Marrëveshje mes qeverisë austriake dhe asaj shqiptare për taksimin elektronik

9 Prill 2013, 10:38Ekonomia TEMA

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me atë austriake për pagesat e taksave. Sipas kësaj marrëveshje, tashmë bizneset do pagujanë tatimet ndaj shtetit në rrugë elektronike.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, që nënshkroi këtë marrëveshje në emër të qeverisë shqiptare, u shpreh se taksimi elektronik do të shmangë korrupsionin dhe radhët e gjata.

Nëpërmjet këtij projekti do të bëhet i mundur zëvendësimi i sistemit aktual dhe i nënsistemeve në përdorim nga administrata tatimore dhe tatimpaguesit, duke dhënë mundësinë e rritjes së performancës të administratës dhe mbledhjes më efiçente të të ardhurave. Objektivi i projektit është të implementojë një sistem të ri tatimor që do të përmbushë kërkesat funksionale dhe ligjore sipas standarteve europiane dhe do të ofrojë shërbime bashkëkohore për tatimpaguesit, duke bërë të mundur përafrimin e legjislacionit dhe të proçedurave me standartet e BE-së”, tha Bode.

Shuma që ka akorduar qeveria austriake për këtë project me anë të një kredie të butë, është 10.312,000  euro./b.l

1 komente në “Marrëveshje mes qeverisë austriake dhe asaj shqiptare për taksimin elektronik”

  1. Remzi says:

    Doli katunari i rakickes te na beje marreveshje te medha.

    “korcari” me pseudonimin e tij te spiunit, por qe korcaret nuk i hidhnin as qyrret e tyre nje katunari spiun te felliqur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje