Biznesi “ngrin” investimet për shkak të zgjedhjeve

7 Qershor 2013, 10:10Ekonomia TEMA

Bizneset kanë ulur ndjeshëm investimet e tyre, në pritje se si do të përfundojnë zgjedhjet e 23 qershorit.

Të dhënat e certifikuara, të paktën për 4-mujorin e parë, tregojnë se ka një rënie të kreditimit dhe importit të makinerive dhe pajisjeve, periudhë kjo që përkon me vendimet e qeverisë për rishikimin e disa taksave, si heqjen e TVSH-së, bën me dije “Shqip”.

Në periudhën janar-prill 2013, sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) shënohet një rënie e importit të makinerive dhe pajisjeve me rreth 8 për qind, në raport me vitin 2012, për të njëjtën kohë (janar-prill 2012).

Sakaq, regjistrohet një nivel kredie tepër e ulët, në rënie me afro 0.8 për qind në raport me 2012-n për të njëjtën periudhë. Kredia në rënie është për zërin makineri dhe pajisje, pra sipërmarrja private ka marrë më pak financime, për shkak të kushteve, nevojës etj, duke dëshmuar se klima e investimeve mbetet e paqartë./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje