CEZ rrit pagat për 2381 punonjës

13 Qershor 2013, 10:15Ekonomia TEMA

Administratori i CEZ, Sahit Dollapi, ka bërë me dije rritje e rrogave për punonjësit e kësaj kompanie. Sipas tij, rritja vjen për shkak të përmirësimit të situatës së CEZ.

Nga rritja e pagave kanë përfituar më shumë se gjysma e punonjësve të kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Ose thënë ndryshe 2381 sot punonjës kanë në llogaritë e tyre paga më të larta. Kjo rritje varion nga 40 mijë lekë të vjetra për punonjës, deri në 110 mijë lekë të vjetra. Kjo nuk është rritja e parë dhe e fundit e pagave të tyre. Parimi im është, kush punon më mirë dhe më shumë, do paguhet më mirë dhe më shumë. Vetëm përmbushja e këtij standardi do të bëjë që çdo punonjës të ecë përpara në këtë kompani”, deklaroi Dollapi.

Dollapi ka thënë se e ka mbajtur premtimin për të rikthyer në normalitet furnizimi me energji elektrike në të gjithë vendin.

“Ne mbajtëm edhe premtimin për rikthimin e normalitetit të furnizimit me energji elektrike në të gjithë Shqipërinë. Në rast defektesh ne jemi me eficent dhe më afër qytetarit dhe abonentëve për riparimin defekteve në kohën më të shpejtë të mundshme. Kjo ka rikthyer edhe besimin tek qytetarët”, tha Dollapi./b.l

5 komente në “CEZ rrit pagat për 2381 punonjës”

  1. Latif Dreqi says:

    Oboboo, dhente Zoti diten e votimit kujtohem per kete surrat..do me mjaftoje ky argument per te votuar pro opozites..

  2. studenti says:

    E dini si i ngere rrogat ky? Duke rjepur dite me dite shqiptaret e varfer me energjine e HCe-ve te kohes se Enverit. RRit cmimin e rrit rrogat e vete. Si ka mundesi qe nuk u ulen cmimet e energjise por na rriten rrogat e ketyre?
    TVSH 6 % eshte zgjidhja qe keta te punojne e populli te lehtesohet nga vjedhjet e Dollapit.

  3. Gezimi says:

    Ky i rrit pagat sepse na rrjep ne te ndershmeve, ndersa nuk e vret mendjen fare per kete lloj zullumi dhe padrejtesie qe eshte ngritur ne sistem. Kete e zgjidh vetem nje revolucion mbarepopullor. Stop ketij menaxhimi te pashembullt!

  4. Eri says:

    Ky i rriti rrogat 15% pasi fillimisht ua zbriti 45-60 % kur shtetezoi CEZ-in.
    Plehra, asnje koment me teper.

  5. Fatos Zeneli says:

    Z.Administrator ju urojme per ritjen e pagave te personelit!
    Por vec nje gje nuka arij te kuptoj nga ky administrimi juaj?
    Cila eshte kuota e vjeljes se faturimeve ne zonen verirore te vendit?
    Cili eshte niveli i humbjeve?
    Sa mendoni ju se do te ulej cmimi po qe se arketimet vene ne kuoten 95% se 100 % harojeni?
    Sa eshte niveli i humbjeve para dhe pas detyres tuaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje