Ilir Meta ne “Opinion” : Qeveria nuk do jete pazare postesh, por qeveri koalicioni

2 Korrik 2013, 01:38Ekonomia TEMA
Ilir Meta ne “Opinion” : Qeveria nuk do jete pazare postesh, por

Sa poste ministrore do të marrë LSI-ja?

Nuk është fare kjo më e rëndësishmja. Në këtë moment më e rëndësishmja është të ecim drejt realizimit të programit të LSI-së për rritjen e punësimit në vend.

Aleatët e tjerë të koalicionit a do të përfshihen në qeveri në poste ministrore?

Sigurisht që Aleanca për Shqipërinë Evropiane është një e tërë.

A do ta pranonit në koalicion PDIU-në nëse do të kishte një tentativë të tillë lëvizjeje? 

Nuk mund të flas në emër të gjithë koalicionit, sepse kjo nuk është etike. Por unë e kam thënë edhe para zgjedhjeve të 13 qershorit që fryma gjithëpërfshirëse do të jetë e pandalshme.

Punësimi thoni z. Meta, por ku dhe si do t’i punësoni njerëzit? A do të ketë më shumë ministri dhe më shumë njerëz të punësuar në administratë?

Me programin për punësimin, janë pesë pikat e punësimit. Ju nuk arrini të kuptoni. Punësimi është pikërisht në rritjen ekonomike të vendit, është në vënien në punë të bujqësisë dhe modernizimin e saj. Është në krijimin e parqeve industriale dhe tërheqjen e investitorëve të huaj, duke u ofruar lehtësitë maksimale vetëm në funksion të arritjes së këtij objektivi. Pra ky është punësimi.

Z. Meta do të shtonin numrin e ministrive apo struktura e qeverisë do të mbetet e njëjtë?

Çështja e strukturës do të diskutohet. I takon Kryeministrit të ardhshëm të bëjë propozimet e para sepse ai vetë do të jetë Kryeministër.

Ju vetë sa ministri do të kërkoni?

Nuk është kjo më e rëndësishme për ne.

Unifikimi i programeve ka rëndësi. Debati i taksave ka qenë një nga më kryesorët, pasi ka pasur propozime të ndryshme nga PS-ja dhe LSI-ja për këtë çështje. Çfarë luan në këtë histori?

Unë mendoj se diskutimi dhe debati që është bërë natyrisht që sjell nevojën për reflektim, por në parim të gjithë jemi dakord që ai që fiton më shumë duhet të kontribuojë më shumë. Konkretisht se si do të ecet më tej, kjo do të bëhet publike në momentin që do të detajohet programi qeverisës. Por është theksuar se ky program përveç ekspertëve të forcave politike të cilat do të përbëjnë qeverinë e ardhshme do të jetë një program i konsultuar edhe më gjerë.

Meqë jemi te programi. Z. Rama tha pas zgjedhjeve se Shqipëria është në krizë dhe se të gjithë bashkë duhet ta përballojmë. Çështja është a janë në këto kushte kur deficiti buxhetor edhe investimet gjatë 6 muajve të fushatës kanë qenë shumë të larta, të ardhurat të ulëta gjithashtu, a janë të realizueshme objektivat tuaja për premtimet elektorale për uljen e taksave apo heqjen e TVSH-së për energjinë, heqjen e akcizës dhe ato që ju keni premtuar?

Së pari, duhet të kemi parasysh se në themelin e kësaj qeverisjeje duhet të jetë transparenca dhe përsëri kjo do të verifikohet nga ju në radhë të parë dhe nga opinioni publik. Një nga elementët e parë të qeverisë do të jetë inventari, pra cila është gjendja reale financiare, buxhetore, ekonomike që do t’i bëhet e ditur opinionit publik. Së dyti, do të jetë një program për stabilizimin e kësaj gjendjeje, për mbushjen e këtyre gropave dhe natyrisht që kjo sado ndikim të ketë nuk do të mund të shmangë vullnetin për të realizuar ato reforma dhe ato premtime të cilat e rrisin ekonominë në vend e gjallërojnë atë dhe çojnë përpara dhe reformat sociale.

A keni një ide se cilat do të jenë vendimet e para që do të merrni në 100 ditët e para? Cili do të jetë premtimi i parë që do të mbani?

Këto do të bëhen publike kur të jetë gati programi. Premtimi i parë është transparenca. Ky është premtimi i parë dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme.

Keni pasur dy marrëveshje të tjera jo kaq të shkruara apo të përkufizuar me z. Rama. Një në vitin 2002 dhe të shkruar në vitin 2007. Në të dyja rastet ju pretendoni se z. Rama nuk i ka qëndruar këtyre marrëveshjeve. Çfarë ju bën të besoni se këtë herë do t’i qëndrojë kësaj here?

Po ndoshta edhe thënia popullore “e treta e vërteta”.

E dyta, a kanë lënë hije në raportet mes jush akuzat e përbashkëta që keni shkëmbyer këto katër vjet?

Mendoj se kryesore është angazhimi i përbashkët për të ardhmen dhe mendoj që kjo do të dominojë.

A keni qenë ju i zhgënjyer nga qeverisja me Partinë Demokratike?

Nuk dua të flas për atë kohë sepse unë natyrisht kam pasur mendimet e mia. Këto mendime ia kam shprehur edhe z. Berisha, ua kam shprehur edhe përfaqësuesve të caktuar, por nuk mund të flas sepse nuk më duket e drejtë të flas për një gjë që ka kaluar.

Z. Berisha ka dhënë dorëheqjen në fund të një rezultati në fakt që ia bënte të pamundur vijimin e mëtejshëm. Në gjykimin tuaj si ka qenë ai si Kryeministër i vendit gjatë 4 viteve që keni bashkëpunuar me të dhe si e gjykoni gjestin e fundit dhe kontributin e tij në politikë? 

Kjo do të donte një kohë të gjatë dhe ndoshta unë duhet të isha pak më i qetë pas një fushate mjaft intensive dhe të lodhshme. Por e rëndësishme është që situata në vend është e qetë pas zgjedhjeve, ka përgatitje për të bërë një tranzicion si në çdo vend normal evropian dhe mendoj se kjo do të na ndihmojë për të lënë pas disa probleme që patëm me zgjedhjet. Dhe është shumë e rëndësishme që ky proces të vazhdojë në mënyrë të tillë. Dorëheqja mendoj se ishte një akt normal edhe civil dhe si çdo akt i tillë vlen të vlerësohet.

Po e ndiqni garën që po zhvillohet në PD?

Nuk kam asnjë interes për garën në Partinë Demokratike.

Kush mund të jetë kryeopozitari më i mirë për ju dhe z. Rama gjatë kohës që do të jeni në pushtet?  

Për ne nuk ka rëndësi fare se kush do të jetë kryeopozitar. E rëndësishme është që opozita e re të kontribuojë edhe ajo për të bashkëpunuar për të mirën e vendit, për të mirën e reformave. Të jetë një opozitë konstruktive, një opozitë me propozime. Blendi pak më parë më bëri pyetjen se cili është mendimi im për z. Berisha si kryeministër. Ndoshta, mendoj unë, një nga problemet më të mëdha të tij ka qenë se merrej shumë me çështjet politike, merrej me çështjet e opozitës ndërkohë që mund të merrte disa vendime që mund të dukeshin si të vogla dhe të parëndësishme por të cilat kishin impakt të përditshëm në jetën e qytetarëve shqiptarë.

Z. Rama një ditë përpara se z. Berisha të jepte dorëheqjen, ku doli për fitoren e aleancës suaj, ku tha i uroj jetë private të qetë. A mos ishte ky tejkalimi i kufirit ky nga z. Rama?

Për ne është e rëndësishme të ecet vërtet më shpejt drejt një konsensusi sa më të gjerë për ato reforma që ka nevojë vendi sepse një nga problemet më të mëdha që ka pasur vendi ka qenë jo se ka pasur apo s’ka pasur maxhorancë  apo opozitë, por sepse bashkëpunimi i tyre nuk ka qenë aty ku duhej. Prandaj edhe për të ardhmen pavarësisht se ne kemi një maxhorancë tepër të gjerë, konsensusi është shumë i rëndësishëm për të forcuar stabilitetin e vendit, për të rritur besueshmërinë vendit edhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ju keni qenë kundër një sistemi shëndetësor falas që ka premtuar PS. Si do të rakordoni në këtë pikë?

Mendoj që kur të publikohet programi i ardhshëm i qeverisë mund të diskutojmë më konkretisht për çdo çështje.

Tani në këtë mazhorancë me 84 vota do të kërkoni që bëhen ndryshime kushtetuese për t’i dhënë më shumë garanci opozitës qoftë për emërimet në gjykata apo të presidentit etj?

Ne kemi qenë dhe jemi që Kushtetuta të rivendoset në themelet për të cilat votoi populli shqiptar dhe që u ndryshuan në atë mënyrë që ne e kemi konsideruar të padrejtë dhe i qëndrojmë edhe sot e kësaj dite. Por, për të bërë ndryshime në Kushtetutë apo qoftë edhe në Kod, një parim thelbësor është konsensusi dhe me opozitën në mënyrë që të ketë një legjitimitet të  padiskutueshëm sepse nuk mund të ndryshosh Kodin pa u dakordësuar dhe me opozitën dhe t’i thuash që unë e bëra ligjin kështu dhe tani po deshe hajde, po deshe mos hajde në zgjedhje. Kështu që parimi i konsensusit mbetet i padiskutueshëm. Natyrisht që vullneti ynë ka qenë, është dhe do të jetë për këtë çështje. Sa i përket çështjes së ekuilibrit, mendoj se u zgjidh edhe puna e ekuilibrit të ri politik sepse ishin të gjitha pushtetet të përqendruara në dorën e një force politike. Tani kemi një ekuilibër  sepse kemi një president i cili është zgjedhur kryesisht nga demokratët por edhe nga ne. Mendoj që do të ketë një bashkëpunim midis presidentit dhe mazhorancës së re në Parlament, në qeveri, institucione dhe të tjera. Është një gjendje ekuilibri e cila imponon një bashkëpunim objektiv dhe të gjerë politik në vend. Ndërsa ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kod kërkojnë konsensus. Nëse të tjerët japin konsensusin ne jemi shumë të lumtur për këtë gjë.

Çfarë do bëni ju për Radio Televizionin Shqiptar?

Mendimi im është që t’i japim të gjitha institucioneve pavarësinë e duhur. Të jenë garante për të gjitha palët. Të vendosim disa kolona të shtetit dhe besoj se do ta bëjmë këtë gjë.

Mendoni se do të keni mundësi të realizoni disa nga projektet tuaja në këto vështirësi financiare?

E theksova edhe më parë që akti i parë do të jetë transparenca. Askush nuk mund të thotë sot me saktësi të plotë se si është gjendja financiare e vendit. çdo gjë do të bëhet e ditur për publikun por kjo nuk do të ndryshojë objektivat tona. Do të kërkojë një periudhë stabilizimi por natyrisht që reformat, ristrukturimi i ekonomisë do të ndodhë siç janë premtuar.

Rama në programin thotë se do të krijojë 300 mijë vende pune dhe ju nuk kishit një shifër konkrete. Le tga themi që ai fantazon dhe ju jeni më realist. Në këtë kohë që po rrini më shumë bashkë po ju bën ai më me fantazi apo ju po e bëni më realist?

Mendoj se objektivat domethënës janë një motivim më shumë për të punuar më shumë për të shkuar drejt tyre. E rëndësishme është që çdo ditë të tregohet përkushtim maksimal për realizimin e një programi dhe për të reflektuar kërkesat dhe nevojat e përditshme të qytetarëve ndaj qeverisë. Në rast se demonstrohet kjo çdo ditë atëherë beteja është e fituar. Vetëm distanca midis qeverisë dhe qytetarëve sjell zhgënjim dhe atë reagim që e pamë më 23 qershor.

Ka qenë realizmi juaj që bënë që PS të mbesë aq sa ishte dhe LSI të rritet shumë?

Së pari PS është rritur. Ky është një fakt i pamohueshëm. Së dyti PS ka një meritë që insistoi për të bërë këtë koalicion, atëherë ku u sulmua, kur u anatemua nga të gjithë. Dhe natyrisht që kërkesa për këtë koalicion  u bë mbi një besim që ky bashkëpunim do të shumëfishonte energjitë dhe elektoratin sikurse edhe ka ndodhur.

Nga PS është deklaruar se ministrat nuk do të jenë deputet. Mendoni që do të cenohet niveli profesional i qeverisjes kur qeveria nuk do të jetë e përfaqësuar nga nivelet më të larta politike dhe kapacitet  më të larta profesionale që ka të paktën nga PS?

Unë nuk kam asnjë arsye që të ndërtoj përgjigje mbi komentet që ju keni dëgjuar. Por në respektin tuaj mund tju them që kjo është një reformë. Unë besoj që është një hap pozitiv sepse i jep mundësi qeverisë të jetë plotësisht efikase, i jep mundësi parlamentit të jetë plotësisht efikas, sepse ne kemi parë raste kur është shtyrë parlamenti sa të vij ministri që është atje apo të vij nga jashtë shtetit, të vij të votojë si deputet, e kështu me radhë. Kështu që nuk ka asgjë të keqe, njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre mbi bazë të propozimeve që bën drejtuesi i qeverisë. Të dyja janë detyra shumë të rëndësishme, shumë të çmuara si e deputetit, si e ministrit, nuk mendoj se Shqipëria nuk ka njerëz për ministra.

Ja dedikuat fitoren e LSI të rinjve dhe grave?

Unë në radhë të parë ja dedikoj të gjithë të rinjve dhe të rejave në gjithë Shqipërinë. Jam krenar për LRI Është një organizatë e jashtëzakonshme dhe e paparë.

Sa të përfaqësuara do jenë gratë  e LSI në qeverinë e re?

Kemi numrin dy në listën e Tiranës, e cila është dhe e re dhe grua.

Do të jetë në qeveri znj. Gjosha?

Nuk kemi marrë asnjë vendim dhe nuk kemi bërë asnjë diskutim.  Do të shikojmë strukturën e re të qeverisë dhe do të diskutojmë. Nuk kemi asnjë emër për këtë çështje.

LSI-ja pati një rritje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje, një sukses tepër i madh i SI-së në këto zgjedhje. Çfarë do të mendoni ju tashmë përballë këtij suksesi për ta bërë atë të qëndrueshëm, afatgjatë?

Mund t’ju them me kënaqësinë maksimale që 90 për qind e strukturave në të gjithë vendin kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer, dhe i kanë besuar objektivat që unë kam pasur për LSI-në dhe për Qarqet e caktuara. Natyrisht ka pasur edhe rezultate të cilat mund të ishin më të mira. Ajo që mbetët për të ardhmen është kujdesi i vazhdueshëm  për ripërtëritjen e strukturave, për të përmirësuar përfaqësimin e tyre. Kjo është një punë e përditshme që ne e kemi bërë në mënyrë të përditshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Lidhja me njerëzit është baza e të gjithë suksesit tonë.

Çfarë do të bëhet me borxhin e brendshëm që qeveria ka ndaj kompanive që kanë kryer punë publike dhe nuk janë likuiduar akoma?

Askush nuk e di shumën e saktë, kjo shumë do të verifikohet, janë disa alternativa. Është çëshjte prioritare. Do të jetë një proces zinxhir që do të ndihet deri tek biznesi i vogël.

 

17 komente në “Ilir Meta ne “Opinion” : Qeveria nuk do jete pazare postesh, por qeveri koalicioni”

  1. bbb says:

    Sa poste ministrore do të marrë LSI-ja?

    Nuk është fare kjo më e rëndësishmja. Në këtë moment më e rëndësishmja është të rrisim nummrin e misitrive dhe dikastereve,qe eshte numer shume i vogel per nje Rilindje te LSIse. Me pas shumzeoji me 40% dhe del heaspi i qeruar.

    Aleatët e tjerë të koalicionit a do të përfshihen në qeveri në poste ministrore?

    Sigurisht do marrin poste qveritare ata qe nuk kane llapur kudra aleances se 1 prillit dhe kudra LSIse. Njoh une nje kryetar partie qe ka qe me 1 Prill qe po i ha kurrizi…

    A do ta pranonit në koalicion PDIU-në nëse do të kishte një tentativë të tillë lëvizjeje?

    Nuk mund të flas në emër të gjithë koalicionit, sepse kjo nuk është etike. Por ata do te ingranohen ne programin e LSi per te vjedhur ku te mundemi e sa te mundemi, ka vend jo vetem per PDIU por per cdo parti tjeter…bile edhe per PDne…

    Punësimi thoni z. Meta, por ku dhe si do t’i punësoni njerëzit? A do të ketë më shumë ministri dhe më shumë njerëz të punësuar në administratë?

    Me programin për punësimin, janë pesë pikat e punësimit. Ju nuk arrini të kuptoni. Punësimi është pikërisht në rritjen prodhimit te droges ne Myzeqe, trafikut te hashshit, cigareve kotrabande, skrapit dhe cmontimit te metaleve me vlere si dhe punesimi neper ambasada dhe kosnullata i militantve tane, kryesisht kollovrave te Policanit. Pra ky është punësimi.

    Z. Meta do të shtonin numrin e ministrive apo struktura e qeverisë do të mbetet e njëjtë?

    Çështja e strukturës do të diskutohet. I takon Kryeministrit të ardhshëm të bëjë propozimet e para sepse ai vetë do të jetë eshte i etur per sa me shume ministri por edhe ne te LSI po na han duart se me kaq pak ministri ske cte vjedhesh.

    Ju vetë sa ministri do të kërkoni?

    Nuk është kjo më e rëndësishme për ne. Rendesi ka te rritet numri i ministrive njerehere, pastaj i regullojme ato pune…se ja kemi mare doren…

    A keni një ide se cilat do të jenë vendimet e para që do të merrni në 100 ditët e para? Cili do të jetë premtimi i parë që do të mbani?

    Këto pyetje ma beri edhe nje qytetar ne Polican…Cfare do beni ju beni ju ne fillim per Policanin?? Do bej minister urgjentisht Ylli Manjanin- i thashe une

    Keni pasur dy marrëveshje të tjera jo kaq të shkruara apo të përkufizuar me z. Rama. Një në vitin 2002 dhe të shkruar në vitin 2007. Në të dyja rastet ju pretendoni se z. Rama nuk i ka qëndruar këtyre marrëveshjeve. Çfarë ju bën të besoni se këtë herë do t’i qëndrojë kësaj here?

    Po ndoshta edhe thënia popullore “e treta e vërteta”.Se Rama eshte rrufjan e dredh bishtin, kurse une po e pashe prapa se Rama hedh vickla…gati e kam aleancen me PDne

    E dyta, a kanë lënë hije në raportet mes jush akuzat e përbashkëta që keni shkëmbyer këto katër vjet?

    Eh…Mendoj se kryesore është angazhimi i përbashkët për të ardhmen dhe mendoj që kjo do të dominojë. Te shkuara te harruara thote populli yne i majte kokpalare…

    A keni qenë ju i zhgënjyer nga qeverisja me Partinë Demokratike?

    I zhgenjyer disi se nuk kishim me shume se 20% te pushtetit…Nuk vodhem sa duhet…

    Z. Berisha ka dhënë dorëheqjen në fund të një rezultati në fakt që ia bënte të pamundur vijimin e mëtejshëm. Në gjykimin tuaj si ka qenë ai si Kryeministër i vendit gjatë 4 viteve që keni bashkëpunuar me të dhe si e gjykoni gjestin e fundit dhe kontributin e tij në politikë?

    Berisha deri me 1 Prill ishte yll bote, njeri i shkelqyer dhe korrekt. Pas 1 Prillit u kthye ne njeri te neveritshem…

    Z. Rama një ditë përpara se z. Berisha të jepte dorëheqjen, ku doli për fitoren e aleancës suaj, ku tha i uroj jetë private të qetë. A mos ishte ky tejkalimi i kufirit ky nga z. Rama?

    Ju keni qenë kundër një sistemi shëndetësor falas që ka premtuar PS. Si do të rakordoni në këtë pikë?

    Mos ja vini re Edit se ja ka futur kot per shendetsine… Aq me teper qe ate ministri do e marrim neve te LSI…

    Mendoni se do të keni mundësi të realizoni disa nga projektet tuaja në këto vështirësi financiare?

    Vallaji zoti i ruajt njerzit, se programi yne synon pasurimin tone si parti dhe jo mbushjene barkut me buke te fukarenjve.

    Rama në programin thotë se do të krijojë 300 mijë vende pune dhe ju nuk kishit një shifër konkrete. Le tga themi që ai fantazon dhe ju jeni më realist. Në këtë kohë që po rrini më shumë bashkë po ju bën ai më me fantazi apo ju po e bëni më realist?

    Mendoj se mendoj se ka thene 3000 veta…e keni degjuar gabim…ne do pundsojme vete njerzit dhe militantet tane….

    Ka qenë realizmi juaj që bënë që PS të mbesë aq sa ishte dhe LSI të rritet shumë?

    Së pari PS nuk është rritur. Ky është një fakt i pamohueshëm. Ketu del merita e eEdit qe na dha doren ne te LSI qe do perfudnonim si FRD nqs nuk hynim ne koalicion me PSne

    Nga PS është deklaruar se ministrat nuk do të jenë deputet. Mendoni që do të cenohet niveli profesional i qeverisjes kur qeveria nuk do të jetë e përfaqësuar nga nivelet më të larta politike dhe kapacitet më të larta profesionale që ka të paktën nga PS?

    Jam kuder idese. Unë nuk kam asnjë arsye që të merrem me budalleqet qe thote Rama. Une jma i zoti qe te bej 3-4 pune njeresh. Te punoj edhe kryetar partie, edhe kryetar parlamenti, edhe mnister edhe shtangist edhe boksier(e mabni mend si e rraha Zhosefinen??)Une skam frike nga pune. Mesa duket ata te PS jane qullasher dhe e kane frike punen. Pune te jep para

    Do të jetë në qeveri znj. Gjosha?

    Zoti Gjosha nuk mund tejete ne qeveri sepse ai nuk permbush kushin kryesor te LSIse..Nuk e ka origjinen nga Skarapri.

    LSI-ja pati një rritje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje, një sukses tepër i madh i SI-së në këto zgjedhje. Çfarë do të mendoni ju tashmë përballë këtij suksesi për ta bërë atë të qëndrueshëm, afatgjatë?

    Ne me mashtrime dhe me para siguruam 17 mandate. Duhet pune, mashtrime, tja besh popullit mendjen dhalle. Pastaj po hodhe para je ne rregull…

    Çfarë do të bëhet me borxhin e brendshëm që qeveria ka ndaj kompanive që kanë kryer punë publike dhe nuk janë likuiduar akoma?

    Ne fakt nuk eshte puna e qeverise te merret me borxhe…Qeveria ka pune te tjera… Si te fitosh nje tender, si te shesesh ndonje hidrocentral, si te nxejrresh ndonje vize…Por per borxhin…Askush nuk e di shumën e saktë, kjo shumë do të verifikohet, janë disa alternativa. Është çëshjte pa rendesi. Ky vend ka jetuar, po jeton dhe do jetoje me borxhe….

    1. fl says:

      Pershendes pergjegjshmerine e Z.Meta ne kete situate. Ne sinergji te plote dyshja Rama-Meta mund te beje gjera shume pozitive per vendin ne kete mandat.

      Te tjeret le tu bine verdalle perrallave

      1. Shtegtari says:

        Endrra me sy hapur o FL. Nuk e di ku jeton se po te ishe ne Shqiperi do ta dije me siguri se se Meta ka qene nga figurat me te korruptuara te se majtes shume kohe para vidiove te Priftit, dhe mbetet i tille.
        Nuk fitoi koalicioni i majte kete rradhe; ishte Berisha qe HUMBI ne baze te proverbit shume te gjetur te popullit;
        “Kur s’ke PULEN do hash SORREN”

    2. Lugat says:

      E ke qare plako, hallall!

    3. safeti says:

      As ty ste ze gjumi naten? As mua…

  2. kris says:

    Ky njeri qe duhet te jete objekt hetimi per korupsion te shkalles siperore eshte njeriu qe perfitoi me shume nga cdo pale ne keto zgjedhje.Jam dakord me nje pol te trete ne spektrin politik por Meta eshte fenomen shume negativ dhe unik shqiptar.Garoi kunder PD ne 2009 dhe hyri ne koalicion me te dhe mbajti Salen ne kuris te shqiptareve dhe per 4 vjet te tjera. U kap ne flagrance per ryshfet,njerezit dole ne protesta per ta shpene ne gjyq e u vrane nga qeveria,mbajti ministrite nga me te koruptuarat me impakte regresive ne jeten e vendit deri ne fund te mandatit dhe befas eshte perseri lojtari kyc qe ka ne dore gjithcka dhe kete e dine mire te gjithe aktoret politike e duan ta kene mire me te. Ai e di kete dhe do shihni sa bukur do ta shfrytezoje

  3. hawk says:

    Faktikisht ky thote se Qeveria s’do te jete pazare postesh,pra “RAMA”….ndersa per LSI pazari eshte “boshti ideologjik” mbi te cilen u formua dhe po zhvillohet….eshte njelloj sikur “marksistet” te dalin kunder teorise se Marksit…dhe mos harro se ke thene qe me Berishen s’do besh marreveshje,pra “Basha shkrete” s’ka pse te jete “viktime”…..Ma ler nja 6 muaj ne krye ate “palloshin” dhe e di vete ti….->”mosmarreveshje parimore” per te cilat ti s’te “toleron”….Interesi shqiptar mbi te “gjitha”,marreveshje me Bashen me ty KM…”thike me dy presa”….

  4. Wendy says:

    Cfare mashtus koketrashe qe eshte.Po i vika keq per popullin tani,pak rendesi ka sa vende ze ne qeveri.
    “Total eclipse of the Heart ” …. po kush te beson me ty o skile e vjeter ,mashtrus koketop, shtangist i mbarum.

  5. AGIM & ALBAN DEGA says:

    Leter pa zarf per Edvin Ramen dhe Ilir Meten

    FITIMTARI PERGEZOHET … NUK GJYKOHET

    Shqiperine do ta bejme ne shqiptaret… Na llogarisni edhe ne !

    Te dashur vellezer dhe shoke ,

    Ju pergezojme vellazerisht e shoqerisht per fitoren e madhe te 23 qershorit 2013.
    Ju pergezojme per punen e palodhur. per veprimtarine e zgjuar, per fushaten shembullore qe sollen nje fitore te madhe per mbare popullin e kombin shqiptar, pa dallim feje, krahine, ideje, perkatesie partiake apo shtrese shoqerore.
    Eshte fjala per nje fitore te paralajmeruar me largpamesi prej burrash shteti e zgjuarsi shembullore nga ana juaj kur deklaronit se votat per ne do te jene aq te shumta sa nuk mund ti cenoje, se nuk mund ti tjetersoje e nuk mund ti pervetesoje asnje hajn votash e bande kusaresh e tyre. E mbajtet fjalen! Aferim!
    U pergezojme se fitorja e madhe bashkoi jo vetem rinine me pleqerine, socialistin me demokratin, te majtin me te djathtin, rozen me blune ne simbolin aq te gjetur qe u quajt mavi por doli kuq e zi, doli Jug- Veri, doli vellazeri, shkelqeu , shkelqen e do te shnderrije ne shekuj shqiptari.
    Fitimtari pergezohet. Fitimtari nuk gjykohet.
    Gjykimin e fitimtareve e dha krygjykatesi i pagabueshem e i pakorruptueshem sovrani shqiptar me nje bujari te pashoqe me nje det votash.
    Ishin vota qe dolen nga thellesia e shpirtit te tij fisnik. Ishin vota qe dolen nga maja e hundes, ku ia kishte sjell shpiritin kusaria dhe vrastaria, korrupsioni dhe represioni i nje regjimi autokratik i nje partie autokratike i nje partie shtet te nje personi- shtet. Kurre mos ardhshin me asnjeri e as tjetri!
    Fillimi i mbare eshte gjysma e punes te dashur vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe, te nje kombi. 23 qershori 2013 eshte dita e pare dhe hapi i pare.
    Nje hap i duhur ne kohen e duhur , ne vendin e duhur me personat e duhur.
    Nje barre e madhe dhe e rende me peshen e hallet e nje populli te tere mbi shpine u pret ju dhe cdo shqiptar kudo ndodhemi. Sic na e ka lene amanet nje nder baballaret e demokracise amerikane dhe asaj boterore Xhon Kenedi i famshem nuk eshte koha qe te presim se cfare do te beje qeveria juaj per ne. Eshte koha te mendojme e veprojme se cfare duhet te bejme secili prej nesh per shtetin e kombin tone.
    Ndaj na llogarisni edhe ne. Na llogarisni edhe ne emigranteve shqiptare, gjysmen e popullit e te kombit shqiptar jashte trojeve tona jo per te ardhur e per te ndare torten e fitores historike te 23 qershorit. Kurren e kurres!
    Sot eshte data 30 qershor, plot nje jave pas festes se revolucionit demokratik te 23 qershorit.
    Festa ka mbaruar… Eshte koha per pune te medha, per projekte te medha e konkrete qe ta bejme Shqiperine. Ta bejme Shqiperine Zvicren e Ballkanit !
    Zoti e Nena Natyre jane treguar teper bujar me atdheun e popullin tone.
    Na kane dhene nje toke flori ku plazhi i perhershem dhe bora e perjetshme jetojne ngjitur me njeri tjetrin.
    Na kane dhene nje klime me kater stine qe dallojne e nderthuren mire me njera tjetren.
    Na kane dhene nje mbitoke e nje nenetoke te begate, flori.
    Na kane dhene me bollek tre thesaret me te medha te njerezimit Diellin, Token dhe Ujin.
    Na kane dhene pasuri mbitokesore e nentokesore me bujari.
    Na kane dhene perla natyrore nga Bjeshket e Nemuna e deri ne Butrint , nga Syri i Kalter e deri ne Vermosh, nga Lkeni i Dashit e deri tek Liqejt e Lures… qe pjellin flori me investime minimale po ti nikoqirisim si te ishin tonat.
    Na kane dhene nje pasuri mbi cdo pasuri : nje popull te mencur, punetor te urte e bujar qe eshte pasuria mbi pasurite, sic e tregoi me se miri edhe me revolucionin e pare te mirefillte demokratik ne historine tone kombetare.
    Na llogarisni edhe ne roze apo blu, socialiste apo demokrate, legaliste apo republikane, minoritare apo majoritare… pa dallim e mbi te gjithe jemi shqiptare. Mos na i shihni teserat as iderat politike !
    Na testoni trurin dhe projektet tona konkrete ne dobi e ne sherbim te popullit e shtetit tone. Jo fjalet e bukura e guret ne traste!
    Shqiperia me shume se kurre sot ne keto kohe te veshtira ka nevoje per trurin e cdo shqiptari. Per cdo post e per cdo vend pune te jete vetem konkursi, vetem projekti konkret , vetem ideja, vetem shpikja , vetem vlera qe secili prej nesh i ofron popullit e atdheut tone!
    Konkurs e test edhe per Gregorin e Deboren e Skraparit! Tek ta fillon liria e barazia para ligjit ne toke e Zotit ne Qiell !
    Me llafe te bukura e me premtime boshe jemi tejngopur
    Jo mendesia otomane “me mire nje mik se nje ciflig” Ti gjejme njerun e duhur punes se duhur dhe jo qoshen e ngrohte e karriken mikut te paduhur.
    Te pasurojme Shqiperine e shqiptaret e jo miqte e kollovaret, shushunjat qe i ngjiten cdo pushteti per ta vjelur xhepin e shtetit e jo per xhepin e miletit, popullit. Duke pasurur Shqiperine dhe shqiptaret pasuroni edhe vetveten e jo kurre me 2 per Salen e 1 per Lalen!
    Personin e duhur , ne kohen e duhur e per punen e duhur! Ndryshe do te jemi te ndeshkuar ta masim punen e vetveten me hijen e mengjezit, te krahasojme veten me kohen e Satrapit apo te Merhumit, te Sales !
    Krahasimi sot behet me ku e gjete ku do ta lesh! Krahasimi sot behet me majat e Botes… Kush matet me hijen e mengjezit nuk i ka as trute e kendezit, thote nje shprehje filozofike e sovranit.
    Energjitika, nafta, mbi te gjitha bujqesia, blegtoria, peshkimi krejt organike duhet te jene perparesi e perparesive qe te ndertojne rruget e lulezojne turizmin…, do ta kthejne Shqiperine ne ” nje bahce me lule ” qe pjellin mjalte e flori per shqiptaret! Do te jene keto dege paresore te ekonomise qe do te shkurtojne rruget dhe distancen me Evropen e Bashkuar e boten e qyteteruar.
    Kemi besim te plote tek ju Edi Rama e Ilir Meta se do dini te menaxhoni me zgjuarsi e nikoqerllek sic bete gjate fushates se fundit zgjedhore keto thesare te cmuara te popullit e atdheut tone!
    Kemi besim se e keni kaluar me shume sukses proven e pare te bashkepunimit me njeri- tjetrin si kryeminister e kryetar bashkie te Tiranes kur per nje kohe te shkurter e me harxhime minimale e energji maksimale e kthyet Tiranen nga nje ish- nevojtore e bindonvile masive ne nje metropol te mirefillte evropian !
    As ti pa Ilir Meten e as Ilir Meta pa ty nuk do t’a kishit arritur kurre ate sukses qe iu dha ju Zoti Rama rekordin e vetem boteror te Shqiperise : “Kryebashkiaku me i Mire ne Bote”, me te cilin krenohemi edhe sot dhe eshte futur ne histori.
    Krenohemi po ashtu edhe per paralajmerimin profetik qysh me 12 maj 2012 kur bashkepunimin midis jush e quajtem “nje shans historik jo vetem per te majten por per mbare Shqiperine” !
    Ndryshe nga cdo analist tjeter pavaresisht nga spektri politik, apo mediatik e perseritem kete bindje njerezore edhe me 1 prill 2013 kur u njoftua marreveshja juaj per koalicion! 23 qershori 2013 e deshmoi e vulosi me nje fitore plebishitare mbareshqiptare !
    Urome qe brenda dy vjetesh ta merrni nje titull te tille edhe si Kryeministri me i suksesshem ne Bote ! Eshte urim se pari per Shqiperine e pastaj per ju !
    Kemi besim ne shpirtin tuaj liberal te sprovuar ne kohet e veshtire te ish- katrahures kur ishit ne krye e ne balle te levizjes se madhe Liri Demokraci! E duam Shqiperine si e gjithe Evropa ! E duam Shqiperine si Ameriken demokratike, qe u degjenerua dhe tradhetua nga Katovica ramizo- saliiste!
    Kemi besim ne shpirtin tend prej artisti dhe punetori jo vetem te palodhur, por edhe ambicioz e qe di te punoje e qe i ka duk puna Zoti Rama!
    Kemi besim ne regjizorin e puneve te medha per pak vite qe qendroi si kryeminister te Ilir Metes, “Buldozerit” qe do ta kishte futur shume shpejt Shqiperine ne BE, po te mos ishin sterkembeshat e intrigat e mikut tone te vjeter Nano dhe te bashkevendasit tone Berisha!
    Eshte koha per veprim e pune te medha…. Jo qe te rrokim garuzhdet e qeset plastike per torten e pushtetit te popullit, me popullin e per popullin, por per te pasuruar e begatuar kete popull e pastaj pse jo edhe vetveten!
    Shqiperia do te behet. Ate do e duhet ta bejme ne shqiptaret duke degjuar e duke mesuar edhe nga nderkombetaret , se pari e mbi te gjitha nga miqte dhe aleatet tane strategjike SHBA-ja dhe Evropa e Bashkuar, jo nepermjet Podestave e lidhjeve okulte. por nepermjet nje politike te jashtme aktive, nje diplomacie profesioniste te mirefillte shqiptare e jo ala celulash partie e cerdhe te ngrohta miqsh e shokesh.
    Shqiperia nuk behet e nuk mund te behet me parulla nacionaliste e shoviniste, qe perdoren per qellime elektorale e per te fshehur antipatriotizmin e sprovuar deri ne rrenim total shteti e zhberje te Shqiperise sic u veprua ne 1997-en, me grusht shtetin e 14 shtatorit 1998 per llogari e ne dobi te Milloshevicit, qe deshtoi ne saje te Shtepise se Bardhe te fatit tone te bardhe, me 15 mars 2008 ne Gerdec e me ekzekutimet makaber e te cmendura te 21 janarit 2011….
    Politika e jashtme e Shqiperise nuk behet duke lene te paralizuar ambasaden tone ne kryeqytetin e politikes Boterore ne Uashington per me pak se 250 000 dollare investime, ndersa paguhej Podesta e co. me mbi 5 milione dollare vetem tre vjetet e fundit per lobim e mashtrim per te lulisur e shtremberuar imazhin e nje personi – shtet apo te nje shteti- personal.
    Politika e jashtme nuk mund te behet me nje mision te Perhershem ne OKB me mure te shqyer e suva te rene, e aq me pak me nje ambasador qe te vetmen merite kishte nenshkrimin e aktit te tradhetise kombetare per Otranton… !
    Diplomacia eshte jo vetem profesion teper i veshtire, por edhe art e jo qoshe e ngrohte per bije e bija, per dhendurre e dashnore, per niper e mbesa, per miq e shoke te ketij ose atij oborrtari.
    As politika e jashteme dhe as politika e brendshme e nje shteti nuk behet me korrupsion e me nepotizem qe na kane vene ne krye te listave te tyre te zeza boterore. Ato zhbejne edhe shtetet e medha e jo me nje shtet te vogel si Shqiperia, i fundit e akoma jo as kandidat per ne Bashkimin Evropian, per shkak te politikes se partise shtet ose te jemi me te sakte te nje personi- shtet qe ka akaparuar cdo pushtet e qe sundon me impunitet te vetgarantuar njesoj si Luigji i 17 e despotet e Lindjes se Mesme qe i fshiu dhe po i fshin pranvera arabe !
    Duke u pergezuar per fitoren e merituar dhe ne permasa te medha te 23 qershorit urojme qe ky fillim i mbare te jete edhe me i mbare ne rrjedhen e veprimtarine tuaj ne sherbim e ne dobi te shqiptareve dhe te Shqiperise sone te dashur !

    Vellazerisht

    Agim e Alban Dega

    Nju Jork, me 30 qershor 2013 .-

  6. Heron says:

    Si do eci “Krushqia” e Ramës dhe Metës?

    Aty nga fillimi i jetës së qeverisë Berisha 2 e ngjizur me LSI e Metës ,Dritëro Agolli tha se kjo qeveri do ta kishte jetën të shkurtër sepse këto dy parti do të kishin përplasje ideologjike!
    Isha mosbesues ndaj idesë të Dritëroit sepse të dyja këto parti nuk kanë ndonjë program te qartë e lëre më të ndryshëm por për më tepër kur të dyja këto parti drejtohen me grusht të hekurt nga dy politikan pragmatist si Berisha dhe Meta!I pari për pushtet dogji Shqipërinë në ’97 për karrigen e tij ,dhe futi në listat e PD në zgjedhjet e fundit tre ish-socialistë për të mbajtur me oksigjen edhe tre muaj qeverinë që po futej ne koma kurse i dyti pasi bëri fushatë kundër të parit ne zgjedhjet e 2009 nxitoi te futej në aleancë me të sapo numrat mjaftonin për të formuar qeveri dhe sapo e pa që Berisha 2 po jepte shpirt u mundua t’ja hiqte tubat e oksigjenit!Siç dihet Berisha e Meta bashkëjetuan 4 vjet sepse Berisha de jure quhej qeveria Berisha 2 de facto Shqipëria kishte dy kryeministra Ilir Metën dhe Sali Berishën që ishin te ndërvarur nga njëri tjetri!
    Meta e kishte te qartë de juren e kë shqiptarët do të fajësonin për nepotizmin,korrupsionin,moskokçarjen,keqmenaxhimin e “pordhët Haxhinastos.” ndaj e moli lopën 4 vjet dhe në fund nxitoi dhe ju bashkëngjit “RILINDJES” që Bledi Mane e pagëzoi “LIRINDJE”!Strategjia e Metës në këto zgjedhje ishte e qartë! Ata që zorrën e kishin te lidhur me LSI do ta votonin me kuç e me maç dhe nuk ishin pak po të shikosh që çdo i punësuar nëpër dikasteret e ministrive të drejtuara nga LSI këto 4 vjet që lamë pas duke filluar nga drejtori deri tek pastruesja kishin vetëm një kriter ” të qenit lësëist” dhe faktori i dytë kish të bënte me kandidatët . Po të shikosh listat e LSI emrat e parë nëpër qarqe ishin të besuar të Metës dhe pas të besuarit vinin biznesmena lokal që votuesit kishin simpati ose detyrime ndaj këtyre te fundit edhe ndaj votuan LSI me shpresë se biznesmenët do te përfundonin deputet ose e fundit biznesmeni do te përfitoj nga nderi që po i bën LSIsë.

    Saliu “hengri kopaçen pas koke ” e Rama e Meta dolën fitimtarë por a do të mund të bashkëjetojnë ?
    QË TË FUNKSIONOJ KY KOALICION RAMA DUHET TI LËRË DORË TË LIRË LIRIT siç i la Berisha dhe të mbart mbi supet e PS mëkatet e LSI ndryshe kjo qeveri s’mund të ketë jetëgjatësi! Gjykatat e prokuroria që janë ushtarët e Berishës kësaj here mund ti shërbejnë padashje Ramës duke e frikësuar e ulur ritmin korrupsionit lësëist gjithmonë nqs do ti interesojë Berishës!
    Dhe vetvetiu lind pyetja “Po me RILINDJEN ç’ndodh?”
    Rama ka shancin ti mbajë shumicën e premtimeve por i duhet DISIPLINE e PUNË!
    1)Disiplinë ne rradhët e socialistëve sepse siç thashë më lart ngarkesa e mëkateve te lësëistëve është mbi supet e socialistëve dhe mbingarkesa do ta ndalojë ose kthejë mbrapa “autobuzin” socialist !
    2) Punë sepse është premtimi kryesor i Ramës dhe shqiptarët e mirëpresin dhe mezi e presin. Disa projekte që shpresoj që Rama tu jap përparësi janë!
    Rrugët e sidomos akset Fier-Vlorë, Lushnjë-Berat, Memaliaj-Tepelenë!
    Bujqësia , heqja e taksave për çdo makineri bujqësore ,plehra, ulja e çmimit të naftës për bujqësinë!
    Kulluesit e ujrave dhe menaxhimi i hidrocentraleve qe shkodranët mos të ndihen si venecian pa gondola!
    Këto tre projekte janë projekte që krijojnë vende pune e mirënie për shqiptarët!
    Rend e qetësi ,spastrim nga rradhët e policisë të të paaftëve dhe kthim i policisë nga një polici pijaniste që e perdor alkolin gjatë detyrës si freskuese në një polici profesioniste që të respektojë e të respektohet nga qytetarët!
    Dhe mbajtja e premtimit që bëri ne Preshevë gjatë promovimit të “Kurbanit” për ndërtimin e një godine spitali dhe një godine universiteti!

    A do të mund të bashkëjetojnë Meta dhe Rama????
    Besoj se PO!
    A do RILINDË Shqipëria ???
    Besoj se Po por do të jetë nje rilindje SHTATANIKE!

  7. ca thu miiiiiiiii. o kokrra hajdutit, po mire na e ben kur shumica te jep dhe licence per te vjedh. meri te gjitha dhe pergatit nje varr te madh ku ti fusesh.puc puc

  8. Besa says:

    RTSH te shkrihet. Rasti i Greqise eshte precedenti. Nje televizion mizerabel ne forme dhe permbajtje.

    1. bbb says:

      Televizioniu grek ERT falimentoi finanziarisht kurse RTSH nuk falemimenon nqs unoeht me mend ne koke. RTSH eshte pasuri kombatare muk ka perse shrkihet, por te behet i pavaruru sic e ka statusin

  9. VERONIKA says:

    Trasparenca ..trasparenca …trasparenca ..dhe gjithmone ne cdo tre fjale 1 eshte Trasparenca ….
    Ose ka filluar te mendoje se i eshte ndezuar aureola mbi briret qe ka siper kokes …ose …ZOT NA RUAJ NGA DREQNIA !

  10. nosi says:

    E nuk thuhet kot qe populi meriton ate qeveri qe zgjedh. Ne snje vend te xhunglave te Afrikes ky njeri nuk do shihej me ne pushtet e jo me ne vende normale. Ai vodhi e tani tallet me vendin. Do i ngjitet Rames si Meta pas Kepuces. Apo Rama Metes si Rama pas kepuces? (Ju kujtohet besoj shprehja e Rames per Meten pas 21 janarit). Nuk e marr vesh cfare feston Rama! 66 vota kishte 66 mori. Pra feston fitoren e piste te pises LSI dhe hajdutit Meta. Metastazat e LSI do i japin dermen perfundimtare vendit. Do shohim.

  11. Anton Nepravishta says:

    Tani qe zgjedhjet mbaruan, armata e postuesve te FRESSH-it eshte me pushime dhe me ne fund mund te degjojme opinionin e vertete te popullit mbi nje figure te qelbur si kjo e Ilir Metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje