Kriza greke, mijëra apartamente në Korçë pa shitur

20 Prill 2013, 10:34Ekonomia TEMA

Sektori i ndërtimit në qytetin e Korçës është në krizë.  Prej më shumë se 2 vjetësh shitja e apartamenteve është ulur në maksimum, duke bërë që vetëm në qytet të jenë mbi 1100 apartamente të përfunduara dhe të pashitura. Ndërsa në të 6 qytetet e qarkut numërohen mbi 2000 apartamente të përfunduara në pritje për t’u shitur, raporton “AS”.

Kriza në sektorin e ndërtimit sipas kryetarit të shoqatës së ndërtuesve Viktor Qylafi e ka burimin tek kriza greke. Blerësit potencialë të apartamenteve në juglindje kanë qenë emigrantët, një pjesë e madhe e të cilëve tashme janë në krizë financiare./b.l

7 komente në “Kriza greke, mijëra apartamente në Korçë pa shitur”

  1. Fllad says:

    Po i keni bere si per kineze,e i shisni si ne Europ…

  2. drini gega says:

    ”shitja e apartamenteve është ulur në maksimum”, apo ne minimum?

  3. Tini says:

    Qylafi kerkon t’ua shese me pahir apartamentet korcareve qe ben kete propogande.Problemi i apartamenteve nuk ka lidhje me krizen greke pasi shume korcare jane larguar ne Amerike dhe blejne shtepi me te mira atje.Le t’i mbaje me shendet Qylafi apartamentet pa shitur!

  4. dritani says:

    Me behet qejfi!
    Keta ndertues, me pangopesine e tyre, kane pjesen me te madhe te fajit per shkaterrimin e qyteteve shqiptare.

  5. Populli says:

    Po perse duhet qe te blejme apartemente? Me ato para ben gjera shume here me te mira, se sa te blesh kater mure pa hipoteke e dokumenta, per hir te pastrimit te parave te krimit dhe batakcinjve!

    O Popull, i investoni parate ne prodhim dhe lerini keta drogaxhinjte qe te rine vete ne to, sepse keto nuk jane tuajat pavaresisht se parate ju a marrin!

  6. Dylberi says:

    Keto apartamente jane si HAURE per lopet dhe gomeret prandaj nuk shiten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje