Një tjetër institucion i rëndësishëm ekonomik, pas Bankës Botërore dhe FMN-së, ka parashikuar rënien e ekonomisë shqiptare. Bëhet fjalë për Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Sipas një raporti të sapo publikuar, BERZH ka korigjuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Rritja do të jetë vetëm 1.5 përqind, dhe jo 1.9 sa ishte parashikuar tre muaj më parë.
Në raportin e vet, BERZH shprehet se qeveria dhe Banka Qendrore tashmë nuk e kanë më mundësinë për stimulimin e ekonomisë, për shkak të borxhit të lartë dhe zbritjes së ndeshme të normave të interesit./b.l