Qeveria kujtohet për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve

29 Prill 2013, 11:18Ekonomia TEMA

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka njoftuar përmes Facebook, se ditën e sotme 800 ish-të përndjekur do të marrin këstin e dytë të dëmshpërblimit.

“Sot po kryhet pagesa e këstit të dytë për rreth 800 dosje të ish-të përndjekurve politikë. Në total janë paguar deri sot 5700 dosje nga rreth 10300 që përfitojnë këstin e dytë. Dosjet e tjera janë në proces pagese dhe për pak javë mbyllet totalisht kësti i dytë për këtë shtrese”, shprehet Bode.

Por, ndërkohë që ende nuk ka përfunduar ndarja e këstit të dytë, Boden e pyesin në Facebook se kur do të ndahet kësti i tretë, duke qenë se shumë ish-të përndjekur janë mbi 80 vjeç dhe ndoshta nuk do të jetojnë aq gjatë.

“Më falni zoti ministër, këstin e tretë kur do e ndani. Nëna ime është 81 vjeç”, shkruan një prej të interesuarve në faqen zyrtare të Bodes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje