Topi: Si mund të flasë Berisha për zhvillim të bujqësisë, kur çdo gjë e importojmë?

8 Qershor 2013, 15:02Ekonomia TEMA

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me tregtarët e fruta-perimeve tek “Pazari i Ri” në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Topi ka thënë se bujqësia shqiptare është në një krizë të madhe, pasi pothuajse çdo gjë importohet nga jashtë.

“Sot shohim se si kryeministri shkon në çdo fshat dhe flet për bujqësinë dhe zhvillimin e saj, ndërkohë që në këtë treg dhe në të gjithë vendin shiten produkte që vijnë nga jashtë të cilat janë më të shtrenjta se ato që prodhohen në vend.

Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit të prodhimit dhe mundësitë janë që fshatari shqiptar të furnizojë jo vetëm tregun e brendshëm, por edhe atë të jashtëm”, tha Topi.

Ai akuzoi edhe politikën për parcelizimin e pronës private, që sipas tij ka ndikuar në uljen e prodhimit, ndërsa ka folur edhe për sigurinë ushqimore.

“Të gjithë kërkojmë prodhime të shëndetshme nga fshati, por e rëndësishme është t’u krijohen mundësi fermerëve për t’i sjellë ato tek qytetari sa më të ushqyeshme. Sa më shumë të prodhojë fshati aq më mirë ushqehet qyteti dhe rritet mirëqenia e banorëve”, u shpreh Topi.

Gjatë fjalës së tij, Topi shpalosi një pjesë të programit të FRD-së për bujqësinë.

“Ky sektor është një nga bazat e ekonomisë së vendit dhe në programin tonë përfshin një vend të veçantë. Në këtë drejtim duhen politika zhvillimi që të prodhohet në çdo stinë të vitit dhe nga jashtë të importohen vetëm ato që nuk mund të prodhohen në vend, pasi vetëm kështu mund të rrisim sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e të gjitha zonave të vendit”, përfundoi ai./b.l

20 komente në “Topi: Si mund të flasë Berisha për zhvillim të bujqësisë, kur çdo gjë e importojmë?”

  1. inspektori says:

    Po pse e ka ky popull ndjenjen e inferioritetit mor vlla, aq me teper para nje personazhi te rendomte si Bamke Qylollari qe deri dje fliste me heshtjen e tij. Po si nuk i thote njeri “ik or legen mos dil si personalitet te takosh njerezit se nje kokerr legeni e nje kelysh i Saliut ishe deri dje, ik zhduku mos na dil te na ngresh nervat”. Si rrine te gjithe e i japin doren sikur ka nxjerre vendin nga kriza ky. Imazhi televiziv i ndikon shume shqiptaret qe kujtojne se ai qe del ne televizor duhet respektuar e adhuruar edhe pse ka qene legen. Me kete popull bageti nuk kemi gje ne terezi, po nuk ndryshuan menyren e perceptimit te gjerave keta njerez keshtu do te vazhdojne me dekada. Mjafton te shihet se si po rehabilitohet Meta nga koalicioni i rilindjes qe eshte nje tallje e hapur me popullin qe nuk bezan, koment i cili me kushtoi bllokimin nga Rama ne faqen e tij te fb. Saliu ka bllokuar ne profilin e tij po te pakten e ka bere se ka te drejte se duhet te ruaje reputacionin e shkaterruar te qeverise, ndersa ky po ja nis akoma pa marre frenat ne dore, ec e merre vesh se ça e pret kete vend me keta njerez te njejte qe shkojne e vijne te cileve vetem ngjyra politike ju ndryshon. Poshtersia e konjuktures politike shqiptare eshte e tille sa detyron armiqte e betuar te behen miq per koke per hir te pushtetit siç po ngjet midis Rames e Mutit, strumbullarit te 21 janarit dhe njeriut me te peshtire ne Republike pas Saliut. E si mund te pretendoje njeriu i rregullt me tru ne koke rilindje me keta personazhe qe duhet te jene ne burg e jo ne koalicion, dhe me e paimagjinueshmja eshte se Muti do te marre ndonje ministri te fuqishme per te drejtuar? Nqs Ilir Muti nuk plaset brenda atehere Shqiperine e ka marre lumi edhe per nja 20 vjet te tjera. Pa drejtesi nuk ka shtet, fjalet e tjera mashtrimet e rilindjes jane hi ne syte e popullit, natyrisht duke e ditur se ça populli i prapambetur e injorant jemi.

    1. kristi says:

      ooooooo bamiri, u zgjove ti qumeshtor
      ik e fli gjume se do rritesh
      shko e bej nani nani se ke kohe te besh politike
      ka kush merret me zhvillimet e ketij vendi.

      1. Aqifi says:

        Nuk importohen te tera o Bamke, jo. Bujqesia eshte zhvilluar jashtezakonisht, sidomos frutikultura. Transporti po ashtu. Problem jane ruajtja frigoriferike dhe perpunimi qe i detyron fshataret t’i falin ose t’i shesin per nje cope buke. Po t’i e ke harruar bujqesine dhe veterinarine tani! Ose thuaj ndonje gje te sakte ose gris bythen, se per demagoge boll kemi Salen kampion dhe Ramen me kokelopen nenkampione…

    2. adi says:

      kthejeni Shqiperine ne kohen e Enverit se keshtu do Topi me Ramen, po mesa di un qe shume fermere te zones se myzeqese i dergojne prodhimet e tyre ne Gjermani, Greqi , normalisht qe ka nevoje per permiresime por edhe te dalesh me humbje si ne kohen e xhaxhit nuk mund ta pranosh, Enveri i conte duke bere pune vullnetare por e verteta ishte qe ai dilte me humbje dhe thoshte qe fitimi eshte 90%, kete doni edhe ju, degradimin e ketij vendi.

    3. tani says:

      po pse tani e ngre zerin ti, cfare ke bere ti kur ishe ne qeveri, agje, thjesht more pronat e tua dhe nuk te ran ndermrnd per tjeter njeri, tani na del e ben si i interesuar per popullin, ik e pi naj gote raki me mire se nuk je per kte pune ti.

    4. migjeni says:

      Per fat te keq niveli i zhvillimit te elektoratit shqiptar eshte ne te njejtat kuota me vendet e pazhvilluara apo analfabete.Kjo duket qarte po te vesh re nivelin e te intervistuarve nga te gjitha tv neper rruge per ceshtje te ndryshme,qofte te politikave,qofte te drejtimeve te tjera ekonomike apo kulturore.Te vjen turp kur i degjon reagimet e tyre.Kuptohet qe politikaneve kjo gjendje dhe ky nivel u intereson sepse eshte me kollaj ti terheqin per hunde.Vereni re Salen kur flet para turmes.Komplet i cakerdisur,syte ne qiell,totalisht i bindur qe turma eshte me te.Ne te kundert do mendohej per ato qe thote.Keshtu pra qe ti biem shkurt ky popull nuk meriton me shume.Saliu,Edi dhe Meta apo ashtu si e quan ti, do vazhdojne te mbreterojne pa u lodhur shume edhe per nje kohe te gjate.

  2. kosta says:

    ….sa mire do te ishte te importoheshin edhe politika apo polikane nga jashte ……do te na pakesoheshin shume halle nga problematika jone e perditshme

  3. Tonini says:

    po kur u bere dhe ti o topi njeriu qe ka goje te flase per zhvillimin e bujqesise. ti vertete je veteriner me diplom, por me canta me patate dhe pula e ke mbaru shkollen lali.
    bej nje xhiro ne jug e jug lindje te shqiperise per te kuptuar sesi eshte rindertuar edhe njehere bujqesia dhe si jane mbjelle me ndihmen e shtetit plantacione me peme frutore dhe ullinj.

  4. roland says:

    sala flet sepse ti ke heshtur, apo jo?

    1. arsen says:

      se mos vetem ky? Edhe gjysma e popullit
      E ATIJ POPULLI QE NUK KA VJEDHUR PRONEN E TJETRIT, ZENE VENDIN E PUNES SE TJETREIT, FSHEHJEN E TAKSAVE ETJ ETJ SI KETO.
      Vetem shkaterruesit votojne PD-ne e Topit dhe Berishes.

      1. roland says:

        po ne gjysma e popullsise se heshtur zgjodhem kete te flase. ke par ti qe edhe ky i futi nje te heshtur si ne!

        1. arsen says:

          Ti e ke rastin te ndryshosh. Ai jo!
          Ju konsumua cipa. I ka dale boja bashke me te tjeret qe menduan vetem per te vjedhur e dhunuar
          Ne 23 qershor duhet te zgjedhesh drejt dhe pa frike.
          Rinia ka shansin ta ndryshoje kete vend…Ndryshe Kuba eshte mire

  5. endri says:

    prap ti Miri me keto lajme, po ik e shiko ndonje pune nga shpia se je me mire, je me i qete.

  6. ALTI ISAIT CENIT says:

    BESOJ QE GLOBALIZIMI EDHE EKONOMIA E HAPUR NUK BEJNE PJESE NE TE NJEJTIN PROGRAM TE NDALIMIT TE IMPORTEVE ! BESOJ QE NQS DO TE ARSYETONIM NE KETE MENYRE NE SHTETET EUROPIANE NUK DO TE KISHIN PER CFARE TI DUHEN PRODUKTET TONA , NE KETE MENYRE DHE PUNTORET KINEZ QE JANE HAPUR DIKU (NE DIME SE KU )NE TIRANE DUHEN BLLOKUAR SEPSE PENGOJNE ZHVILLIMIN E PUNESIMIT VENDAS (JE NE MENDJE ?? KETE SPO E NDALON DOT AMERIKA) , E ME TUTJE CFARE DUHET TE PRETENDOJME NE KUR SI SHTET JEMI EXPORTUES I NJE LLOJE FUQIE PUNTORE DREJT JASHTE SHTETIT, CFARE DO TE NA NDODHTE SIKUR CDO KRYEMINISTER (SIKUNDER NE KETE RAST PRETENDON TE BEHET) TE MOS IMPORTOJE ME (VETEM TE IMPORTOJE ATO GJERA QE NE VEND NUK PRODHOHEN) TE MOS MARE ME PUNTORE TE HUAJ NE PUNE . CFARE DO TE NDODHE ? BESOJ QE NE KETE RAST , NJE PARTI E OGEL SI FRD KA VETEM DESHIRE TE MARI DISA VENDE NE PARLAMENT DHE THOTE ATO QE POPPULLI DON ME NDEGJU.
    POR PER MENDIMN TIM PARTITE E VOGLA ME MIRE MOS I VOTOSH , SE PASTAJ NDODH SI NE ITALI QE SKA MENYRE QEVERISJE ….APO NDOSHTA E KAM GABIM ?? KJO DO ISHTE GJEJA ME E MIRE QE MUND TI NDODHTE VENDIT TONE…MEGJITHSE ASNJE NGA PARTITE E VOGLA SHQIPTARE NUK E KA GUXIMIN TE MOS PRANOJE 5 KOLLTUKE MINISTRASH , NQS KUALICIONIT MAZHORITAR DO TI DUHESHIN 10 VOTA NE PARLAMENT

    HARROVA : PUç !

  7. Afrimi says:

    Import – eksporti eshte i pranishem ne te gjitha vendet e botes madje me shume i pranishem ne ato me te zhvilluarat , nese ne importojme nuk do te thote se nuk po ecim ne rrugen e zhvillimit dhe se nuk i kemi dhene rendesine e duhur prodhimit vendas , ti japesh prioritet bujqesise do te thote se eshte nje menyre per ta zhvilluar me shume ate , te gjithe jemi koshient se krahu i punes shqiptar shkonte dhe punonte tokat e grekut dhe jo te tijat , duke lehtesuar bujkun , per te bere reforma ne bujqesi do te thote ti kthesh dhe ti stimulosh ato te kontribuojne per veten dhe per vendin .

  8. Petrit Zela says:

    Njeriu me i mire per Zotin, eshte ai qe u ben me shum dobi njerzeve..dhe vleresimi me i madh qe -Zoti- i ben deshmoreve te tije, eshte atehere,kur ju mbushni zemrat e besimtarve,me gezime…
    –Sot ne shqiperi,nuk ekzistojne me,njerez me moral te larte..per te dhene kontributin maksimal,ne emer te-Zotit- per ti sherbyer krijesave te tije..
    –Une jam me se i bindur!..Se dhe kleriket fetar, ne duart e te cileve..ndodhen -Bibla-dhe-Kurani- kane devijuar,nga rruga e zotit..
    -Ndersa politikanet,shpirtin ja kane dhuruar-djallit- nuk njohin as bibel dhe kuran..se mbi ta,ata kane vendosur-parane-Me mashtrime,dhe me krime,mbi kufomat,e te burgosrve,dhe te cpronsuarve politik-ata u pasuruan….Populli shqiptar sot,ka nevoje,per nje njeri qe te jete katror si nga baza dh lartesija,qe ta udheheqi-Keto cilsi i ka vetem Z Topi..Per nje intelektual te mirfillte-100 per qind-meshirohet ne personin e Z Topit..Mbi te gjitha,eshte nje nga politikanet,me te votuar nga tere shtresat e popullit pa dallim feje dhe ideje…
    –I bej thirrje popullit tim shqiptar..me 23-qershor votoni FR-den..
    ne qoftese deshironi,te cimentoni..sigurine,dhe lumturine e se ardhmes tuaj dhe familjeve tuaja….

  9. vitori says:

    z.TOPI!!ose zoteri funderrina e tiranes! po si nuk ke turp mor burre i vogel qe flet keshtu,? apo je kaq larg realitetit te jetes? po a ishe 5 vite president e shqiperise apo dhe ne ate post ta kishte me te futme sali berisha? qe ta qifte nderin tend mor race e ndyre e TIRANES! me vjen keq per rrethin tend familjare qe po poshterohen nga ti mor rrugaç tirane!!!

  10. shqiptari says:

    Inspektori specialist.Me deshire mund te Lexoje gjithmone komentet e tua.
    Faleminderit.

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Problem sot eshte fallsiviteti I pjekjes se prodhimit.
    Ne zonat malore qershija eshte pjekur ne muajin maj,bajate pa shije,eshte sperkatur me solucion per tu bere e kuqe !
    Trangulli futet ne uji me kimikat,duke i dhene madhesi dhe forme sipas qefit,marulja mbillet dhe shitet per 24 ore,domatja skuqet duke lyer me kimikat etj.
    Do te duhet nje liste e gjate me fruta e perime,te papjekura,qe shiten per cilesi e pare.
    Keta kultivues nuk duan t’ja dine per vaditje apo kanale kullues.Agranomet qe paguan shteti neper komuna,bejne sikur paraqiten ne pune.
    Po keshtu mund te rreshtosh fakte per ritjen e blektorise me stimulante.
    Perfundimi,femijet behen çdo dite e me shume obeze,njerzit po shkaterojne shendetin.

  12. liku says:

    Saliu e ka fjalen per zhvillimin bujqesor te Maqedonise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje