Tashmë është fakt prej kohësh që ndërtimi është në një krizë të thellë. Por, kjo gjë është vërtetuar edhe nga të dhënat e INSTAT, sipas të cilave, brenda një viti ndërtimi ka pësuar një rënie prej 15.4 përqind.
“Sektori i ndërtimit, në tremujorin e katërt të vitit 2012 pati rënie me 15.4 përqind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011 dhe u ul me 1.4 përqind krahasuar me tremujorin para-ardhës”, bëri me dije INSTAT gjatë ditës së djeshme, duke konfirmuar atë që shihet prej kohësh: ndërtesa të lëna në mes, banesa të pashitura, mungesë likuideti dhe humbje vende punësh.
Trendi, duke parë edhe situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, është që biznesi i ndërtimit të vazhdojë të jetë në krizë edhe gjatë këtij viti./b.l
15.4% ???????????????!!!!!!!!!!????????????? Hahahaha……..tani keta te instatit kerkojne qe edhe genjeshtrave tu vene bisht . Te thuash qe ndertimi ka rene 50% , prap eshte genjeshter , se renia eshte shume me e madhe se kaq . Perveç krizes , nje rol absolut ne renien pikiate te ndertimit ka luajtur edhe ligji i ri i urbanistikes i miratuar nga Berisha. Dhe e gjithe kjo eshte bere per te bllokuar dhe varferuar te gjitha bashkite e medha(sepse jane ne shumice te PS-se) , ne menyre qe te mos kene mundesi financimi per zgjedhjet e 23 qershorit.