Mazhoranca ka kërkuar gjatë ditës së sotme që të ulen edhe më tej tarifat e telefonisë celulare. Kërkesa e mazhorancës është bërë në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese.
Deputeti Osman Metalla prezantoi para deputetëve një listë me disa kërkesa për autoritetin e komunikimeve elektronike dhe Postare të cilat ndër të tjera synojnë që të përmirësojnë edhe disa aspekte të tjera në këtë sektor.
Kërkesa është mbështetur edhe nga ana e deputetëve të opozitës, ndërsa pritet që të hidhet në votim gjatë mbledhjes së ardhshme të këtij komisioni./b.l