Qytetarët që kursejnë, tani përfitojnë shumë më pak të ardhura se më parë. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se interesat e kursimeve në tregun e brendshëm kanë rënë në minimumet historike dhe vazhdojnë të tkurren me ritme të shpejta, raporton TCH.
Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, çmimi i bonove njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave qytetarët mund t’i investojnë kursimet e tyre si borxh për qeverinë, ranë në 5.11 për qind.
Ky është niveli më i ulët i të gjitha kohërave dhe krahasuar me vitin e kaluar, të kursesh në bono thesari tani përfiton një interes deri në 30 për qind më të ulët.
Por, letrat me vlerë nuk janë forma e vetme e kursimeve që janë bërë më pak fitimprurëse. Interesat kanë rënë edhe për formën kryesore të kursimeve, atë të depozitave në bankë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për depozitat njëvjecare, në qershor interesat zbritën në 4.59 për qind, kur në të njëtën periudhë të vitit të kaluar ishin 5.5 për qind. Rënia e interesave tek kursimet favozizon buxhetin e shtetit pasi ul kostot që qeveria paguan për borxhin./b.l
Kjo do te thote qe mblidhni bythen mire te gjithe, per ca kohe te mira.
Se ekonomia ka vite qe spo ecen.
Sala mburret se kemi rritje, por ne te vertete ska rritje. Ai rriti borxhin per te mbuluar renien, dhe qe tani qe po iken po na le nje marrshalla borxh.
Po nese, per nje periudhe te mire shtrengoni cte mundni se kohe te veshtira shikohen ne horizont.
Kur motori i ekonomise shqiptare (bankat) kane filluar te shtrengohen, kete duhet ta bejme dhe ne si popull. Mjere kush do vuaj.
…Rënia e interesave tek kursimet favozizon buxhetin e shtetit pasi ul kostot që qeveria paguan për borxhin./b.l
Pikerisht per kete duhet te investohet ne bono thesari nga qytetaret shqiptare.Bonot e thesarit jan ivestimi me i sigurt per kursimet e shqiptareve,pa marre parasysh se kush drejtim politik esht ne pushtet.
Zigur Qarri,
Ti ke shume te drejte kut thua : ” Bonot e thesarit jan ivestimi me i sigurt per kursimet e shqiptareve,pa marre parasysh se kush drejtim politik esht ne pushtet.”
Ne se borxi publik i Shqiperise qe, ne pjesen me te madhe eshte borxh i brendeshem publik qe, eshte krijuar vetem nga shitja nga ana e qeverise se, bonove te thesati qe, ne fakt, eshte nje kredi qe i jepet qeverise nga bankat dhe populli i thjeshte.
Zigur, kjo qe thua ti eshte shume e drejte, per sa kohe qe, borxhi publik nuk behet shume i madh.
Ti e di se borxhi publik i Greqise u be shume i madh dhe nga FMN, Brukseli dhe bankat, para nje viti e gjysem u vendos qe, mbi borxhin publik grek te behej nje “Haircut” qe, do te thote ti faleshin Greqise borxhet ne volumin prej 70%, gje qe edhe u be. Pra bankat e huaja dhe greke si dhe qytetaret greke qe, kishin blere bono thesari greke humben 70% te lekeve te tyre.
Bile tani po diskutohet qe ne vitin 2014 te behet nje “Haicut” tjeter per Greqine.
Pra ne se punet shkojne shume keq dhe vendoset qe te behet nje “Haircut” per Shqiperine do humbsin leke jo vetem bankat e nivelit te dyte qe, e kane blere kete borxh por edhe qytetaret shqiptare qe kane ne portofolin e tye bono thesari shqiptare.
Kujdes, Kjo qe them une nuk do behet ne asnje menyre. Ky eshte vetem nje rast teorik. Keto qe shkruajta me mire harrojini. Une nuk dua te marr njeri ne qafe. Ky eshte vetem nje rast teorik.
Pershendetje
Plaku un te kam thene qe kam investuar ne bono thesari nje shume te madhe dhe nuk i heq.Fitimi nga to ka qene aq i madh sa nuk e marr parasysh humbjen qe nuk e besoj kurre se do te ndodhe.Konvertimi me ka djegur pak,sepse atehere nuk bliheshin bono ne Euro por vetem me leke.Un kisha nje shume 200 mije Euro qe i konvertova ne leke me vlere 1 me 1210,kur sot kembehet nje Euro me 1400.
Por edhe kete humbje perseri e kam kompesuar me fitimin.
Ajo qe nuk dijne shumica e njerzeve te thjeshte esht se leket qe investojn ne bankat e nivelit te dyte jan po bono thesari,por me nje perqindje me pak dhe me garanci te vogel(25 milion).
Logjika ime e thjeshte esht,me mire te perfitoi Sheti(edhe un natyrisht)se sa bankat private.Tung
Zigur Qarri,
Jame shume dakord me shkrimin tend dhe ke bere mire qe ke investuar ne bono thesari.Motra dhe nipi im ne Tirane, me keshillen time, bejne po te njejten gje.
Zigur, une para kater vjetsh kam luajtur me devizen. Pra luaja me kursin Euro dhe Dollar. Kam qene posicjon Trader dhe punoja me Charts dhe jo fundamentals.^
Zigur, me beso por, kur qiriri japonez levizte ne charter ne drejtimin tim ishte me mire se seks, dridhesha i teri si ne ekstaze. Nje ndjenje e vecante qe me kushtoi shume. Kuptohet se kete pune nuk ja rekomandoj asnje njeriu.
Shkurt muhabeti humba mbi 80mije Euro. Tani, si i marre qe jam, luaj prape me kursin Euro franka zvicerjane.
Kam kthyer 50mije franka zvicerjane me 41mije e ca Euro . Kursi atehere ishte Euro / franka 1,30 dhe sot me daten 2 gusht 2013 ora 02:39 e nates eshte egzakt 1,2377. Pra dal me humbje jo te vogla.
Ne fakt une pres qe, kursi te shkoje 1,40 dhe atehere dal me fitim. Une jam i bindur se, Europa do te dali nga kriza ( ajo kaloi dy luftera boterore^) pra Euro do forcohet dhe une do ( ne se do zoti) kem fitimin tim. Pra keto leke qe kam ne banke nuk do ti prek. Do ti kthej perseri ne franka zvicrejane kur kursi te veje 1,40. Let’s hope.
Zigur, ndoshta nuk bera mire qe, te tregova budallalliqet e mia por ama kjo me ben qe,te lexoj dhe degjoj per ekonomine dhe sidomos per fundamentalsat.
Naten e mire.
“Plaku” nuk eshte e vertete kjo qe thua. Kreditoret e Greqise nuk i kane terheq shumat e kontraktuara dhe interesat i kane ulur me 50%. Ato gjera nuk mund te behen dhe te them se çfare po i ndodh sot Argjentines.
Nje Gjykate Amerikane u ka dhene te drejte qytetareve te saj te cilet kane humbur para me Argjentinen. Amerika eshte duke sekuestruar anije avione etj etj te Argjentines. Cdo gje argjentinase edhe pasuria e qytetareve te saj eshte objekt sekuestrimi nga ana e Amerikes. Shqiptaret … i vene gishtin b … kur duhet ti vene gishtin kokes.
kel Ukaj,
Me vjen keq more mik. Ne se di gjermanisht shki tek linku me poshte :
http://www.deutsche-mittelstands-nachrichten.de/2012/03/39379/
Ne kete link ne gjermanisht eshte shkruar me Daten 09.03.2012:
“Haircut offenbar erfolgreich: Europa übernimmt Finanzierung von Griechenland
Mit dem erfolgreichen Schuldenschnitt wird Griechenland 110 Milliarden Euro an Schulden bei den Banken los. Dies ist die Voraussetzung, damit die offiziellen Gläubiger Griechenland 130 Milliarden Euro leihen können. Die Verlierer des Haircut sind die europäischen Steuerzahler und das griechische Volk.
Perkthimi ne shqip :
“Sic duket Haicut ishte i sukseshem : Eurpa merr persiper financimin e Greqise.
Me faljen e sukseseshme te borxhit, Greqia nuk do te paguaje 110miljarde Euro. Ky eshte edhe kushti qe, keditoret Greqise ti japin borxh edhe 130 miljarde Euro te tjera. Humbesit e ketij Haircut jane taksapaguesit europojane dhe populli grek.
Itlajanet thone : Carta canta ( letra kendon ). Pra e ke te shkruar e bardha ne te zeze qe, Greqia me Haicut u lejua te mos paguaje ( ju falen ) 110 miljarde Eruo.
Pershendetje