BB e FMN: Rritja e borxhit, shqetësuese

22 Prill 2013, 11:02Ekonomia TEMA

Rritja e borxhit publik deri në kufijtë 62 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është një rrezik potencial për financat e Shqipërisë. Duke analizuar situatën ekonomike në vendet e Europës dhe Azisë, gjatë takimit të pranverës në Uashington, dy institucionet më të rëndësishme financiare në botë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, shprehin shqetësim për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit. Sipas Bankës Botërore dhe FMN-së, për rajonin tonë, përjashtim bën vetëm Turqia, raporton Vizion.

Që prej nisjes së krizës, borxhi publik është rritur në pjesën më të madhe të rajonit, përveç Turqisë. Mesatarja e borxhit publik për Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor, është rritur nga 28.3 për qind në vitin 2008, deri në 45.5 për qind më 2012-ën. Borxhi publik, 76 për qind për Hungarinë, 62 për qind për Shqipërinë, apo 56 për qind për Serbinë…, është një rrezik potencial në këta vende dhe përbën një barrë të rëndë për financat e tyre.

Sipas këtyre institucioneve, rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës do të vijojnë me ritme të ngadalta, si pasojë e efekteve të krizës në rajon. Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë, FMN dhe Banka Botërore parashikojnë një rritje prej 1.6 për qind të ekonomisë shqiptarë përgjatë 2013-ës.

1 komente në “BB e FMN: Rritja e borxhit, shqetësuese”

  1. taipi` says:

    Keta bejne mire qe flasin, po kujt ia thone.
    Berisha e ka planin “pas meje kiameti”
    E tani qe duket se i erdhi fundi.
    Eshte duke u perpjekur qe ta shkaterroje edhe nje here kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje