Borxhet ndaj tatimeve dhe doganave falen deri në fund të këtij viti. Me 67 vota pro Kuvendi miratoi senacën plenare të jashtëzakonshme, shtyrjen e afatit të ligjit të faljes së borxheve tatimore e doganore.
Maxhoranca propozoi miratimin e ligjit për amnisti të plotë ku përfshiheshin përvec faljes së gjobave, edhe legalizimi i aseteve, kapitaleve etj, por nuk gjeti konsensusin e opozitës. Sërish në prill të vitit 2011, kur u paraqit për herë të parë ky ligj, opozita kundërshtoi ta votonte, por këtë radhë me argumentin se është një ligj elektoral./b.l