Kur rritja ekonomike vjen vetëm nga borxhet!

26 Mars 2013, 23:28Ekonomia TEMA
Kur rritja ekonomike vjen vetëm nga borxhet!

 

 

Prej kohësh diskutojmë e debatojmë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, për nivelin e rritjes, për rritje pa/me zhvillim, për rritjen pa/me punësim, për rritjen pa/me borxhe.

Bazuar në të dhënat zyrtare, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vleresuar per vitin 2012 është 1,346,169  milionë lekë. Krahasuar me vlerën nominale të PBB-së për vitin 2008 (1,089,123 milionë lekë) rritja është 23,6 %. Por, ndërkohë, në 4 vite edhe borxhi publik është rritur mjaft. Në 2008, vlera e borxhit ka qënë 595,883 mlionë lekë, ndërsa në 2012 arriti në 827,894 milionë lekë me rritje 39 %.

Ekonomia ka prodhuar në 2012 257,044 milionë lekë më shumë se në 2008, ndërsa borxhi është rritur me 232,011 milionë lekë. Kjo shtesë e borxhit është sa 90 % e shtesës së prodhimit të brendshëm bruto. Por, nëse themi se ekonomia shqiptare është thellësisht e varur nga çfarë prodhon sektori privat  rezulton se 4 vitet e fundit shumica e prodhimit privat është bazuar në rritjen e borxhit publik. Përveç përdorimit të parave publike apo huamarrjes private për të shtuar injeksion në ekonomi, sektori privat përdor edhe kredinë bankare. Kundrejt vitit 2008, në fund të vitit 2012, kredia e dhënë nga sektori privat është shtuar me 181,047 milionë lekë apo me 45 %. Shtesa e kredisë nga sistemi bankar dhe rritja e borxhit publik në 4 vjet është 60 % më e madhe se rritja e prodhimit të brendshëm bruto në 2012 krahasuar me 2008. Pra, një pjesë e mirë e huamarrjes publike dhe private shkon vetëm për nevoja të atypëratyshme dhe nuk arrin të krijojë prodhim të qëndrueshëm.

Le të shohim më ngushtësisht krahasimin midis 2012 dhe 2011.

Prodhimi i Brendshëm Buro u rrit nominalisht me 48,459 milionë lekë apo me  3,7 %.

Borxhi Publik u rrit nominalisht me 55,279 milionë lekë apo me 7,3 %.

Kredia u rrit nominalisht me 11,599 milionë lekë apo me 2 %.

Pra, edhe në 2012, krahasuar me 2011, rezulton se shtesa e borxhit publik dhe kredisë bankare së bashku janë 38 % më shumë se rritja nominale e Produktit të Brendshëm Bruto.

 

Të dhënat e mësiparme na tregojnë se efektiviteti ekonomik qoftë i huamarrjes publike, qoftë i kredimarrjes private është tejet i ulët. Po ashtu, mesa duket, pakkush interesohet për kthyeshmërinë e investimit.

Një tjetër element shqetësues është fakti se kostoja e huamarrjes rezulton më e lartë se rritja ekonomike. Grafiku 1 tregon se cili është raporti i pagesave për shërbimin (interesa plus shlyerja e kryegjësë për borxhin e jashtëm) e borxhit publik kundrejt vetë borxhit publik.

Siç ilustrohet në Grafikun 1, shërbimi i borxhit ka tendencë shtrenjtimi, por ajo që është me rrezikshme është fakti që shërbimi i borxhit është i lartë se rritja ekonomike. Kjo është një rrugë pa krye! Në 2012 shërbimi I borxhit publik kushtoi 55,7 miliardë lekë, ndërsa ekonomia u rrit me 48,5 miliardë lekë.

12 komente në “Kur rritja ekonomike vjen vetëm nga borxhet!”

