Dërgesat e emigrantëve, rritje e lehtë pas tre vitesh

7 Maj 2013, 11:37Ekonomia TEMA

Pas rënies së nisur nga viti 2008, dërgesat e emigrantëve kanë shënuar një rritje të lehtë në 3 mujorin e fundit të vitit 2012, duke dhënë një kontribut pozitiv në bilancin e pagesave. Gjatë kësaj periudhe dërgesat e emigrantëve, arritën në 196 milionë euro, 7 përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të mëparshëm, raporton “AS”.

Për gjithë vitin 2012, remitancat njohën një rritje të lehtë me 1.6% dhe arritën vlerën e 676 milionë eurove. Këto shifra tregojnë se remitancat u rikthyen në rritje pas tre-katër vitesh radhazi në rënie.

Por sipas ekspertëve kjo rritje nuk tregon përmirësimin e të ardhurave që marrin emigrantët në zonat e prekura nga kriza, kryesisht, Itali dhe Greqi, por sipas tyre kjo rritje lidhet me një valë të kthimit të emigrantëve në Shqipëri dhe me riatdhesimin e kursimeve të tyre.

Remitancat kanë shënuar uljen më të madhe në vitin 2011, duke arritur në 650 milionë euro. /b.l

13 komente në “Dërgesat e emigrantëve, rritje e lehtë pas tre vitesh”

  1. koha says:

    Apej tek te gjithe emigrantet qe te kursejn djersen e ttre dhe mos ta dewrgojn ne Shqiperi e Kosove. Sepse atje ka nje kalse politike banditeske dhe e pandershme qe do ti perdore ata leke per te zbutur krizen sociale te shkaktuar nga plaqkitja qe politkanet i bejne shtetit dhe keshtu ua zgjasin jetem politikanve duke krijuar paqe te rrjshme sociale.
    Po ashtu ne te dn hstet ka nje popullesi dembele dhe hileqare qe djege kot djersen e emigrantve duke llafosur tere diten neper bare ma makjato e espresso dhe duke votuar si kafshet pa tru te njetit politikane te pandershem dhe antishqiptar.

    1. Dean says:

      Shiko kur te filloje SHPELLARI e te deklaroj se eshte rritur ekonomia e Shqiperise fale vizionit te tij……lol

      1. besi says:

        Shpellari eshte jo me pak se kokepalari dhe kokelopa.
        Mesazhi vlene per te gjithe antishqiptaret dhe antishtetroret.

    2. gallata says:

      Ke te drejte se keta te futin duart ne xhep e ti marin parate,por atyre qe kane xhepat e shpuar çfare ti kapin … ?

  2. koha says:

    Apeloje tek te gjithe emigrantet qe te kursejn djersen e tyre dhe mos te dewrgojn leket e tyre ne Shqiperi ose Kosove. Sepse atje ka nje klase politike banditeske dhe e pandershme qe do ti perdore ata leke per te zbutur krizen sociale te shkaktuar nga plaqkitja qe politkanet i bejne shtetit dhe keshtu ua zgjasin jetem politikanve duke krijuar paqe te rrjshme sociale.
    Po ashtu ne te dn hstet ka nje popullesi dembele dhe hileqare qe djege kot djersen e emigrantve duke llafosur tere diten neper bare ma makjato e espresso dhe duke votuar si kafshet pa tru te njetit politikane te pandershem dhe antishqiptar.

  3. ijs says:

    Koha mos degjo perrallat e gazetave ne shqiperi se nuk con me njeri pare ne token e djegur. Keta nxjerrin lajme per te perhapur mashtrime mes emigranteve qe keta te fundit te futen ne gare per te sjellin pare ne shqiperi se kane mbetur vete si peshku pa uje. Keshtu eshte kur vendin e kane ne dore zagaret e rrugeve, qe jetojne sipas motos dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Iku koha kur keta u bene te pasur me paren tone duke na u kapradisur neper europe si gabele me kostume. Dhe borxhet qe jane marre jane marre duke u bazuar tek dergesat tona ne atdhe! Iku ajo kohe kur emigrantet e hengren buken per djathe duke financuar ne shqiperi mafiozat dhe hajdutet! Sot ka ardhe kohe te tjera dhe emigrantet ato pare qe kane do ti ruajne dhe do ti investojne ne europe, se eshte me i sigurte jeta dhe investimi yne dhe pse ne vend te huaj, se sa ne vendin e hienave! Mjaft u pasuruan hienat me paret e shqiptareve emigrante! Poshte qelbesirat!

  4. fjala says:

    Si s’ju dhimbset djersa e juaj dhe dergoni leke ne nje vend ku qeveritaret dhe pergjithsisht politikanet jane kaq te pafytyr?

    Si mund te jeni kaq budallenje e te dergoni leket ne vendet si Kosova e Shqiperia ku sundom hajnia dhe grabitja?

    Si keni guxim te dergoni leke ne vende te tilla dhe te shkaterroni keshtu ardhmerin e femijve tuaj?

    Vini mendjen kokes. Mos i sherbeni me vetdeshire antishtetroreve dhe antishqiptarve.

    Mos u sherbeni armiqeve tuaj dhe te femijve tuaj.

  5. alalum says:

    emigranter kujdes , atensione, prosoxi , berisha do tju mare dhe ato para qe keni dhe do iki , i iqni parat nga bankat se rezikoeni , mos me qani pastaj .

    1. besi says:

      alalum,
      Kujdes nga te gjithe hajnat e pafytyre dhe te pakombesi.
      Kujdes ega IlIR META-KOKELOPA dhe Edvin Kristaq Rama-Kokeplaret
      Kujdes edhe nga Sali Berisha dhe Fazllicet
      Kujdes edhe nga Jnullet
      Kot qe mundohesh me e politizu kete porosi.

  6. E.Rama says:

    Mos se me fiket!Ju lutem mos dergoni para se ndryshe nuk fiton Rilindja!Vetem kur te vi une ne pushtet rriteni kuoten!Beni sa me shume krime qe te mundeni qe tja leme fajin kesaj qeverie ama kur te vi une mos beni krime!Hidhini edhe rruget dhe shtyllat e tensjonit te larte ne ere!Beni sa me shume sabotime tani qe te perfitoje Rilindja!Cdo gje qe ka bere kjo qeveri prisheni megjithse nuk ka bere asgje!

  7. ajaxs says:

    Ato pare qe dergojne refugjatet i dergojne per prinderit dhe per familjet e tyre.Respekte per keta njeres qe sakrifikojne kaq shume per familjet e tyre.

  8. besi says:

    ajaxs,
    Ti qe terthorazi mbron hajdutet, ta perkujtojm se familjet duhte te kerkojn pergjegjesi nga hajnat dhe te korruptuarit e shtetit.
    A e din perse? Sepse gurbetqari ska si te paguaj faturen e rrymes, ujit apo mbeturinave perderisa ti rrin duarkryq dhe duartroket maskarenjet e poltikes qe mpijn gjakun e familjeve tona.
    Ti duhet te veprosh drejte e jo te besh lajka gurbetqarve e ti joshes qe te mabjn t dhe maskarenjet e politikes tere jeten mbi kurriz.
    Sakrifica duhet te jete e pertbashket dhe jo te viktimizojm gurbetqaret.
    Per shkak te kesaj sjellje tolerante ndaj politikanve maskarenj kemi kete gjewndje qe eshte e nga e cila kerkojm shpetimi duke viktimizuar kurbetqaret, keta njerz te pervuajtur e te perlotur.

  9. Luani says:

    Qeveria shqiptare nga Prishtina e di se të gjithë banorët e shtetit të saj varen nga paratë e dërguara nga anëtarët e dëbuar të familjes së tyre në shtetet e huaja.

    Nënë, baba, vëlla, motër, axhë, nip, mbesë: kuptoje këtë barrë që na këni vënë për të siguruar luksin e ministrave të qeverisë suaj!

    Nuk ju lejojmë të vdisni nga uria, por mendoni se na detyroni të punojmë për djallin të cilin e keni zgjedhur si udhëheqës në pushtetin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje