Kryeministri në ikje, Sali Berisha, vijon që të marrë vendime. Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Berisha ka miratuar vendimin për shpërndarjen e fondit për kompensimin e pronarëve.
“Këshilli i ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve në të holla për vitin 2013”
Ky vendim u miratua në kuadër të një praktike të konsoliduar 7 vjeçare të kompensimit në të holla të subjekteve të shpronësuar.
Vendimi, duke marrë për bazë propozimet dhe sugjerimet e bëra nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut për krijimin e një skeme të re të drejte dhe jodiskriminuese kompensimi, është në të njëjtën strukturë të miratuar edhe në vitin 2012. Pra kriteret që duhet të plotësojnë subjekte e shpronësuara , prona e të cilëve është e njohur për kompensim , që të kompensohen janë:
· Vendimi i i njohjes së pronës dhe i të drejtës së saj për kompensim të jetë përfundimtar, pra të mos jetë në proces trajtimi administrativ apo gjyqësor dhe të jetë i ekzekutueshëm.
· Vendimi me të cilin aplikohet të mos jetë trajtuar më parë me kompensim si në të holla, ashtu edhe fizik.
Ky vendim së pari krijon mundësinë e kompensimit për subjektet e shpronësuara, prona e llojit truall e të cilëve është njohur për kompensim pavarësisht faktit nëse kanë përfituar kthim në të njëjtin vendim apo në vendime të tjera për të njëjtin subjekt, gjithnjë duke respektuar radhën kronologjike nisur nga numri dhe data e vendimit bazë me të cilin aplikohet.
Së dyti, për të përfituar kompensimin e pronës është e domosdoshme që vendimi i dhënë të jetë përfundimtar dhe i ekzekutueshëm. Sipas këtij vendimi nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara , që kanë përfituar më parë kompensim të plotë apo të pjesshëm me vendimin më të cilin aplikojnë. Ky kufizim është i nevojshëm me arsyetimin, që fillimisht duhet të përfitojnë edhe subjektet e shpronësuar apo trashëgimtarët e tyre ligjorë, të cilët nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme.
Së treti, kompensimi i pronës së llojit truall do të kryhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të pronës do të jetë gjithashtu sipas skemës të aplikuar në vitin 2012, pra në varësi të sipërfaqes së pronës së njohur për kompensim”, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e Kryeministrisë./b.l
Ah mor mjeran ,qe kerkon edhe ti te lesh nje gjurme te vogel ne histori,shqiperia eshte nje vend me kapacitet shume te madh por ti ishe shume i vogel per ta drejtuar ,vazhdo me enderrat e tua primitive ,pervers i qelbur
Tani qe Berisha eshte ne ikje,ka veten nje qellim,ta lere shqiperine me arka bosh qe pasardhesi tij te diskreditohet.Duke bere kete ai do thote”e shikoni kush isha une?”Ai e ka ngritur vehten ne qiell por nuk eshte as ne toke por nen toke.