Mazhoranca ka rikthyer në mënyrë të papritur TVSH-në për lëndët buqësore, vetëm një muaj pas ligjit të miratuar në Parlament për heqjen e saj. Tashmë detyra e fermerëve komplikohet, duke qenë se fillimisht ata do t’i blejnë produktet e para buqësore me TVSH dhe më pas do të aplikojnë për t’u subvencionuar.
“Gjatë një periudhe të caktuara kohe që do të përcaktohet në VKM, që mund të jetë tre muaj, katër muaj, një muaj, të gjithë fermerët, të cilët kanë bërë blerje të lëndëve të para, plehra kimikë, farëra etj, i kanë blerë tek subjektet të regjistruar me TVSH. Kundrejt këtyre blerjeve ata kanë marrë faturat e nënshkruara me TVSH nga të tilla subjekte. Fermeri do të marrë faturat, do të kalojë tek agjencitë që janë aktualisht pranë drejtorive rajonale në Bashki dhe aty do të bëjë kërkesën e tij për kompensim të TVSH-së“, tha Arjana Dyrmishi, drejtore e politikave fiskale në Ministrinë e Financave.
Por, deputetët e opozitës kanë thënë se skema e re që bazohet te rimbursimi me para në dorë i fermerëve, është një mashtrim elektoral i pazbatueshëm në terren nga ana e qeverisë./b.l
Lesh me qime. E pane qelbveritaret se me ligjin per heqjen e TVSH, nuk mbetej gje per ta dhe e ndryshuan ate. Po e bejne si skema e rimbursimeve te ullinjve e vreshtave, me te cilat, po nuk ju dhe gjysmen e vleres zyrtareve ne drejtorine e bujqesise, as behet fjale se mund te besh dokumentat.
Po fermeri qe blen 10 kg miser per far, duhet te shkoje tre kater here ne qytet per te bere dokumentat, qe te arrije te mare 4 mije leke te vjetra rimbursim. Vetem udhetim do te lere afer 7-8 mije leke. Plus ndonje kafe me zyrtarin… Lesh me qime.
U be T.V.SH.-ja per bujqesine si pagat referuese nje teater i madh hiqen dhe vihen perseri brenda nates .Kuptohet tani qe fermat tona ne bujqesi do ju rimbursohet T.V.SH.-ja biles ne menyre elektronike,pasi interneti eshte ne cdo shtepi,stalle apo kopesht.