Kriza ekonomike arrin në bodrumet e verës së Pallatit Elize

5 Qershor 2013, 10:00Ekonomia TEMA

Kriza ekonomike dhe financiare tani duket se ka mbërritur në bodrumet e verës në Francë, ose të paktën në bodrumet më të rëndësishme të verës në vend, në Pallatin Elize. Një ndër dhjetë shishe do të nxirret të enjten dhe të premten në ankand.

Në ankand do të ofrohen rreth 1.200 shishe, secila mban vulën e Pallatit Elize. Këto shishe ishin parashikuar për t’iu servirur mbretërve dhe presidentëve. Në ankand do të ofrohen sidomos shishet, që kanë mbetur prej koleksioneve të viteve të ndryshme. Shishja më e lirë ofrohet në ankand me një çmim fillestar prej 15 eurosh. Kuptohet që për lart çmimet janë natyrisht të hapura.

Urdhërin për shitjen e verërave e ka dhënë vetë presidenti. François Hollande dëshiron që masat e kursimit të përfshijnë edhe Pallatin Elize dhe që në të ardhmen të shpenzohen më pak para për verëra të shtrenjta për mysafirët  dhe të ftuarit./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje