Në prag të fushatës elektorale, mazhoranca ka ndërmarrë edhe një tjetër veprim, duke shtyrë për në 1 janar të vitit 2014, rritjen e kontributeve shëndetësore që derdhin të vetëpunësuarit.
Ligji që rrit me 45 per qind kontributet për të vetëpunësuarit është miratuar që dy vite më parë nga mazhoranca dhe pritej që të hynte në fuqi në mars të këtij viti.
Sipas opozitës, kjo shtyrje bëhet për arsye të qarta elektorale.
“Që kjo ka lidhje me fushatën elektorale, duket haptaz, sepse fare mirë këtë ndryshim në ligj, një qeveri e përgjegjshme, që ka për synim, sic thoni ju, mosrritjen e barrës së taksave, duhet ta kishte që para dy vjetësh, kur e solli me rritje 45 për qind. Kjo ishte një arsye pse ne e votuam, që për vetë te punësuarit, pjesërisht apo kryesisht, për gjithë biznesin e vogël nuk mund ta pranojmë këtë barrë” tha deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë./b.l