Qeveria merr sërish borxh, kësaj radhe në euro

18 Korrik 2013, 10:00Ekonomia TEMA

Qeveria do të marrë sërish javën e ardhshme borxh në tregun e brendshëm por kësaj radhe ne valute, duke kërkuar 11 milionë euro. Kërkesa vjen ne nje kohe kur qarkullimi i euros është shtuar prej emigranteve, raporton Vizion Plus. Ekspertët shprehen se kostot e këtij borxhi mund të bëhen të rrezikshme në të ardhmen, për shkak te kursit të këmbimit. Ata nuk mohojnë edhe dilemën në të cilën mund të ndodhet arka e shtetit në muajt në vijim.

Por përse mund të jetë një alternativë më e mirë investimi në bono? Çdo individ, i cili ka një depozitë prej 300 mijë lekësh mund të hapë një llogari pranë Bankës së Shqipërisë dhe më pas të zgjedhë formën e investimit: bono 3 mujore, 6 mujore ose 1 vjeçare. Në rastin e bonove investimi konsiderohet më i sigurtë, por dhe interesi mund të jetë më i mirë se ai i bankave.

Ekspertët këshillojnë qytetarët që gjatë kësaj periudhe të mos pozicionohen në kursin e këmbimit pasi mund të ketë të papritura. Rritja e kërkesës për euro mund ta forcojë atë, por ndërkohë edhe ardhja e emigrantëve mund të sjellë një rritje të lekut./b.l

2 komente në “Qeveria merr sërish borxh, kësaj radhe në euro”

  1. plaku says:

    Sic duken bathet ministria e financave nuk emeton bono theseri shqiptare ne tregun e kapialit boteror. E vetmja sasi bonosh ne tregun e jashtm boteror ka qene sasia prej 300miljon dollaresh ne nendor 2010 me maturi pese vjet dhe interes 7,5 %.
    Eshte e kjarte se, per vleresimet qe kane dhene tre Rating Agentures asnje investitor nuk blen bono thesari shqiptare sepse rreziku eshte eshume i madh qe te mos marrin leket ose i blen por me norma interesi mbi 9%.
    Me sa di une bonot e thesarit ne tregun e brendeshem shiten me 5,6% qe ne fakt eshte nje gje me e mire se 9% ne tregun e jashtem.
    Djema, prodhimi vjetor bruto i Shqiperise eshte 23,860 miljarde dollare amerikan ose 2 Billion e 386 miliarde leke te reja.
    Borxhi publik total i brendeshem dhe i jashtem se bashku eshte 772 miljarde leke te reja nga te cilet :
    borxhi i brendeshem 438,5 miljarde leke te reja dhe borxhi i jashtem 333,7 miljarde leke te reja.
    I rendesishem eshte fakti qe, qeveria e tanishme dhe qeveria e re duhet te paguajne cdo vit VETEM per interesat e borxhit 51miljarde leke te reje qe zene reth 3,7% te prodhimit socjal bruto ne vit.
    Pra thene ndryshe nga eksporti i naftes ne nje vit ne marrim me me pak dollare ( 450miljon dollare ) se sa interesat bankare te borxhit qe ne duhet te paguajme ne nje vit. Ekonomia eshte matematike.
    Sic e shifni Sala merr borxhe akoma se e ka arken bosh. Si nuk ka ndonje Minister ne qeveri qe tja dhjesi ketij horri. Nuk kuptoj se, cfare ndergjegje ka minisri i financave Bode. Sic duket dhjesin gjak nga Sala. Mos valle te gjithe ministrat frikacake kane dosje te sigurimit te shtetit dhe Sala i shantazhon.Who knows ?
    Pershendetje

  2. lili says:

    Mjafton nje deklarate:ato qe Japon borxh ke saj qeverije ne ikje e bejne kete me plot dijeni e pergjegjesi se arkat jane bosh,pra nuk do te kthejme keto pare ne si shqiptare!Kush do me rrezikuar pastaj ,le te rrezikoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje