Rreth 100 banorë të Fushë Arrëzit në rrethin e Pukës kanë protestuar sot në mjediset e jashtme të fabrikës së pasurimit të bakrit. Ata kanë kërkuar që të punësohen në fabrikë, pasi sipas tyre ka patur një marrëveshje për ti marrë në punë gradualisht.
Protesta ka nisur e dhunëshme që në minutat e para, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shefi i forcave të rendit të Pukës, Pëllumb Uka.
Uka është qëlluar me mjete të forta dhe është nisur menjeher në spital, ndërsa burimet e bluzave të bardha thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Protestuesit janë përleshur me policinë, e cila bllokoi hyrjen e tyre në fabrikë. Në këto kushte, situata është acaruar dhe policia ka qëlluar në ajër për të zmbrapsur turmën, por protestuesit nuk janë larguar, raporton Ora News.
Në këto kushte, në drejtim të Fushë Arrëzit janë nisur edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë nga Shkodra. Me të mbërritur atje, kanë tentuar ta vënë fabrikën nën kontroll, por ka qënë e pamundur pasi protestuesit tashmë kishin hyrë në fabrikë dhe pushtuar zyrat. Policia mban fabrikën e rrethuar, ndërsa brenda saj vazhdojnë të qëndrojnë protestuesit. Xhamat e godinës dhe disa objekte të tjera të saj janë thyer.
Fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz i është dhënë në konçesion një firme turke, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se kjo kompani nuk u është përgjigjur atyre as për ndotjen e tokës, as për ndotjen e ujit, as të ajrit dhe as që ka shtuar fuqinë punëtore nga zona, siç ka qënë marrëveshja./b.l
Kane plotesisht te drejte.Gjithe opinioni publik dhe media progresive duhet qe ti perkrah.Nga ana tjeter opinioni publik dhe media shqiptare duhet ti denoj veprimet e qeverive shqiptare qe po e shesin per hiçgje ekonomine shqiptare tek TURQIA.E neveritshme.Kombinatin metalurgjik ,turkut,hidrocentralet turkut,telefonine celulare turkut,minierat e bakrit turkut etj etj.Do thone disa ,po jemi ekonomi e tregut te lire dhe pallavra te tilla.Jo.Çdo shtet politiken e privatizimeve e ben ne dobi te interesave te tija kombetare.A eshte ne interesin kombetar qe nje pjese kaq e rendesishme e pasurise kombetare ti sherbeje pasardhesve te nje perandorie vrasese dhe shkaterruese te genit shqiptar dhe qe ne ditet e sotme duket qarte qe ka qellime kolonialiste ndaj Shqiperise? Eshte shume e thjeshte: Asnje shtet fqinj ( Greqi,Serbi,Itali) dhe Turqia nuk duhet te kete fuqi dominuese ne privatizimin e pasurive te Shqiperise .Baraspeshe dhe distance me te kater keto shtete kjo eshte e mira e vendit qe te mos shnderrohemi ne skllever ne vendin tone,kete duhet te bej me çdo kusht politika shqiptare.Lufta per tregje dhe influence midis Turqise dhe Greqise ben qe ne çdo lajm per keto dy vende, qe neper kohera çfare te keqijash nuk kane luajtur mbi kurrizin e Shqiperise,te behen sherre te vazhdueshme dhe te panevojshme duke polarizuar grupime shqiptaresh ne te dyja krahet respektive qe ne vetvete sjellin veç perçarje. Debate dhe sherre per dy shtete qe ne konjukturat e sotme politike jane «mike»
te Shqiperise ….por historia e Shqiperise nuk eshte dashamirese me to.Qeverite shqiptare duhet urgjentisht te korigjojne shumeçka ne politikat qe demtojne Shqiperine duke zgjidhur dhe problemin e Minieres se Fushe-Arrezes.
Pune ti kerkoni Zhozefines e Saliut. Atyre ua keni dhene votat.
kam punu ne fushe arrez 6 vjet po jo ne pozicionin e inxhinierit ,por nje profesion tjeter me universitet . fabrika e pasurimit u takon pukjaneve dhe minierat u takojne atyre ne breza sepse kane derdhur dejese dhe gjak ,por populli harron nje gje qe : qeveria e ka shitur shqiperine dhe i ka mbyllur fabrikart apo ua ka dhene te huajve per vete faktin qe populli dhe punetoret te mos kene mundesi qe te organizohen se pastaj ja kajne nanen cdo qecerriet .
Po cfar do bejne pukjanet me fabriken o “inxhinier” ??? Te marrin nga nji tulle te gjithe a, ta shkaterrojn dhe te marrin hekurin per skrap, keshtu thua ti ? Sic beri vellai i komandant Ndrea Prendit me burgun “muze” te Spacit
Fatkeqsisht jemi vend mjeran qe jo vetem se nuk terheqim dot investime te huaja serioze, por do te ikin edhe keta gjysem investitore qe punojne me shpirt nder dhembe ne kete mut vendi. Ne Fushe Kruje i vendosin tritol fabrikes se cimentos, ne Fushe Arres sulmojne fabriken e pasurimit, hajde popull taleban hajde.
Investitori turk nuk mund te punesoje gjithe zonen e Fushe Arrezit ne fabriken e pasurimit or koqe. Cfare thua ti, ta debosh edhe ate dhe te ngeleni pa buke te gjithe pastaj. Bejeni se ju mban Saliu me buke.
Po moe ti shqipetar I ndershem. po a e ke lexu noihere ben chicago e ramyn
Po mor vella e mik. Po a ke lexu noihere ate pisin nastradin qe na tregon per tmirat qe I solli popyllit hamshori zog e per tkqiat qe solli baca enver.
A e je lexu noihere ate kokpalamen verrrronika qe urren tmadh e tvogel. Burra e gra. Pleq e fmij. Fshatar e qyretar e I qun tgjith kojepalam.
Tkeqen e kemi brenda vetes. Popujt e kulturum nuk sillen si ne.
Koka ben koja peson.
Kriminelet e qeverise e kane shitur gjithcka te turqit.
Por pervec kesaj kane shitur dhe jeten e ketyre punetoreve dhe i kane kthyer ne skllever moderne.
Bashkohuni me punetoret e Fushe Arrezit per te rrezuar njehere e mire themelet e hajduterise dhe te xhandarmerise se shtetit.
Ajo fabrike eshte prone e punetoreve dhe nuk i takon askujt tjeter as shtetit as turkut.
Tema, botojeni ne faqe te pare dhe me te madhe
kjo eshte media qe duhet te beje lajm dhe propagande per interesa te shqiptareve.
Bejeni dhe mos e lini ne fund te faqes se internetit
me shume shikojme bythet e Beyonces se lajme me foto nga realiteti shqiptar