GRECO: Shqipërisë i duhet një strukturë e pavarur për të luftuar korrupsionin

5 Gusht 2013, 18:26Ekonomia TEMA

GRECO, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit, është një trupë që funksionon pranë Këshillit të Europës.

Pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha u krenua me vlerësimet e dhëna nga kjo organizatë për Shqipërinë.

Por Sekretari Organizativ i GRECO, Wolfgang Rau, jep një panoramë ndryshe në një intervistë për Deutsche Welle.

Ai thotë se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në luftën kundër rasteve korruptive, lidhur me zyrtarët e lartë dhe punonjësit e sektorit publik.

Rau ka një sugjerim. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një strukturë të pavarur për të luftuar me sukses korrupsionin.

“GRECO në raportin e tij, të publikuar së fundi, ka deklaruar se përvoja lidhur me parashikimet e Kodit Penal për korrupsionin ka qenë e limituar, si lidhur me zyrtarët e lartë ashtu edhe në përgjithësi me punonjësit e sektorit publik.

Përvoja tregon se duhen përmbushur disa kushte për të luftuar me efikasitet korrupsionin, duke filluar nga një vullnet i fortë politik në nivelin më të lartë politik që përkthehet në masa praktike për të siguruar që policia, akuza, dhe gjykatat kanë në dispozicion mjetet e duhura për të kryer punën e tyre, përfshirë edhe një numër të mjaftueshëm stafi të specializuar. Për më tepër, në shumë vende ngritja e një strukture të fuqishme, të pavarur anti- korrupsion ka provuar të jetë një aset në luftën kundër korrupsionit,” tha Rau.

“Në fund të tetorit, GRECO do të organizojë një vizitë vlerësuese për Shqipërinë në kuadër të raportit të radhës që ka të bëjë me parandalimin e korrupsionit për anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët. GRECO planifikon të adaptojë një raport vlerësim në fillim të vitit 2014 dhe pritet që Shqipëria, të plotësojë brenda 18 muajve rekomandimet që do të përmbajë ky raport.

Natyrisht, në këtë fazë, nuk mund të flas për gjetjet e ekipit vlerësues dhe rekomandimet që do të ketë në raportin e GRECO-s, por është e qartë që fushat që do të mbulojë ai janë kyç për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Përgjithësisht, lipset angazhim i qartë politik dhe veprimi i vendosur, duke përfshirë si masat parandaluese ashtu edhe ndjekjen penale efektive, gjykimin e veprave penale të korrupsionit për ta luftuar atë me sukses”./ep

12 komente në “GRECO: Shqipërisë i duhet një strukturë e pavarur për të luftuar korrupsionin”

  1. Dean says:

    Ne kemi Gjigandin ilir meta qe do luftoje korrupsionin.
    Arma e tij sekrete:Nasip Naco,ish-brigadier kooperative qe e njef Korrupsionin qysh ne rinin e tij.

  2. shqiptar says:

    Bir selman i nenes ke te qaj me pare!po ku ka zyrtar qe merr rroge nga shteti qe te mos jete i korruptuar ketu ne shqiperi.Ketyre te GRECO DO TJU DUHEN 100 VJET qe ti nxjerrin te gjithe!!!!!!!!

  3. nik says:

    Mbase nje strukture te tille preferon Ngjela te drejtoje….

    1. fl says:

      Ata qe se deshen ne Min. Drejtesise nuk do e duan as aty

  4. otto says:

    kjo strukture eshte e pershtatshme per Spartak Ngjelen. Me fonde te BE e pavarur financiarisht nga Shteti Shqiptar.BE duhet ti interesoje aq shume nje anetar i ardhshem i BE te jete i lire nga tentakulat e korrupsionit.

  5. Horri i Bulevardit says:

    Korrupluftohet, por shqiptaret sjane gati per te luftuar korrupsionin qysh ne rrenje, kete e treguan zgjedhjet e fundit.
    Korrupsioni do te luftohet pjeserisht, megjithe vemendjen e kryeministrit Rama, per ta luftuar kete korrupsion, shqiptaret nuk ja dhane doren Edi Rames, per ta zhdukur korrupsionin, kjo per arsye se shqiptaret besojne akoma tek fjalet dhe nuk shohin punen e tjetrit.
    Mendimi im: Edi Rama duhet tja besoje luften kunder korrupsionit ekonomik, Erjon Braces, eshte shume i pergatitur ne fushen e financave dhe di shume afera korruptive, afera qe i ka denoncuar edhe ne publik.
    Spartak Ngjela duhet te jete ne krye te Gjykates se Larte.

  6. Landi- Sverige says:

    Nje shtet i ndertuar ne cdo qelize te tij me korrupsion ne nje vend ku njeriu lind, jeton dhe vdes vetem me korrupsion! Ashtu si ushqimi baze i shqiptarit, buka, edhe korrupsioni eshte ne DNA-ne e tij! Ndoshta do te duhen te kalojne disa breza ne shume e shume vite qe te minimizohet ky kancer i shoqerise!

  7. permetar says:

    GRECO mere shembullin tone dhe shperndaje ne gjith boten Me shokun ILIR (BLLOKU)dhe shokun Rama 20% ne zhdukim korupsjonin jo vetem ne shqiperi por ne tere boten.Po te duash ja u japim te dy keta fenomene por vetem perkohesisht se na duhet per vendin tone qe te harijme suksese te pa para ne ruge te pa shkelura.Perpara per fitorje te reja.

  8. Lirim says:

    Lufta kunder korrupsionit duhet te filloje me Berishen. Nese kjo nuk ndodh, shqiptaret do ta humbin krejtesish shpresen per lufte ndaj korrupsionit

  9. Volteri says:

    Tani eshte momenti te themi te verteten per avokat Spartak Ngjelen, i cili si jurist i pergatitur dhe guximtar
    eshte me i nevojshem per gjyqesorin se sa per ekzekutivin.
    Dihen dobesite e organeve te gjyqesorit ne Shqiperi.
    Ne kete dege te pushteti i duhet gjetur vendi i duhur Spartak Ngjeles.
    Per kete, qe po deklaroj si qytar i thjeshte, kam besim se po bej dicka per luften kunder korrupsionit ne atdheun tone te shtrenjte

  10. ne programin tone te rilindjes luften kunder korrupsionit e kemi konceptuar simbas thenjes popullore gozhda nxjerr gozhden.keshtu pra korrupsionin do ta luftojme me te korruptuarit.krimin me kriminelat hajduterine me hajduter dhe keshtu me radhe. mos beni te pa durushem kini besim tek vija politike largepamese te krietarit tone rama.

  11. Astrit says:

    Duhet te filloje me Penicilinen, Familjaret e tij Mafjoze qe vjedhin Shqiperine dhe shqiptaret, Ilir Kokelopen qe ka vjedhur Floririn e Shqiperise, e me radhe biznesmenet qe dalin fasade te pushtetareve ish komuniste kriminele qe vodhen shqiptaret dhe kane falimentuar bizneset e ndershme te shqiptareve nepermjet gjobave qe u vinte spiuni kriminel “financieri” per monopolizimin e tregut.

    Te futen ne Burg, t’u sekuestrohen gjithe pasurite qe kane vjedhur dhe te rifilloje perseri si ne 1990 pa hajdutet kriminele te shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje