Zgjedhjet frenuan turizmin

29 Qershor 2013, 10:21Ekonomia TEMA

Është vere, koha për pushime, por duket se ne Shqipëri asgjë nuk e favorizon turizmin këtë vit. Zgjedhjet e 23 qershorit kane ulur përgjysmë prenotimet brenda dhe jashtë vendit, raporton Vizion Plus.

Fushata elektorale dhe angazhimet politike te stafeve i kane privuar nga plazhi. Besnik Vathi, një nga operatoret turistik ne vend, na tregon se javën e zgjedhjeve dhe tre ditët ne vijim gjate nxjerrjes se rezultatit, prenotimet për turet turistike kane qene pothuajse zero.

Si rralle ndonjëherë gjate kësaj periudhe, agjencitë turistike jane te boshatisura. Por, edhe ditët ne vijim nuk parashikohen optimiste per turizmin. Punonjësit e shtetit janë ne ankthin e emërimit te titullarëve te rinj, ndërsa ata qe nuk kane një pune janë ne pritje te mundësive qe do te hapen.

Përtej mungesës se pushimeve verore, kjo braktisje e turizmit përkthehet ne miliona euro humbje për buxhetin e shtetit. Faktor tjetër i frenimit te turizmit është edhe muaji i Ramazanit, qe shtrihet deri ne dhjetëditëshin e pare te gushtit, ku besimtaret nuk frekuentojnë plazhet. /b.l

 

8 komente në “Zgjedhjet frenuan turizmin”

  1. dritani says:

    Çfare lesh zgjedhjesh!
    Mbaruan paratë.

    No money?! No funny!

  2. salah says:

    Shqipëria ka shkatërruar vetmi vend në botë, turizmit dhe faqet e lashta. Më keq si talebanët, ata shkatërrojnë zonën turistike pa lejet e ndërtimit, budalla si kafshët. shikoni Durrës, Currila, ku politikanët dhe kriminelët e partive PD lokalet ndërtuar rishtas, por edhe banditë Vangjush Dako. Rekordn Botërore në Malok marrëzi dhe për shkak se nuk ka ligje ende zbatohen për të pronës policore. Plazhet, det, pemët dhe pyjet duhet të shkatërrohet

  3. treviso says:

    ME CMIMET QE JANE, NUK I PERGJIGJEN KUSHTEVE QE OFROHEN, DHE ATO PAK NJEREZ QE SHKOJNE IKIN NE VENDE TE TJERA, TURQI MAL TE ZI…E ETJ….

  4. burimi says:

    osht problemi qe edhe nuk sillen mir personelet e hoteleve une qe 5 vite jam ne shqipri por sjellja e personelit te hotelit osht katastrof duhet me dit mu sill me turista a kosova e man bregdetin e shqipris gjall

  5. shqiponja says:

    E kan shkatrru e betonu,mjafton ta shikoshDurrsin e gjor e kan shendrru ne kanalizim te betonuar,ku vetem te varferit ,dhe te padishmit ,shkojn,sa per te i hudhur leket ne kanalizim.qka kam pare un ne mbremje qe rastesish isha,afer durrsit,ushqime ne pluhur e me er kanalizimi,nje jav nuk kam ngren,se me hyri era thelll ne organizem.pastaj ika ne Sarand me shpres se do te jet me mire,nga Saranda e endrrave e tera me palma e detin JOn per ball me uj te kaltert si askund,me pamjen magjepse ne mbremje.porsa zbrita nga vetura po kerkoja ta gjej nje palm te vetme po nuk e pash,u zhgenjeva aq shum ,sa prap vazhdova rrugen per Ksamil,edhe pse ishte hera e pare,kisha ndegjuar aq shum,jo vetem nga shqiptaret por edhe nga gazetar te huaj,qe aq shum flisnin per nje perl siq e quanin,mezi mbrritem nga pluhuri e bageret,qe po e ndertojshin rrugen,por kjo nuk ishte keq,po ndertohej rruge,per skaj liqenit te Butrintit,kur mbrrim ne Ksamil,pa e shikuar te terin fillova te qaj,e mu coptua zemra nga ajo qe pash,nje germadh betonesh te rrezuara e te lena pergjysem,mu buz bukuris prrallore,markete te pluhrosura ,njerez te vujtur nga skamja,por shum mikprites,vetem dy dit qendrova pasi isha shum e lodhur.dhe ika per te mos shkuar me ,por prap po shpresoj se ndoshta nje dit do vetdiesohen populli,sepse Qeverit i zgjedhe dhe i rrezon populli sa her te doje.kjo ishte vetem nje pjes e vogel e asaj qe kam pare,por prap kam shpres se do te behet mire!!!

  6. zeka says:

    -shqiponja- ne Shqiperi i rezojn qeverit po ne Kosove qe 14 vite si han kari atij Thaq mutit per askend, e ka varfru popullin me shum se ne shqiperi.

  7. monitor says:

    Sigurisht qe kushteve, per ata qe vijne e pushojne ne shqipri i duhet kushtuar shume vemendje ,,per kushtet e hoteleve nuk me duken se jane kaq baterdi nga si pershkruhen ,ka hotele me te gjitha komoditetet dhe personal te shkelqyeshem ,betonizimi eshte nje nga faktoret e shemtise por jo aq sa te penalizoje renien e turizmit ,mua personalisht me duket se i kaloi koha mahnise per tu derdhur ne shqiperi cdo vere ,me duket se turistet kryesisht nga kosova nje dite do ti japin lamtumiren plazheve tona ,per ne destinacione te tjera ,qofshin ato edhe me ekonomike se te shqiperise

  8. Bashkimi, Prishtinë says:

    Turizmi duhet trajtuar si interes nacional, zgjedhjet një herë e përgjithmonë të “shpërngulen në 6 muajt e ngrohtë, nga prilli deri në tetor. Populli do punë e jo politikën që pasuron një grusht njerëzish e të tjerët “shpresojnë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje