“Spitalet private bëjnë evazion, nuk paguajnë tatimet”

23 Maj 2013, 10:29Ekonomia TEMA

Spitalet dhe klinikat private janë duke bërë evazion, pasi nuk paguajnë taksat. Akuza vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Vetëm Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, sektori i Shërbimeve Shëndetësore Private përfaqëson 4 për qind të totalit të Tatim Paguesve të regjistruar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe disa prej tyre vazhdojnë të deklarojnë xhiro vjetore nën 2 milionë lekë“, thotë Erjon Prifti, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Por, të njëjtën gjë duket se bëjnë edhe shumë kompani ndërtimi dhe të hoteleri-turizmit.

“Këta sektorë gjatë vitit 2012 kanë shfaqur nivel pajtueshmërie të ulët me ligjin,shmangie nga detyrimi për të deklaruar e paguar realisht aktivitetin e tyre ekonomik dhe pasqyrimin e drejtë të tij”, tha Prifti.

Ai i ka paralajmëruar ato që të korrigjojnë të dhënat e tyre, ndryshe do të merren masa të rrepta ndëshkimore./b.l

3 komente në ““Spitalet private bëjnë evazion, nuk paguajnë tatimet””

  1. aqifi says:

    2 milione leke (te reja natyrisht) shkon nje operacion ne zemer apo nje trajtim per tumor…

  2. Shqiptari says:

    4%, Po keta e rropen popullin mo. 7 mije euro nje Koronarografi

  3. Firma Cenaj says:

    Spitalet private mbeshteten nga politika. Cfare po ndosh me dializen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje