INSTAT ka paraqitur ditën e djeshme shifrat e Censusit mbi demografinë, arsimin, nivelin e jetesës, si dhe dizabilitetin në nivel qarku të ndara në bashki e komuna.
Por, sërish nuk është bërë me dije niveli i papunësisë. INSTAT thotë se do ta publikojë atë në fund të vitit, duke shmangur kështu shifrat zyrtare, duke qenë se tashmë jemi në prag zgjedhjesh.
INSTAT pretendon se për momentin në Shqipëri ka vetëm 142 mijë të papunë, ndërsa sipas opozitës, numri është shumë herë më i lartë.
Kjo shifër në fakt është rrëzuar edhe nga vetë kryeministri Berisha, i cili ka premtuar disa herë gjatë javëve të fundit, se në mandatin e ardhshëm do të hapë 250 mijë vende pune. Në një kohë që INSTAT thotë se ka vetëm 142 mijë të papunë.
Për këtë arsye, paraqitja e të dhënave të Censusit për papunësinë, edhe pse nuk pritet që të jenë shumë të besueshme, të paktën do të jeptë një panoramë paksa më të qartë./b.l
ky censusi i islamikut kosovare berisha eshte fytyra e manipulimit qe bene sali kurva per te ndrushuar c do gje qe si pelqen , te edhi fundi o plaku i keq
Per aq kohe sa Instituti i Statistikave eshte ne duart e qeverise, asnjehere te gjitha shifrat qe dalin nga ky instituciuon, nuk do te kene besueshmeri. Niveli i papunsise eshte shume i larte ne Shqiperi dhe per te marre kartelin e papunsise duhen aq shume procedura dhe burokraci saqe shume individe nuk pajisen me te