Ekspertët. të ndarë për rikthimin e FMN-së

15 Korrik 2013, 10:47Ekonomia TEMA

Duhet që të rikthehen marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar  apo jo? Kjo çështje ka ndarë në mendime edhe ekspertët në vend.

Ardian Civici, ekspert i njohur i ekonomisë dhe njëkohësisht president në UET deklaron për “Ora News” se Shqipëria nuk është në situatën e rikthimit të marrëdhënieve me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Sipas Civicit vendi ynë ka aftësi të mirë paguese për boxhin dhe nuk ka një deficit të rrezikshëm.

Ndërkohë që Zef Preçi, një tjetër ekspert i njohur kërkon të kundërtën dhe  derklaron se kthimi i FMN-së është i nevojshëm pasi vendi ka mundësi edhe të përfitoj.

Nëse qeveria e re cila pritet të vij në pushtet në shtator pranon  rikthimin e marrëdhënieve me FMN atëherë disa prej premtimeve për ulje taksash pritet që të mos mbahen pasi ky institucion ka sugjeruar rritje taksash. Aktualisht FMN ka një rol këshillues për Shqipërinë./b.l

6 komente në “Ekspertët. të ndarë për rikthimin e FMN-së”

  1. Cifte Teli says:

    Imagjino se kush ka ngel te percaktoje nese duhet te kethehet FMN ne Shqiperi apo jo…te dy keta zoterinje jane lapsa kopjative te ish-kooperativave bujqesore.

    1. Arbi says:

      KE TE DREJTE, NJERI ME “KRUNDE” SE TJETRI.

  2. tironsirefugjat says:

    Cfar FMN-je doni!!!!!!!Mos e hani kte patate o popull dhe ti Edi se kurr nuk do ngreni kok e leri denglat o Zef Nuk ka edhe femi te mos jet ndergjegjsuar tashme se cte ben FMN po te futi kemben dhe mos u joshni nga “ndihma ” e saj “Nuk mbahet shtepia me miell hua” thot nje proverb e jona dhe duhet te dini nuk do jeni me “zot shtepie” se avash avash do na vjelin e do na rjepin ! Do ket shum “bura te mir” qe do ju tregojn rugen per ne FMN ! Shikoni si po e “pjekin” Greqin ne hell pa pik meshire dhe tallin bythen sa ta gllaberojn komplet dhe kte e ben me ndihmen e politikaneve te shitur te saj ktu e shum vjet !Pyesni si po katandisen femijt e tyre qe po marin me keq se ne ruget e mergimit e as qe mendohet se mund te shlyhet borxhi i tyre ! Do shikojm edhe te tjera cdo i bejn ktij shteti deri sa ta gjunjezojn perfundimisht ! Prandaj le te ket mirkuptim popullor e te luftojm ta nxjerim vet gomarin nga balta e ti Zef Percarsi mos i bjer shkurt …e mos ne sill fajdexhiun e pa meshirshem te bej komand ne vendin ton ! Mund te shkruaja shum gjat e me fakte per rolin dhe veprimtarin e FMN por jan shum dhe jam i sigurt qe e keni te leht te sqaroheni….Futja e FMN do jet tradhtia me e madhe qe do na behet e keshtu po e mbyll

    1. andi says:

      Tironsi refugjat i ditka mire punet e FMN se!!! Jo more refugjat i Berishizmit, nuk eshte ashtu. Greqija ka rrejt vedin e ma shume Europen me sandartin gjo te lart, me pagesa te dy tre fishta te administrates e lidhjeve te politikaneve me mashtrimet e vjedhejet e ndermarrjeve shteterore. FMN nu ban gja tjeter vec te kontrollon e disiplinon ne perdorimin e parase e kontrollin e korrupsionit.Berishizmi ka hallin e vet se do dalin ne shesh vjedhet e shperdorimet e njerezit e asaj rrace do denohen.

  3. raimondi says:

    Futja e FMN-se do e rise me shume varferine ne Shqiperi dhe do diskretitohet e majta

    Me dy llafe FMN eshte nje institucion i tille qe per te marre parate qe jep per financime te detyron te punosh me taksa te larta , sepse FMN ka hallin qe te marre parate e saja

    Shqiperia nuk ka nevoje per financimet me kostot te larte qe jep FMN-ja dhe formulat e saj te ngurta kane rezultuar nje deshtim….

    Shqiperia te uli taksat ne bizneset e vogla qe tu japi frymemearje dhe kene mundesi te marrin veten e te shendoshen bizneset e vogla
    ,,..Keshtu qe kjo do risi edhe fuqine blerese
    ,
    ….. dhe te vendosi taksa paksa te larta tek binzeset e medha ne menyre qe te krijohen te arhdura ne buxhet …

    Bizneset e medha te tatohen sipas takses progresive……..ndersa FMN , te shkoje ti zbatoje formulat e saj andej nga Greqia, e tutje , jo ketu tek ne

    Ky Zef Preci eshte komplet trap__Ne duhet qe per kredi tu drjetohemi institucioneve te Europes, dhe do zoti afrohemi sa me shume

    Ne Shqiperi duhet ndjekur nje politke e tille qe per ata qe hapin biznes te ri manufactural:…. te mos paguajne taksa 3 vitet e para, pastaj sa te marin veten
    bjeu kokes me takse progresive ….Keshtu ben gjithe bota moderne e majte si Suedia, Kanadaja, Anglia etj etj

    1. Bamke Qylollari says:

      Tani dole edhe ekspert financash o Rahim (ond)

      Mos shkruj per cdo teme se dukesh komplet bole.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje