Mungesa e parave, qeveria merr borxh 1. 2 miliard lekë

20 Qershor 2013, 10:14Ekonomia TEMA

Mungesa e parave ka bërë që qeveria të kërkojë sërish të marrë borxh.

Banka e Shqipërisë ka organizuar dje një ankand të jashtëzakonshëm të Bonove të Thesarit, ku u emetuan bono me maturim 3-mujor në vlerën e 1.2 miliardë lekëve.

Duke parë shpenzimet e shumta për fushatën elektorale, qeveria ka nevojë emergjente për para.

Kjo, edhe duke parë faktin se sipas të dhënave nga Ministria e Financave deri në fund të 5-mujorit në arkën e shtetit janë mbledhur afro 14 miliardë lekë të ardhura më pak se plani, ndërsa shpenzimet janë pothuajse 10 miliardë lekë më shumë krahasuar me planifikimin buxhetor./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje