Përplasjet politike, Lezha mbetet pa buxhet

4 Qershor 2013, 10:14Ekonomia TEMA

Me largimin e LSI-së nga qeveria, përplasjet politike janë reflektuar edhe në Këshillin Bashkiak te Lezhës. Si ne shume njesi vendore, edhe qyteti i Lezhës tashme ka mbetur pa buxhet. Prefekti Pal Dajçi, pasi e ka kthyer nje here mbrapsht per parregullsi buxhetin e miratuar nga shumica e majte, PS dhe LSI, çeshtjen ia ka kaluar gjykatës. Sipas përfaqësuesve te prefekturës, buxheti kishte probleme, nuk ishte shoqëruar me tabelën e detajuar, si dhe nuk ishin reflektuar ndryshimet e kërkuara si ajo e kuotës se afetarisë se qarkut.

Përfundimi ne gjykate i çështjes se buxhetit te Lezhës është cilësuar një vendim absurd nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Agustin Marku. Sipas tij, ne buxhet janë  reflektuar ndryshimet e  kërkuara nga prefekti ndersa nuk ka pasur kërkesë per tabele te detajuar.

Ndërsa Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi, i kontaktuar nga Vizion Plus ka mohuar që bllokimi te vije per shkaqe politike.  Ndërkohë, 321 milion leke te rinj, parashikuar ketë investimet e ketij viti, jane te ngrira deri ne zhbllokimin e situatës./b.l

1 komente në “Përplasjet politike, Lezha mbetet pa buxhet”

  1. anonimi says:

    do fillojne te mbeten te gjithe qytetet pa buxhet se jane duke harxhuar ca si shume leke per keto zgjedhje. dhe behuni gati qytetare qe pas zgjedhjeve do kete nje renie ekonomie ne gjithe shtetin shqiptar besoj. dhe ca do bejne keto? keto qe te rimekemben perseri do na rrisin taksat etj. duke na marre dhe ate jete te fundit qe na ka mbet, dhe ne sna mbetet gje tjeter vecse te dalim te lypim/.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje