Edhe pse kanë kaluar vetëm 4 muajt e parë të vitit 2013-të qeveria ka shpenzuar pjesën më të madhe të borxhit publik. Gjatë marsit, treguesit e borxhit janë rritur edhe përsa i përket garancive të dhëna nga financat e vendit për ndërtimin e disa veprave publike, raporton Vizion Plus.
Zyrtarisht, sipas analizës së treguesve të borxhit si tremujor që ka publikuar vetë ministria e financave rezulton se rreth 32 miliardë leke, qe përbejnë pothuajse gjysmën e borxhit, jane shpenzuar, pa llogaritur këtu edhe pjesën që është marrë hua në formën e bonove të thesarit në mars.
Situata në të cilën ndodhet buxheti dhe shpenzimet e pakontrolluara kanë shqetësuar ekspertët financiarë, sipas të cilëve qeveria në shumë raste rezulton të ketë shkelur ligjin për buxhetin. Ekspertët shprehen se edhe pse kushtet elektorale në shumë raste i hapin udhë shpenzimeve të shumta për vepra publike, është koha që të mendohet në mënyrë afatgjatë, se çfarë do të ndodhë më vonë./b.l