  1. argita says:

    Z beqja te gjitha problemet qe ju keni ngritur jane apsolutisht te drejta duhet nje ore e me pare te heqim te keqen qe po I mer frymen cdo dit popullit merni fatet e kombit ne dore denoni keta ajdute denoni gjyqtare e prokurore qe stimulojne krimin denoni kriminelet qe vrasin dhe nuk kapen nga policia po rine lokaleve me shefat kjo gjendje nuk duroet me dita po afroet qe te ikin qelbesirat

    1. Besnik says:

      Nje analize shume e bukur dhe shume e drejte e situates, qe per te thene te drejten eshte shume alarmante. Borxhi publik ka marre tatepjeten dhe qeveria nuk ka marre asnje mase per te mbajtur nen fre ate. Nje ceshtje shume delikate eshte qe qeveria po merr borxh per te shlyer borxhin. Pra ajo po shet bono thesari apo eshte duke marre borxh direkt nga bankat e nivelit te dyte thjesht e vetem per te financuar fushaten e saliut. Por keto borxhe me vone do kene nje kosto akoma me te larte sepse keto interesa do ti paguajme nje me nje.

      1. lum na says:

        Ja genjeshtrat e qeverise. Ja si transformohen ato ne terren.
        Ne 23 qershor ekonomia duhet te jete mendimi i pare i cdo shqiptari. Prandaj duhet te zgjedhin PS.

      2. ballaboksi says:

        Borxhet e kesaj qeverie po fusin ne borxh edhe mijera te palindur ende. ne duhet ti heqim kta, se po na vjedhin e rrjepin te gjalle, jo vetem sot, po edhe ne te ardhmen!

      3. Ilir Beqja si gjithmone konciz kur behet fjale per te shpjeguar gjera qe kjo qeveri nuk i thote, ndersa populli mezi i koncepton. Kjo tabele tregon me se miri se sa kane deshtuar politikat ekonomike te kesaj qeverie.

    2. Andi says:

      Per sali berishen nuk ka rendesi se si arrihet rritja ekonomike, per te ka rendesi vetem shifra e rritjes ekonomike. Me nje cike mashtrim nga ana e tij duke shumezuar keti shifer me 4 dhe dalim ne nje shifer qe ja kalojme edhe gjermanise.

    3. e/ says:

      Shume i sakte Beqja, si zakonisht.
      Kjo i thyen nej here e mire turinjte Bodes dhe sharlataneve te tjere te mrekullise ekonomike, me Sali Berishen ne krye.

    4. stela says:

      Shqiperia po lengon!!!
      Kjo eshte e qarte nga shifrat dhe realiteti ne terren
      Nuk behet me fjale per gare retorikash
      Ky popull po ngordh per buke
      Pergezime Z. Beqe qe e ben publik kete fakt
      Po dhe ne te tjeret nuk duet te heshtim e te rrime duarkryq

    5. oliver says:

      Ja nje analize e kthjellet e asaj qe po ndodh me te vertet ne ket vend. DUhet te zgjohemi dhe te shikojme se po na i zhysin kembet ne nje grope thithese borxhesh nga e cila nuk mund te dilet lehte, si tregon Qipro dhe Greqia.

  2. Nje shkodran says:

    Ky eshte nje shkrim me shume rendesi per Shqiperine. Ne keto vite zhvillimi ka ardhur kryesisht vetem duke investuar parate e qe merren borxh kryesisht nga bankat e huaja. Kjo rruge ka sjelle perveç rritjes artificiale te kostos te jeteses dhe rritjen e konsumit por edhe privatizimin e pasurive publike me çmime qesharake dhe humbjen e plote te pavaresise se vendit. Rritja e borxhit publik sjelle edhe humbjen e te ardhmes per brezat qe vijne , pasi keto do te paguajne borxhet qe kane marre e shpenzuar brezat e kaluar. Kriza e fundit qe po trondit boten ka treguar qe duhet te ruhet nje raport i caktuar ndermjet pasurise private dhe asaj publike, ndermjet prodhimit privat e publik, ndryshe institucionet publike dhe shteti humbet tere kontrollin mbi vendin si dhe rendesine e tij per te miren e pergjitheshme. Shqiperia ka pervoje ne kete zhvillim. Mjafton te studiohen vitet 1955 – 1960 , kur shteti shqiptar lejoi zhvillimin e sektorit privat, ne mos gaboj deri ne 30 perqind te prodhimit total, dhe kur Shqiperia pati nje zhvillim shume te fuqishem. Shikoni sot Kinen , qe me nje Parti, drejton dhe kontrollon qofte sektorin privat ashtu edhe ate publik pa bere borxhe. Kina si shtet, qe ka blere rreth 1500 miliard dollare bono te thesarit SHBA dhe ka ne shitje vetem nje obligacion prej 1 miliard eurosh ne tregun financiar me nje interes 0.4 perqind . Shqiperia, peveç bonove te thesarit, ka ne shitje nje obligacion prej 300 milion euro . Tregu financiar e ka vleresuar obligacionin tone pasi paguajme sot vetem 5.4 perqind, ne krahasim me 7.5 perqind qe e kemi shitur ne fillim. Uroje qe shteti shqiptar te mos rrise me borxhin publik, por te rrise kontrollin mbi pagimin e mbledhjen e taksave.

  3. Epirioti II says:

    Kjo provon qe nese Berisha ben ndonje grusht shteti (me manipulime spektakolare te votes) me 23 Qershor, brenda 1-2 vitesh do te vije infarkti ekonomik i Shqiqerise, vendi do hyje ne lufte civile (te ma puthesh ate te ’97), dhe Berisha dhe klani i tij do te terhiqet zvarre me litar deri sa ti dali shpirti neper rruget e Tiranes.

    Shqiptaret kesaj radhe duhet te votojne thelle kunder Berishes dhe te mbrojne te gjithe voten.

  4. nastradini says:

    RRITJA EKONOMIKE VJEN KRYESISHT NGA RRITJA E INFLACIONIT.

    Po t’i shtosh inflacionit edhe borxhet e Saliut HALEJA ekonomike albaneze behet si nje shurrtore publike pa uje dhe pa pastrues. Rritja brutto ekonomike ne miliarda LEKA pa llogaritur inflacionin eshte dallkauke dhe ka per qellim vetem mashtrimin dhe demagogjine. Sa ishte nafta ne 2008 dhe sa eshte sot? Sa ishte energjia elektrike ne 2008 dhe sa eshte sot? Qe te zbrisim ne nivele me te ulta te konsumit: Sa ishte vaji, orizi, sheqeri, buka, mielli, buka ne 2008 dhe sa eshte sot? Saliu dhe banda pas tij mburret me rritje pagash, por nuk i vjen zeri fare per inflacionin, keshtu eshte edhe me rritjen ekonomike qe matet me LEKA ne total te GDP-se pa llogaritur fare inflacionin. Ketu lind pyetja: Cfare produktesh me shume ka prodhuar vendi yne ne natyre me shume se ne vitin 2008? Po te matet prodhimi me njesite matese: me cope apo pale kepuce, me kg ose ton mineral, meter linear ose m2 apo m3 fasona dhe fasoniste, kWh energji, kokra domate apo tranguj e veze, liter qumesht apo vere e dhalle dhe sherbime te tjera te pakonvertuara ne LEKA per mashtrim do te dale e qarte se Shqypnia nuk prodhon as me shume dhe as me pak se Koha e Qepes e viteve te para postkomuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. z
    zybi

    Me mire te rritemi ekonimishte nga borxhet sesa te mbetemi me rroga 100 mij lek.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Denis

      Ne qofte se saliu do te kishte qeverisur ne menyre te drejte me kelyshet e tij sot ekonomia e vendit do te ishte afer vendeve te tjera europiane

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje