Çmimet e shportës ushqimore përgjatë muajit qershor janë ulur me 0.6%. Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni në krahasim me një vit më parë është 2.3%.
Ndërkohë që nëngrupet që kanë pësuar më shumë ulje janë “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, me 1.4 përqind. Ulja më e madhe prej 10.4 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate, përfshirë patatet”.
Ndërkohë që nëngrupet që kanë pësuar rritjen më të madhe janë frutat me 3.5 % dhe qeraja e banesave me 0.6%.
Ulje gjithashtu ka pësuar edhe çmimi i naftës me 0.7 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 përqind./b.l