Kompania e shpërndarjes së energjisë prej dy javësh njoftoi se nga sot do të kryejë ndërprerjen e të gjitha institucioneve shtetërore që rezultojnë debitore.
Në një njoftim të nisur për mediat, CEZ bën me dije se 150 ndërmarrje buxhetore nuk do të kenë më energji.
Këtu përfshihet administrata publike e QSUT-së, njësitë bashkiake të kryeqytetit dhe disa rretheve, drejtoritë e Ujësjellësve dhe kompani shtetërore si Albpetrol dhe Armo.
Por çfarë ndodh pas këtij aksioni të paralajmëruar?
Siç raporton Vizion Plus, të gjitha zyrat e spitalit “Nënë Tereza” janë duke përdorur energjinë elektrike. Ndërprerje nuk ka pasur as për postën shqiptare, dhe as për njësitë bashkiake në kryeqytet.
Gjithashtu drejtoritë e Ujësjellësve që CEZ njoftoi se ka bërë ndërprerjen e energjisë të kontaktuar nga Vizion plus konfirmuan se kanë pasur drita gjatë gjithë ditës.
Vetë kompania CEZ, që ka shpërndarë njoftimin e ndërprerjes deklaron se aksioni ka nisur sot, por jo njëkohësisht në institucionet e të gjithë vendit.
Sipas kompanisë së shpërndarjes, aksioni do të shtrihet në kohë pasi është e pamundur të bëhet ndërprerja për dhjetëra institucione njëkohësisht.
Gjithsej, borxhi që institucionet shtetërore i kanë CEZ-it arrin në 65 milionë dollarë, përfshirë dhe kamatëvonesat.
Situata financiare e CEZ është përmirësuar që prej janarit, megjithatë mbetet problem borxhi që vetë CEZ duhet t’i shlyejë kompanisë KESH, shumë kjo e trashëguar nga periudha e administrimit të çekëve.
Kjo eshte nje nga vrimat e medha ne ekonomi, qe qeveria e shpellareve po iu le te tjereve. Shkaterrimet i bene shpellaret dhe tani i duhet qeverise se re qe te ktheje gjendjen ekonomike te pakten ne nivelet normale. Po ku ka qeveri qe te ktheje ne nje kohe te shkurter ne normalitet, kete gjendje katastrofale qe ndodhet ne arken e shtetit? Nje nga rruget e duhura dhe te doemosdoshme, eshte sekuestrimi i te gjithe pasurive te shpellareve qe i kane vene ne kohen e largqoftit, Berisha. Nga parate e mbledhura te paguhen faturat me shifra marramendese, qe jane akoma te papaguara. Njerezit e thjeshte nuk duhet te ngarkohen me shume me taksa, si nje mundesi qe te mbushet perseri arka e shtetit. Nuk duhet te behen te njejtat gabime si u bene pas 1997-s. Ata qe e krijuan kete gjendje dhe duhet te paguajne. Mjaft paguan shqipetaret zullumet e shpellareve.
kjo eshte shteti vjedh veten ,sikurse hajduti vjedhe xhepat e tij.kjo eshte kultura e saliut qe solli gjithe veriun e pushtoi pronat kudo ne gjithe vendin prona publike dhe private dhe nuk paguan asnje lek .tani ata mendojne se kane te drejte te marrin çte duan dhe mos te paguajne.Parajsa saliane per verioret.Shikoni kush nuk paguan dritat ..dihet se kush..prandaj jane te pa sukseseshme veprimet e cez-it.
Te penalizuar nga KESH (dhe jo vetem nga ai), jane vetem qytetaret qe zbatojne ligjin. Paradoks tipik shqiptar!