Shpenzimet për fushatën, qeveria “shtrydh” BSH-në

22 Qershor 2013, 10:08Ekonomia TEMA

Shpenzimet e shumta për fushatën zgjedhore kanë bërë që qeveria të përdorë të gjitha mënyrat për të gjetur para.

Përveçse ka rritur shpenzimet, duke marrë borxh te bankat e nivelit të dytë, tej planit vjetor, Ministria e Financave ka marrë para kohe fitimet e Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ministrisë, edhe pse e dinte mjaft mirë se po shkal parimet e një disipline fiskale.

Kështu, siç raporton “Shqip”, të paktën deri në muajin maj, transferimi i fitimit të realizuar nga BSH-së për llogari të qeverisë ishte 3.7 miliardë lekë. Sipas ligjit, fitimet e një viti banka qendrore duhet t’i derdhë brenda 4-mujorit të parë, por me marrëveshje, është rënë dakord të transferohet gradualisht, sipas një plani. Ky i fundit, si 5-mujor ishte 1.4 miliardë lekë, por “presioni” politik mbi bankën (gjysma e anëtarëve të Këshillit vijnë nga qeveria), ka detyruar bankën të japë më tepër sa duhet, duke e tejkaluar planin me afro 70 për qind./b.l

2 komente në “Shpenzimet për fushatën, qeveria “shtrydh” BSH-në”

  1. Remi says:

    Bravo Fullani. Po pse nuk bere ndinje blerje si ajo e hotel dajtit qe ta kishe me te mbuluar hajdutllekun. Nga hundet do te dalin keto pislleqe, tek 313 do perfundosh dhe ti, qe ta keshe Saliun fqinj.
    Kafshe.

  2. ekonomistja says:

    Ky eshte sherbimi i fundit qe z.Fullani i ben qeverise pasi per mese 8 vjet ky guvernator i pari ne historine e Bankes se Shqiperise nuk ka bere detyren e tij. I shkreti ky qe nuk ishte ne gjendje te parashikonte kurben e fitores dhe ra ne gracken e Saliut duke firmosur fundin e tij. I pari qe duhet te nderrohet eshte pikerisht ky i paafte,qe pervec se nuk ka bere asgje per krizen ekonomike , ben edhe veprimin tjeter kriminal “Boshatis Arken e Shtetit ne Avance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje