Buxheti i shtetit është në një vështirësi të madhe, pasi në tre muajt e parë janë 3.8 përqind më të ulëta. Sipas TCH, të ardhurat e mbledhura në buxhet ishin në total vetëm 75.5 miliardë.
Kjo është shifra më e ulët që prej 2009-s dhe i dedikohet kryesisht rënies së të ardhurave nga taksa bazë e konsumit, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Kjo ka bërë që qeveria të rrisë marrjen e borxheve. Deri në mars Ministria e Financave ka marrë 189 milionë dollarë borxh. Kjo shifër është sa 67 për qind e gjithë planit vjetor për të cilin është autorizuar nga Parlamenti, duke vënë në dyshim financimin e deficitit për pjesën e mbetur të vitit.
Situata pritet të përkeqësohet jo vetëm prej gjendjes së vështirë ekonomike, por edhe prej fushatës elektorale që është në prag, pasi qeveria pritet të bëjë shpenzime të mëdha./b.l