Biznesi tkurr investimet

24 Korrik 2013, 11:05Ekonomia TEMA

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se biznesi vazhdon të tkurr investimet në ekonomi. Instituti i statistikave raportoi se në muajin qershor, importi i makinerive dhe pajisjeve, ra me 20 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, raporton TCH.

Shifrat tregojnë se kjo është një nga rëniet më të forta. Ndërsa, në total si gjashtëmujor, bizneset shqiptare kanë importuar këtë vit, rreth 11 për qind më pak makineri dhe pajisje për investime të reja se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ky është viti i pestë me radhë kur investimet private në ekonomi tkurren. Sipas Fondit Monetar ndërkombëtar në vitin 2009, bizneset vendase dhe të huaja, investuan në ekonominë shqiptare 20.2 për qind të prodhimit kombëtar.

Në 2012-ën shifra ra në 19.1 për qind, ndërsa të dhënat paraprake për kredinë dhe importin e makinerive sinjalizojnë se këtë vit ajo mund të cekë një tjetër minimum historik. Në mars të këtij viti, tre muaj para zgjedhjeve Qeveria miratoi një paketë të gjera lehtësirash fiskale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje