Taksimi i dyfishtë, marrëveshje mes Shqipërisë dhe Britanisë

26 Mars 2013, 11:49Ekonomia TEMA

Shqipëria dhe Britania kanë nënshkruar gjatë ditës së sotme një marrëveshje mbi taksimin e dyfishtë. Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe ambasadorit britanik në Tiranë, Nicholas Cannon.

Sipas Bodes, me këtë marrëveshje individët dhe bizneset tashmë nuk do të tatohen dy herë, pra nga të dyja vendet. Ai tha se me këtë marrëveshje zgjerohet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën ndaj kontrabandës.

Ambasadori britanik ndërkohë tha se duhet një sistem tatimor i parashikueshëm, me rregulla të ndershme dhe të qëndrueshme.

Falë marrëveshjes nxitet tregtia mes Britanisë dhe Shqipërisë. Marrëveshja përmban rregulla që luftojnë shmangien e taksave dhe evazionin fiskal. Kompani të mëdha britanike po shqyrtojnë mundësitë për zhvillimin e burimeve natyrore”, u shpreh Cannon, duke kërkuar nga qeveria shqiptare që të krijojë një mjedis sa më tërheqës për biznesin./b.l

6 komente në “Taksimi i dyfishtë, marrëveshje mes Shqipërisë dhe Britanisë”

  1. shqiptar says:

    ne te gjitha marrveshjet qe behne me te huajt gjithmone shqiptaret dalin te humbur sepse hedhin firma kundra interesave te shqiperise.edhe keto me angline.shtetet e europes perendimore e kane mendjen akoma si ne mesjete si te kolonizojne vedne apo si tu vjedhin pasurite qe kane.skane ndryshuar shume mentalitet.nuk e bejne me lufte po duke vene spiunet e tyre ne qeverite kuklla.duke i favorizuar ne marreveshje.
    a do ta kthejne ndonjhere floririn e vjedhur keta hajdutet e anglise se mbahen si te ndershem dhe shqiptaret gjoja i bejne kriminela ne perendim me propaganden e e tyre te poshter.
    shqiperia ka 22 vjet q eben marreveshje kundra interesa te ekonomise se saj.SA QE EDHE DOMATEN EDHE MOLLEN NGA VIJNE NGA GREQIA APO MAQEDONIA QE SHQIPTARET MOS TE PRODHOJNE GJE TE RRINE TE VARFER PO LEKU E PUNA TE SHKOJE JASHTE.A THUA NUK BEHTE DOMATJA NE SHQIPERI E DUHET TE VIJ NGA GREQIA.

    1. Adrian says:

      Shqiptare – ti e kupton se cfare do te thote taksim i dyfishte dhe kjo marrveshje?? them qe jo, se nese e kupton ather nuk mund te thaush qe shqiperia dele e humbur ne kete rast!

      1. shkodrani-londer says:

        Adrian, Shqiptari pavaresisht se mund te ja kete futur kot. ta them une se i ka dalur plot.

        Cdo takse qe mund te hiqet edhe nese hiqet hiqet per interesa te vendeve te tjera, pasi exporti yne ne krahasim me importin qe marim nga vendet e tjera eshte 0.0001% vendosi sa te dush zero nga mbrapa.

        Duke mos qene pjese e europes (pra nuk jemi te detyruar te mos tatojme) dhe nese do kishim shtet behet fjale qe fatkeqesisht nuk kemi shtet, tatimet duhet te perdoreshin per te stimuluar prodhimin vendas. ato pak gjera pak gjera qe prodhojme ne vend. POR kur nuk kemi shtet dhe veprohet sot per neser dhe nuk e merr vesh i pari te dytin pse te mos perfitojne shtetet e tjera nga injoranca shqiptare.

        Ky financieri i shqiperise punon per gjep te vet se nuk ja ndien shume per ate vend.

        Sikur dikush do te donte te punonte per ate vend, ato pak prodhime vendi duhen stimuluar. si psh birra korca/tirana e birra te tjera. duhet ti jepen me shume hapesire duke taksuar me shume te gjitha birrat qe hyjne nga jashte. Ai qe do amstel apo noj birre tejter te paguaje me shume. nese nuk ja mban gjepi te paguaje me shume mos ta pije fare. kjo ben qe birra korca te perdoret me shume ne vend, kjo ben qe me shume punetore te punosohen kjo ben qe paraja te qarkulloje brenda per brenda dhe jo te dali jashte vendit. (normal qe nuk mund ta nderpresesh fare importin e birres apo noj produkti tjeter por te pakten e minimizon sa te jete mundesia)

        Po sot ne mjes lexova lajm qe kryeministri britanik kishte pershendetur marreveshjen per te hequr tatimet fare me japonine dhe arsyja pse e kishte pershendetur eshte pasi ka biliona sterlina qe exporton britania ne japoni… normal qe edhe anasjelltas.

        fitimet jane aty aty kush me pak e kush me shume per keto dy vende….

        Prandaj siq tha edhe shqiptari me siper shqiperia del veteme humbur

    2. GopNgrenesi says:

      Se pari, vendos ndonje presje, pike, pikecuditese, pikepyetje etj… se na lodhe syte duke lexuar

      Se dyti marreveshje te tilla jane te domozdoshme ne menyre qe ne shqiptaret te mos taksohemi dy-fish, edhe ne UK edhe ne AL

      Cka do te thote nese ato domatet apo mollet ti i shet ne UK dhe paguan taksa atje, ska pse te paguash perseri 10% e te ardhurave ketu. Ne mungese te nje marreveshje shteti une trim, trap dhe liridashes te takson perseri

  2. Sinani says:

    Jashte ceshtjes se taksimit te dyfishte, une nuk arrij dot te kuptoj se perse nenshkrimi i marreveshjes behet ne menyre te dizbalancuar. Per palen shqiptare nenshkruan ministri dhe per palen britanike ambasadori.
    A ka ndonje rast qe ne Londer per palen shqiptare te kete nenshkruar ambasadori dhe per ate britanike ministri?
    Ne marredheniet dypaleshe, por edhe shumepaleshe, barazia eshte shume e rendesishme. Ne kohen e Enver Hoxhes, nenshkrimet beheshin nga zyrtare te te njejtit rang. Ndoshta une gaboj, por kam frike se jo! Kjo me duket si shenje e nje shteti te shkalafitur, qe po behet gati te shkermoqet serisht!

  3. Pano says:

    Problemi qendron ne ate qe eshte ne krye te Financave.

    Spiun si thone i kohes se komunizmit – a mund te drejtoje qytetin dhe shtetin dhe aq me shume te presesh ndershmeri?

    Marreveshja nuk duhet te quhet e rregullt vetem prej atyre qe e kane nenshkruar. U bene pasurite e popullit shqiptar te kalojne nga duart e spiunit qe duhet te ishte pergjigjur para drejtesise me kohe per spiunlliqet e tij?

    Keshtu eshte kur e drejton Shqiperine Shefi i Mafjes Sali Berisha.

    Edhe vete Amerikanet i thone Sali Berishes Shefi i Mafjes.

    Ke mund te presesh te vendose ne poste Shefi i Mafjes Sali Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje