! Si të dojë Arvizu do të bëhet në Shqipëri dhe mos e diskuto më tej…! Tani unë e di që ti je i zgjuar dhe ke shumë mbesa xixëllonja të ndritshme…!
Mira,
Naten e mire dhe gjume te embel, moj bije.
Pershendetje
Mira,
Une kam vetem dy mbesa xixellonja te ndriteshme, por jo “xixellonja semafori” si puna jote.
Pershendetje.
Epo në Zvicër i ke mbesat dhe besoj me tatuazhe dolce vita!
Mira,
Per shkrimin siper te kerkoj te falur se e teprova. “Mira”, mbesat e mija jetojne ne Itali dhe kane baba dhe nene shqiptare.
Te uroj nje dite te djele te bukur.
Mira mavria ti ke lecuar nga gjeopolitika, por i ke permendesh se je karafil ne dere. Edhe mos dil me emer femerushke bre se na i shpife.
Ti nuk e do Ameriken se e ke kundrejtimin nga serbia e mandej..
plaku,
Me kete koment tuajin,ju perligjni(‘me gojen e Thacer’!)ekzaktesisht ate qe Mira thote ne komentin e saje…
Origjinalja dhe ‘gjenialiteti’i komentit tuaj qendron vetem ne rrjeshtin e fundit te komentit tuaj!
Ky rrjesht i shkruar nga nje si ju qe’Urren pa kompromis’fyerjen(e c’far fyerje!),si dhe duke pasur parasyshe vargun e replikave tuaja te me poshteme (te qerullepsura),me bejne te arri ne perfundimin se ju jeni nen sundimin e Alzheimerit.
Prandaj, ne emer te respektit dhe detyrimit qe une kam ndaj qenieve dhe gjinise njerzore,po ju paraqes propozimin tim human;Shkoni te verifikoni shendetin tuaj!Nuk eshte kurre vone,edhe pse jeni plak!(Shpresoj te kem qene i dobishem).
plaku,
Me kete koment tuajin,ju perligjni(‘me gojen e Thacer’!)ekzaktesisht ate qe Mira thote ne komentin e saje…
Origjinalja dhe ‘gjenialiteti’i komentit tuaj qendron vetem ne rrjeshtin e fundit te komentit tuaj!
Ky rrjesht i shkruar nga nje si ju qe’Urren pa kompromis’fyerjen(e c’far fyerje!),si dhe duke pasur parasyshe vargun e replikave tuaja te me poshteme (te qerullepsura),me bejne te arri ne perfundimin se ju jeni nen sundimin e Alzheimerit.
Prandaj, ne emer te respektit dhe detyrimit qe une kam ndaj qenieve dhe gjinise njerzore,po ju paraqes propozimin tim human;Shkoni te verifikoni shendetin tuaj!Nuk eshte kurre vone,edhe pse jeni plak!(Shpresoj te kem qene i dobishem).
Gjejae PARE,qe duhet te bente Edi Rama pasi ta lexonte shkrimin e mesiperm,duhet te THERRISTE NE TAKIM KETE PROFESOR dhe shume te tjere si ky ne te gjitha fushat dhe t’u kerkonte me shkrim mendimet!!!
Me pas t’i mbante si keshilltare te vetet dhe te ndertonte politiken ekonomike te qeverise!!!
Po paret ku do ti gjente?
Pyetja qe kam, eshte se KUSH do ti beje keto pune?
Ne Norvegji e dime qe i bejne norvegjezet.
ha ha ha ha tamam.
shqiptaret qe kane mbetur ketu dine vetem te vjedhin ne cdo lloj forme dhe te kalojne diten ne kafe,,,kazino,,,loto sporti.
VARFERIA TAKTKE POLITIKE E KOMUNISTEVE.
Mbajtja e shqiptareve ne vaferi ka qene deshire e pa deklaruar e jenverit me stafin e tij sekret,qe e vazhdoi ramizi,nanoja,saliu. Kuptohet njeriun e varefer e heq pas hunde si te duash,kur dhe sa te dash.
Keshtu ky njeri s’ka as fuqi as deshire te te kundershtoje, Ja ble voten me 4 bira o nje qese me mjell.
I sikteris shqiptaret neper bote ta kene cifligun kodoshet e jenverit,sikunder e kane bere prone te tyren.
Edhe pasurite e atdheu nuk i tregojne sa ju arin vlera,i shfrytezojne per bythet e tyre pjellat e tyre,aqsa ju duhen.
G.Rushiti,
– Ti thua : ” Mbajtja e shqiptareve ne vaferi ka qene deshire e pa deklaruar e jenverit me stafin e tij sekret,qe e vazhdoi ramizi,nanoja,saliu.”
Cfare thua more njeri i mire ? Cdo shef shteti enderon qe shteti te shkoje mire dhe jo qe te mbaje popullin e vet ne varferi. Hajde ide , hajde.
More njeri i mire, neper bote nuk jane “siktirisur” vetem shqiptaret por edhe italjanet, gjermanet, francezet, greket,spanjollet, kinezet etj.
U pendova qe per keto radhe qe shkruajta se ishte thjesht humbje kohe.
Ti nazmi ke ndonje fakt per jenverin qe ka shitur apo pervetesuar pasuri nga e shqiptareve per shkelzenin e tij?Na i thuaj se çi beri jenveri pasurite e shqiptareve?E di ti qe pas njeçerek shekulli te ikjes se jenverit mbaroi pasuria qe vume ne kohen e tij?Nuk ishte e jenverit apo jo?Ishte e jona ,e shqiptareve dhe e mori shkerdheni me argiten e banda me co.E moren per nje euro apo jo?Thuaj qe nuk eshte e vertete.Jenveri ti vinte koqet ne bige po te vidhje pasurine e popullit.
– Dua te pohoj qysh ne fillim se une nuk marr fare vesh nga nafta dhe gazi. Por kam lexuar disa materjale jo profesjonale, por per publikun e thjeshte si puna ime dhe konkretisht :
“Sot rezervat e naftes ne bote jane ne nivelin me te ulet te te gjitha koherave. Qysh ne vitin 1964 ne gjejme gjithmone e me pak nafte, m.gj.se perdorim teknologji shume moderne. Ne nuk gjejme me shume nafte sepse nuk ka me.
Ne se per 25 vitet e ardheshme kerkesa per nafte do mbetej e njejte atehere ne duhet te gjejme burime te reja nafte me nje kapacitet 45miljon fuci nafte ne dite.
Per te mbajtur te njejten kerkese per nafte ne 25 vitet e ardheshme ne duhet te hapim burime te reja nafte me nje kapacitet kater here me te madhe se kapaciteti i Arabise Saudite.
Une mesova shume gjera nga shkrimi i mesiper dhe kisha keto gjera:
– Profesori me siper thote : “Në planin politik në Shqipëri do të zbatoja modelin e kapitalizmit shtetëror.”
Fjala “shteteror” i frikeson neoliberalet kudo ne bote. Socjologu liberal zvicerjan Roger de Weck e quan kete nje sistem ekonomie te perzjere.
Per tu bere kjo thote socjologu liberal zvicerjan Roge de Weck ka rendesi te madhe bashkepunimi midis shtetit dhe tregut.
Sipas tij pa ekujliber nuk ka stabilitet. Per ate ekujlibri eshte me i rendesishem se sa drejtesia. Ekujliber midis punes dhe kapitalit. Ne vitet e fundit kapitali eshte bere me i fuqishem dhe puna eshte dobesuar dhe taksuar me shume se kapitali. Duhet ekujliber midis ekonomise financjare dhe ekonomise reale. Ekujliber midis mendimit per kohe te shkurter dhe atij me kohe te gjate. Ekujliber midis interesit personal ( egoismit) dhe interesit te pergjithshem. Ekujliber midis prodhimit dhe natyres. Pa ekujliber nuk ka perfitime si ne ekonomi ashtu edhe ne shoqeri.
– Profesori eshte shume optimist dhe optimismi i tij bazohet ne fjalen NE QOFTE SE, ne se gjejme nafte. Mendoj se, ky eshe edhe problemi i profesoreve dhe specialisteve ne te gjithe boten, bejne porpozime nga me te ndryshmet.
Kanzelarja gjermane Merkel ka thene se, qeveria duhet te kete shume kujdes me propozimet e profesoreve dhe specialisteve sepse, ne se nje investim gjigand del keq, nuk pergjigjen profesoret por qeveria sepse, populli me te drejte i thote pse investove parate tona kot.
Une nuk e diskutoj se, profesori eshte i afte por nga ana tjeter ketu ne Shqiperi ka patur ekipe gjeologjike ruse,çeke, gjermano lindorie, kineze, ndoshta amerikane etj. dhe ata ne se, Shqiperia do kishte kaq shume nafte sa thote profesori do ishin tashme ne Shqiperi. Puna e tyre eshte qe, te gjejne dhe po gjeten te paguajne vetvehten plus fitimin.
– Une per vete, ne se do isha kryeminister, do te kisha shume kujdes nga keta profesore dhe specialiste. Jam i sigurte se, firmat perendimore qe, merren me nafte i kane bere me kohe llogarite dhe studimet mbi naften shqiptare dhe prandaj nuk kane ndonje interes per investime ne kerkime dhe çpime.Ata nuk jane budallenj per ta hedhur lekun kot. Ata jetojne vetem me fitm ndryshe tregu i heq qafe. Tregu nuk eshte nje institucjon mireberes.
Pershendetje
@plaku
Pershendetje. Si gjithmone shume interesant ne pershkrimin e situates. Sigurisht qe shume interesa nen rrogoz kane shtetet e medhaja. Ndoshta me shume zgjuarsi po e perdorin percarjen etnike dhe fetare tonen. Do kemi kohe ta diskutojme edhe me gjere….
Ja kalofsh mire.
O plak mos na mungo ketu ne blog. Je shume i rendesishem!
Plaku:
Pervec sugjerimeve interesante qe me kenaqesi t’e lexoj, shume gazetare do te kishin zili per faktin me te thjeshte por jo me pak te rendesishem, se gati kure nuk ben gabime drejteshkrimore..
Pershendetje ‘Plako’
Wndy-B,Skerdilajd,Slayer,
Shume faleminderit per fjalet e mira. Zemra ime plake gezohet pa mase kur lexon keto vleresime.
Ju uroj te treve dhe familjeve tuaja nje te djele te kendeshme.
Jam plotesisht dakort me sugjerimet e autorit te shkrimit. Ka shume menyra per te ringritur shtetin, per te rimekembur Shqiperine e shkaterruar nga mentaliteti shpellar. Eshte plotesisht e vertete se kapitalizmi shteteror eshte provuar deri me sot si sistemi me i suksesshem ekonomik. Ne kundershtim me kapitalizmin barbar te shumekombesheve dhe financave nderkombetare apo ate komunist te barazise se varferise. Do te ishte fat i madh per vendin dhe shqiptaret sikur Edi Rama te fillonte te punonte per rindertimin e shtetit shqiptar. Por per te pasur sukses atij do t’i duhet te kryeje domosdoshmerisht nje revizion apo inventar te pasurive kombetare dhe shteterore te Shqiperise. Te kontrolloje te gjithe regjistrat, çdo fakture, te shihet kush ka perfituar dhe si, kush ka shitur dhe blere pasurite publike gjate 23 vjeteve te fundit. Te nxjerre para drejtesise ata qe kane shitur pasurite kombetare etj etj. Nje pune titanike kjo qe kerkon perkushtim, aftesi, guxim etj etj. A do e beje kete Edi Rama?! Te presim te shohim…
katarakti,
Me lejo te lutem te te them se kjo qe propozon ti ka nje qellim shume te mire, por ja qe dardha e ka bishtin prapa. Specialistet thone se qe nje shtet te veje perpara ai duhet te kete nje shtrese te mesme te fuqishme.
Ne se Edi ben gjuetine e shtrigave qe propozon tin ka rrezik qe edhe kjo shtrese e mesme e paket qe,kemi te cduket perseri. Pastaj qe te behet kjo pune do kohe, dhe invesim te madh.
Une nuk pretendoj se kjo qe them une eshte e drejte. Ne argumentojme qe te mesojme nga njeri tjetri.
Pershendetje
Plaku mos harro se kjo shtrese e mesme e korruptuar behet pengese per rimekembjen e shtetit nga frika e gjuetise se shtrigave. Une jetoj ne Shqiperi dhe sa i takon rastesisht ata e kane ne maje te gjuhes: “Shqiperi anuk behet, e urrej kete vend plot katundare, Edi Rama eshte hajdut etj…” propaganda e tyre eshte shume e madhe kunder Edi Rames dhe mos haro se ata paguajne edhe para qe Edi Rama te dorezohet dhe ne fakt populli i shkrete te vetmen shprese ka Edin i cili me sa duket ka mbetur ne mes te djajve per momentin dhe s’po dallon dot kush jane “engjejt”. Plaku eshte shume e veshtire, personalisht jam shum i/e lodhur….Duhet ta prekesh gjene qe ta kuptosh. Jemi ne nje nivel varferie konstante qe diten qe jemi shpallur te pavarur..
Alb,
Faleminderit per shkrimin civil. Per sa i perket shtreses se mesme te korruptuar ti ke te drejte dhe une e kam gabim. Edi eshte nje fat per Shqiperine. Trimi i mire me shoke shume thote populli. Historia ka provuar se, kthesat e medha prodhojne njerez te medhenj. Ndoshta populli yne i vuajtur do kete kete fat.
“Alb”, qenke merzitur nje cike.Gjyshja ime, rahmet paste, ishte analfabete, dhe thoshte gjithmone se, kemi ardhur ne kete bote per te vuajtur dhe e argumentonte kete thenje me faktin qe, kur foshnjet vine ne kete bote, qajne. Kuptohet se, gjyshja ime e tepronte pak. Amerikanet thone :
” In every cloud, there is a silverline. Cdo re ne qiell ka nje vije te argjende.
“Alb”, kam patur, ne kohen e diktatures, nje turist pensionist gjerman, qe kishte nje kembe te prere ( plagosur gjate luftes ) dhe qe kishte nje proteze. Nje here ishim tek shkallet e Hotel turizmit ne Sarande, ishte ora kater ose pese e mengjezit, plaku kishte pire ca dhe perplaste protezen tek shkallet ( ishim ulur ) dhe kendonte i gezuar : Das Leben ist so schön, das Leben ist so schön, tra la la. Jeta eshte kaq e bukur, jeta eshte kaq e bukur , tra la la.
Pra mik, koken lart dhe perpara…..Gjermanet thone : Leben, bedeutet kämpfen. Te jetosh do te thote te luftosh.
Te uroj nje dite te djele te bukur.
Plaku te falenderoj, per keto edhe shume te tjera qe ke thene ne adresen time. E vertet qe jeta eshte lufte, por mua me eshte dashur te luftoj i/e vetem kunder gjithe botes, dhe kjo eshte pak e lodhshme, por ne komentet e tua dhe te disa te tjerve qe nuk i dalloj dot kush jane kam gjetur mbeshtetjen e nevojshme.
Ich muss gerade aus gehen, gibt es keine andere weg
vielen dank
Alb,
Ich danke dich auch. Te uroj gjithe te mirat.
U gjete,e zbuloi Vangjeli,o burra se u be deti kos,nafta do shperthej ne zonen Mirdite-Kosove.Utopi per rekomandimet.O vangjel leri keto pune se nuk eshte fusha jote te pergatitesh strukturat,shiko percaktimet faunistike.Nderin e shqiptarit e ke mbrojtur ne Bubullime kur ishje ne te mesme dhe kur vije per pushime nga Cekia kerkoje danci ne Tirane.
SHume e thjeshte, t’ja heqi Berishes dhe ti marre per vete.
Kur u be deti kos, oburra me nje lue ne brez kush te munde., qeveria perdor garuzhde te madhe
me mire mos te kete se do jemi koloni per jete.do na bejne cope cope italia si ne afrike do na vjedhin gjithe pasurine per buke goje per nje sexhorno ne itali.shqiperia eshte vend i Vogel qe te gjithe duan te vjedhin imagjinoni po te kete nafte cmund te beje italia apo dhe shtetet e tjera.
shikoni vendet e pasura me nafte per dubai edhe iranit. iraku azerbajxhani qe ka 25 vjet nej president dhe tani ja djalit te tij siria egjipti afrika qendrore i kane ber eper buke te gojes.e kutponi cafre ndikimo te keq mund te kete per popullin shqiptar keto ndikime dashakeqse nga jashte.
MALI I TOMORRIT ESHTE DUKE U ZHDUKUR, QINDRA MAUNE ME MERMERIN ME UNIK NE BOTE PO DERGOHEN DHE SHITEN DERI NE MALAJZI NGA KOMPANITE GJERMANE AMERIKANE DHE ITALIANE, SHFRYTEZIM PA KRITER DHE DEMTIMI I KETIJ MALI SHUME TE VECANTE DHE ME PASURI UJORE SHUME TE MIRE PER QYTETIN E BERATIT, MALI I SHPIRAGUT I MARRE NGA AMERIKANET SE KA GAS NAFTE DHE URANIUM,HELIKOPTERET USHTARAKE FLUTOROJNE GJITHE DITEN MBI KOKAT E BARATASVE, eshte nje legjende qe meqe Berati ka 7 kodra dhe uren me 7 harqe thuhet se ALIPASHA KA FSHEHUR NJE THESAR SHUME TE MADH PERRETH BERATIT DHE TE HUAJT E KERKOJNE. KUCOVA PO ASHTU ATEHERE CFARE PO BEHET ME SHQIPERINE VENDIN ME TE PASUR NE BOTE POR E LENE ME QELLIM NE ME E VARFERA NGA PERENDIMI
une cuditem me ju qe komentoni po ju zvini dot ne qeveri dhe mire per ju eshte qe ne 6 muaj te behet nga nje lufte dhe rembeni nga nje kapot ose xhakete pantallona apo kepuce
I nderuar Profesor, ajo qe ju propozoni nuk eshte nje zgjidhje efikase ose per momentin imediate. E para ju propozoni nje model ekonomik qe eshte gati e pamundur te aplikohet per vet faktin se shteti shqiptar nuk mund te jet shtet kapitalistik pasi nuk disponon asnje instrument financimi te menjehershem ose per periudhe te shkurter qe te mund te investoj per ato qe thoni ju (nafte, bujqesi), pra ska auto financim perveç taksave. Por edhe financim: ne tregun e jashtem financjar eshte shume e veshtire te marri financim pasi i ka ezauruar te gjitha kolateralet dhe tani kreditoret presin tu kthehen mbrapsh principalet se bashku me interesat. Po ashtu edhe ne ate te brendshmin pasi ka shume borxhe per te shlyer.
E dyta, NOrvegjia nuk eshte aspak shembull per tu marre pasi ne radhe te pare nuk ka te njejtin sistem si ne (eshte monarki konsitutcionale) dhe padyshim raporti burime natyrore banore eshte shume here me i larte se ne (19 banore per km² ndersa ne e kemi 100 banore per km².Per me teper qe prej vitit 2000 po fillon te humbas terren dhe po ka shitur nje pjese te aksioneve te ndermarrjes shteterore statoil. Nafta eshte nje burim qe ka nje limit dhe si i tille nuk mund te kete nje ekonomi te qendrueshme apo durabel.
Cfare i mbetet? Padyshim shteti duke qen se i mbetet vetem taksa si e ardhur, duhet te planifikoj qe nje pjese e mire do shkoj per borxhet dhe çfare i mbetet per pagesa dhe investim. Pra vetem ky instrument mund te permbysi ekuilibrat financjar te pakten ato qe jane brenda vendit. Si? Dy jane agentet ekonomike ku ai mund te rekuperoj likuiditet te menjehershem dhe pasuri per tu ber shtet kapitalistik dhe qe kane akoma “dhjame” sektori bankar dhe te fuqishmit qe kane privatizuar ne mnyre edhe jo te ndershme pasurit kombetare. Pra taksim mbi te gjitha transaksionet bankare dhe te ardhurat e tyre dhe mbi te gjitha koncesionet dhe firmat e fuqishme qe kane privatizuar te gjitha pasurit kombetare. Nepermjet takses ne nje periudhe afat shkurter (6 muajsh 1 vit) do ti rriten te ardhurat dhe kush nuk paguan do ti kthehet prap shtetit prona (sekuestrim). Por kjo smjafton pasi edhe nese shteti rekuperon te gjitha ato qe i ka humbur deri me sot, pagesa e borxhit eshte teper e madhe dhe ato mund te shkojne te gjitha per te. Rruga e dyte per likuiditet te menjehershem eshte energjia elektrike nepermjet energjise se rinovueshme (diellore, era, uji). Por kjo smjafton prape duhet qe valuta e futur nga emigrantet, nga turistet dhe ndonje eksort i vogel nuk duhet te dali prap nepermjet produkteve te importit. Per kete duhet taksim i bizneseve te importit (jo taksim mbi produktet se ato jane te ndaluara nga marveshja e tregetsise se lire por mbi biznesin direkt (ata qe fusin produke ushqimore te taksohen me shume). Ne kete menyre do te rritet kerkesa per produke te vendit dhe do tu jepet ne menyre indirekte ndihme prodhuesve shqiptare, valuta do te perdoret per blerjen e tekonollogjise qe ne nuk e disponojme dhe leku do te sherbej si lubrifikante i ekonomise se brendshme. Mbasi te behet kjo mund te propozohet investim mbi ato qe thoni ju por e theksoj nafta eshte nje burim jo i rinovueshem dhe teknollogjia e neserme mund ta nxjerri edhe jasht loje. Pra ekonomia e bazuar ne te eshte delikate dhe me risk te larte (duhet te dini se edhe vendet me te medhaja te eksportit si ato te Golfit (arabi saudite, kuvajt etj) kane kohe qe po investojne ne energji te rinovueshme pasi e dine qe ajo eshte e ekonomia e ardheshme.
Valter,
Une desha te thosha :
– Eshte e treta here qe, une mesoj shume nga ty per sa i perket ceshtjeve ekonomike. Une jam nje ekonomist diletant.
– Me vjen keq por, per venjen e takses se transaksioneve financjare, vendet e BE dhe sidomos Gjermania duan ta vene por nuk e vene dot ne shkalle eurpjane se nuk eshte dakord Anglia, ekonomia e se ciles eshte e bazuar ne industrine financjare.
– Une di se Shqiperia paguan cdo vit, vetem per interesat e borxhit publik mbi 50miljarde leke te reja.
– Borxhi publik i joni eshte vetem reth 63,3% te PBB dhe i Italise mbi 120% dhe m.gj.ate Italia merr kredi nga jashte duke shitur bonot e saja te thesarit. Pra, ne se Shqiperia ben llogarite mire ( duhet specialiste te mire ) nuk do jete problem shitja e bonove te thesarit ne tregun e kapitalit te huaj. Shitja e vetme dhe e fundit e eurobonsave shqiptare u be ne nendor 2010 per 300miljon dollare me interes 7,5% dhe maturitet pese vjecar.
– Mendoj se, rritja e taksave per bisnesin e huaj ne Shqiperi duhet menduar mire sepse, ai te hiken dhe nuk te vjen me. Kapitali i huaj nuk ka atdhe, ai shkon atje ku fitimi eshte me i madh.
– Jam i bindur se, tregu nuk eshte i ndershem ose filantrop. Ligji baze i tij eshte fitimi dhe kjo eshte e drejte. Fjalet e bukura jane fukarallek.
– Taksimi i shtreses se mesme ne Shqiperi duhet menduar mire. Pa shtrese te mesme nuk ke demokraci dhe ekonomi tregu.
– Sic thashe edhe ne shkrimin me siper, qeveria duhet te kete shume kujdes nga thenjet pa pergjegjesi te profesoreve dhe specialisteve, sepse ne fund te fundit paguan taksapaguesi shqiptar.
– Ne Shqiperi duhen hapur Institute studimi te te gjitha fushave, Institute qe, i prishi i pa afti Sali Berisha me ekipin e tij partiak.
Gjermanet thone : Wissen ist Macht. Te dish do te thote te kesh pushtet ose : te dish do te thote te dish te drejtosh.
Pershendetje
Hahaha, pershendetje “me pak i ri”. E ke gabim, ne mesojme nga njeri tjetri edhe pse une jam specialiste ne kete fushe. Dija nuk ka fund, dhe padyshim asnje nuk mund te disponojme te vertet apsolute( per me teper qe edhe nuk eksizton).
Une kam me shume shkolle se ky profesori ne kete fushe dhe kur beje analize marre parasysh te gjithe faktoret e brendshem dhe te jashtem, aftat shkurter, mesem dhe te gjate. Nuk mund te dalesh dhe te besh te tilla deklarata, per me teper qe mban edhe nje titull. Jane teper mediokre. Si mund te thuash qe keta dy jane sektoret (bujqesi dhe nafte) jane ata qe qeveria e re mund te bazohet? Cdo te thote kjo? A e di ku profesor qe edhe nese ka nafte vetem projekt-studimet, dhe pastaj vendosja ne praktik (çpimet, makinerit, e gjithe infrastruktura pasi duhen edhe rruget etj) duan minimumi 2-3 vjet kohe dhe me shume, domethen i ikin nje mandat kot. A e ka kete lluks qeveria qe do te vij te presi aq shume ?
Por edhe bujqesia eshte shume e veshtire per tu rimekembur pasi e gjithe infrastruktura (bonifikimet, kanalizimet, drenazhimet, sistemi i vaditjes) jane te shkaterruara. Shtetit komunist ju desh 15-20 vjet per te vajtur ne nje situat te pranueshme (vitet 70 ishte fitorja me e madhe, sigurimi i bukes ne vend, sigurimi i pavarsise ekonomike). Ajo eshte ne nivel primitive nga agro-industrial qe ishte. Pra keta antishqiptare qe kane qeverisur per keto 23 vjet me dashje apo nga injoranca e kane çuar gjithçka nen zero. Them nen zero pasi jo vetem shkaterrim material te tyre por edhe cilesor (ndotja e ujrave nga plehra eshte nje problem kryesor qe sot ne nuk e dim), po edhe mentaliteti fshatar eshte pertok (nuk i ben dy shqiptar bashke dhe tu thuash duhet te bejme kooperim ose te krijome kooperativa (gogoli komunist)).
Kjo eshte e para, e dyta per te ardhur tek ajo qe thoni ju per taksen financjare: ajo eshte quajtur taksa Tobin (ekonomiste Tobin) dhe nuk eshte se eshte e veshtir per tu aplikuar por sepse pushtetin ekonomik dhe politik e kane vet bankat ne europe dhe ato skane sesi te pranojne tu marrin nje pjese te fitimeve pasi nuk realizojne dot planet e tyre…
E treta, borxhi publik nuk eshte ne ato shifra por edhe me i larte, por e zem se eshte aq. 60% e GDP nese do te kishim GDP sipas ketyre nastradineve tane tek 10 miliard euro vetem per borxhin do te shkonin 6 miliard (kjo e perkthyer ne vetem principal dhe interesa llogaritet te jene tek 1.2 miliard ne vit te paguash kesh (minimumi)). Por shteti nga kjo GDP sikur ta mblidhte 100% taksen do ti mbeteshin aty tek afersisht 800 milion euro (TVSH 20%). Por kaq para sdalin per te gjitha shpenzimet buxhetore. Shteti eshte i detyruar te futet ne borxhe prap dhe rrethi vicioz ska te mbaruar. Vendet si Itali, Angli, apo edhe Amerike, edhe pse e kane kaluar mbi 100% GDP, financohen sepse bankat (qe jane nje dhe vetem nje sistem, te mire koordinuara dhe qe drejtohen nga e njejta dore) “ne emer te nje vlersimi nga ato agjensit e vlersimit qe e kemi diskutuar njeher” qe jane komplet fallso blejne bonot e thesarit te ketyre shtete. Matematikisht nuk shkon pasi i binte qe i gjithe fitimi i shtetit qe merr prej te ardhurave duhet tu paguahej financuesve (llogaritja e me larteme qe bera). Sot ato nuk u kerkojne fare principale por vetem interesa. Pra financuesit i mbajne keto shtete sikunder mbahet nje i semur ne spital me gjake apo me serume. Ne momentin qe ato duan te ndryshojne u heqin tubat dhe ato asfiksohen. Pra e then shkurt ekonomia e nje vendi nuk mund te mbahet me borxhe ashtu siç eshte edhe fjala e urte popullore qe shtepia sbahet me borxhe pasi vjen nje dite dhe e humbet.
Zgjidhja : ashtu siç e them edhe ne komentin e pare eshte vetem, te shpenzosh pak, me nje fitim te kenaqshem dhe ne kohe te shkurter. Kjo behet vetem nga sektori i energjise se rinovueshme. Cdo koder duhet te instalohet nje eolien, çdo perrua ku ka pasur mullinje qe bluhesh buke duhet te ket nje gjenerator ku prodhon energji, çdo koder e ekspozuar nga 10 ore nga dielli duhet te shtrohet me panele diellore. E dyta eshte qe çdo emigrant duhet te ndihet mbret kur vjen ne vendin e tij, duhet te respektohet dhe te konsiderohet 10 fish me i privilegjuar nga turistet 1 apo 10 ditorsh (te huaj) qe futen per te pare vendin. Duhet qe te krijohet nje ekonomi e gjelbert ashtu siç eshte edhe ne Danimark (nese duhet te marrim nje shembull sesi duhet te veprojme). Ketu e kam fjalen edhe tek bujqesia qe duhet te perqendrohet tek produkte bio, cilesore qe diferencohen nga ato te konsumit ne mase (te sintezes dhe te trajtuara).
Nese qeveria e re nuk ben keto shume shpejt do ngrej duart perpiet dhe do vij prap xhaxhi saliu duke krijuar qeverin teknike te “shpetimit” dhe tubin e sorumit nuk do te na e heqim me.
Valter,
Shume faleminderit per spjegimet profesjonale. Une mesova perseri shume prej teje.
Te uroj ty dhe familjes nje te djele te kendeshme.
Pershendetje
Ne mesojme nga njeri tjetri plaku, edhe une te uroj nje te diel te kendshme. Per nja tre dite jame aty tek ty per nje konference, mbi menaxhimin e burimeve natyrore (Berne me sakte).
Ne demokraci qeveria qe drejton vendin zgjillet me votat e lira dhe i jepet e drejta te qeverise,ku dhe eshte e drejte e saj,deri ketu jemi ne rregull,Po populli cfare te drejte ka qe qeverise i ka dhene te drejte te qeverise,ku cdo pasuri e vendit eshte e tij,a mundet qeveria te vendose per nje pasuri e cila eshte e popullit, te pakten populli duhet te informohet per cdo privitazim kombetar qe behet per pasurite e medha si nafta, gazi, mineralet detet,lumejte.dhe jo vetem te shpallen ne gazete kur ato i marrin mafiozet, duhet thene se deri tane ne shqiperine tone akoma nuk ka ardhur investitor korrekt dhe i fuqishem per te investuar ne ekonomine shqiptare ,pse nuk kane ardhur duhet te japin nje pergjigje qeveritret tane,qe drejtojne tash 23vjet.po te hedhesh nje shikim zhvillimit ekonomik te shqiperise eshte bere nga cdo gje nga pak dhe asnjegje,vetem vilat e qeveritareve e ish qeveritareve ndrisin nga luku, se tjeter gje ne kete vend nuk eshte bere, shumica e gjerave te mira jane bere nga emigrantet te cilen kane sjelle eksperiencen e tyre nga kane ardhur, biles ata vetem se kane gjetur pengesa ne qeverine e tyre se jo ndihme,ka shume per te trajtuer ne kete ceshtje por qeveria e re te filloje me nje objektiv krejt te ndryshem se cfare eshte bere deri tani sepse po ecen ne kete forme jane te destinuar te deshtojne.
Merrni ne kosiderate ato mendime te vlefshme te mira dhe qe kane mundesi reale per tu realizuar e mos u merrni me filozofi boshe kush te jete me i zgjuar.Profesori ne fushen e tij di me shume ata qe ekane ne dore te konsultohen e te bejne ate qe mund te realizohe.enjoh personalisht prof.dhejane shume inisiativa qe ne kushtet konkrete realizohen pa diskutim.gjithmon duhet te vlersoni mendimet me sens pozitiv dhe rezultativ dhe mos u tregoni megalloman ju qe smerrni vesh fare
Zonje apo zonjushe e nderuar “Lushe”, pak me e qete, mos u nervozo. Nuk ta sham apo persekutuam profesorin tend, nuk e vem as ne diskutim miresin e tij si NJERI. Tham vetem qe propozimi, IDEJA eshte i nivelit medioker (pa e ofenduar) ose ne shqip i nivelit te mesem,kalues, i pamjaftueshem, ashtu siç jane edhe te shume profesoreve te tjere ne Shqiperi. Ndoshta profesori yte nuk eshte i fushes se ekonomise.Edhe ne japim mendim mediokre kur sjemi te fushes ku studjojme dhe punojme. Per me teper, duhet ber kujdes kur je me titull profesor pasi aty flet me pergjegjesi. Te jesh profesor ketej ne perendim eshte gje e madhe, presupozohet qe disponon nivelin me te larte te dijes, ndersa tek ne i marrin titujt sikur blen domate ne pazar, me nga nje dreke dhe nga nje plagjiatur (merr nje teks te huaj, perktheje dhe vendosi emrin tend ne fund). Kemi shume te tille, gati gjysma e deputeteve qe jane pa shkolle te mesme i ke me tituj profesor doktor. Jo me kot jemi ketu ku jemi (vend i botes se tret, vend afrikan) pasi ne jemi kalbur nga koka.
Ketu profesori ka hedhur nje ide publike dhe dikutimi dhe vlersimi eshte ne nivel idesh dhe si te tilla kane brenda vlersimin e te mires.
Pra duhet te kuptosh konceptin e te mires.Nese ato qe thot profesori yte jane te mira dhe kete se hedhim poshte pasi padyshim jane gjera te mira, por e mira ka mase, ajo ka nje shkalle qe fillon nga me e pakta deri tek maximalja. Pra ne bejme propozime per te dhen nje ide qe permban brenda masen e te mires. Ketu e mira e profesorit ka kosto te madhe (kostot mjedisore jane te pallogaritshme, per naften e kam fjalen), eshte ne nje te ardheme te mesme dhe te larget. Padyshim edhe profesori nese i lexon keto komente, do te jet i te njejtit mendim, nese eshte profesor me merite, pasi idet analizohet. Te pershendes!
Kryeministri i ardhshem ka perpara nje fat te madhe per ta bekatuar shqiperine dhe shqiptaret te cilen nuk e zbuloi e ta shfrytezonte Berisha.Kjo qendron ne shfrytezimin e disa mendjeve te ndritura si A.Collaku,T.Velaj(Aderim ose Terli Verli) dhe V.Kici.Me keta(po te degjohen propozimet e tyre nga Kryeministri) mendje ndritur te zbuluar ne pleqerine e vonet,nafta do te shperthej kudo ne shqiperi dhe pastaj lum si ne e lum si ti.
Ha ha ha ha!
…si nje batute ,do te ishte mese e bukur!
ky askushi kurre nuk mbushi!!
Në puergjithësi komente te droguarish, ose zagaresh te qeverise. Shume pak komente jane me mend dhe me deshire te mire. Pjesa derrmuese jane haxhi qamiler. Lefteri nuk ka kombesi shqiptare. Ai zagar ka qene gjithe jeten. Prandaj nuk behet ky vend.