Berisha pranon pa dashje "rritjen" e fshehtë të çmimit të energjisë

27 Shkurt 2013, 16:51Ekonomia TEMA

Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga mbledhja e kabinetit të tij se qeveria i ka mbrojtur buxhetet e familjeve, duke mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë në tre vitet e fundit.

“Në mënyrë absolute gjatë tre viteve të fundit ne nuk kemi pranuar asnjë rritje çmimi për konsumatorin qytetar”, tha Berisha.

Formalisht, çmimet e energjisë për konsumatorët familjarë nuk janë rritur që prej vitit 2010 duke mbetur në nivelin 7.7 lekë për fashën e parë të konsumit prej 300 kilovat/orë në muaj dhe 13.2 lekë për konsumin mbi këtë fashë. Por konsumatorët sërish kanë paguar më shumë. Së pari përmes mbifaturimeve dhe së dyti në një mënyrë të fshehtë, të cilin kryeministri e përmend edhe vetë, raporton TCH.

“Ne kemi shpenzuar shumë nga buxheti dhe kompensuar çdo detyrim që rridhte në mënyrë që të mos lejojmë rritjen e çmimeve për qytetarin,” tha Berisha.

Por, qeveria nuk prodhon para. Fondet e buxhetit janë para të qytetarëve që paguhen me taksat e tyre. Ashtu si çdo kredi që merr kompania publike, KESH paguhet sërish nga qytetarët. Vitin e kaluar Qeveria i dha 2 miliardë lekë kredi direkte KESH nga Fondi i Kontigjencës dhe lëshoi garanci edhe për 7 miliardë lekë të tjera, që korporata të merrte kredi nga bankat private.

14 komente në “Berisha pranon pa dashje “rritjen” e fshehtë të çmimit të energjisë”

  1. besnik says:

    Ky nuk eshte ne vete fare, nuk e kuptoj se si ka goje te flase per energjine kur e coi ne degradim ate sektor sepse procesi i privatizimit ishte nje procesi i korruptuar dhe plot mistere brenda. Ne kemi paguar cmimin me te shtrenjte ne ballkan per energjine elektrike dhe ti nuk ke reaguar fare.

    1. genci says:

      Deshtimi i radhes i qeverise eshte ky. Ajo nuk e kufizoi dot CEZ-in ne rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ajo beri cfare deshi ne shqiperi dhe me pas iku. Padrejtesia qe eshte bere me qytetaret ne lidhje me rritjen pa kriter ne cmimit duhet te rregullohet duke e ulur ate.

    2. Abi says:

      Ky do me te bere budalla sy per sy, por keto lek qe i ke dhene cezit per te kompensuar kete rritje te cmimit ka ardhur si pasoje e kontrates se nenshkruar me te qe nuk ka marre parasysh konsumatoret. Keto para qe cezi ti ka marre sepse ti je i paafte te besh nje proces te ndershem privatizimi.

  2. Iluminanti says:

    Konsumatori ka mbajtur peshen per ate rritje cmimi gati dyfish. Populli ka mbajtur mbi shpine te gjitha vjedhjet, padrejtesite ne lidhje me mbifaturimet dhe shume nderprejet pa kriter. Cmimi duhet te ulet patjeter, sepse nuk po arrijme qe ta perballojme.

  3. kela says:

    Uahhhhh eshte hera e pare qe sali berisha pranon nje gabim publikisht. Hajduti tani kerkon qe te dale i mire ne sy te popullit, por harron ai se cfare ka bere CEZ per qytetaret i ka thyer ne mes. E coi ne kolaps sistemin e shperndarjes sepse edhe vete qeveria ishte e perfshire ne kete gje. Hajduti duhet te zhduket nga jeta politike.

  4. l.10 says:

    Ska faj e ka bo leku me u cmen vetem lek do burri uj booo ca bohet nuk i shef qytataret qe po vujt per 1 mij lek po kerkon tja heqi dhe at 1 mij lekshin e fundit ti lej bosh fare . Dukesh qe ne syrrat o Sali qe ke mor nje pamje te cuditshme shum dinake , me helmin tat ke helmu gjysmen e shqiperis por kete radh kemi marr kundra helm dhe do moresh fund , shifena ne Ferr gjo e lig .

  5. safeti says:

    Respekt per arkitektin e demokracis dhe mirqenies

  6. Horri i Bulevardit says:

    Po pse mor Sali tregove, hajde duroi tani kta, qe kujtonin se ti je i nershem.
    Mos trego asnjehere se ne dime vetem ato qe thu ti, kur ti thua qe jemi si Gjermania, ne fleme edhe me barkun bosh, se na ngop fjala jote.

  7. geni says:

    e Berishe nuk e kuptoj pse rri akoma ne ate karrige duhet te cohesh qe tani se nuk je me per kete vend iku koha jote kete mund ta di dhe nje femij qe sa ka mesu me fol . Ik hapi rrugen te rinjeve , Rinia eshte me e fort me praktike dhe e bo detyren shum kollaj ndersa ty po te lejn trut u plake ske me mendime ke vetem kujtime e trillime te atyne gjerave qe ke ber . Kshu qe ik dhe tani per te mos ber akoma me shum budallalleqe .

  8. kel ukaj says:

    Ju jap disa kuriozitete te thjeshta, per te krahasuar pagat e Sali Berishes dhe Enverit.
    Ne kohen e komunizmit une kisha nje rroge prej 800 leke te reja le te bejme krahasimet me te ardhura reale e jo nominale, marrim disa shembuj.
    1990 ne nat/ 2013 te kanver.2013 dif
    Energjia Elektrike 800:0.02 kw= 4.000 kw 40.000 leke 40.000 –
    Nafta 800:1 lek = 800 litra 120.000 leke 40.000 -80000
    Benzina 800:1.2 lek =667 litra 134.000 leke 40.000 -94000
    Shifrat jane ne leke te reja. Paga sot eshte rretth 40.000 leke te reja. Ne kohen e komunizmit çmimet e e ketyre tre produkteve ishin keshtu qe une blija 4.000 kw, blija 800 litra nafte, ose 667 litra benzine, qiraja per ata qe jetonin ne qytet ishte gati zero se marrim ne konsiderate se askush nuk ishte i papune, llogaritni vete se shqiperia eshte vend numero. Nuk ka ecur aspak perpara e shkaqet dihen me se miri perse!

  9. demtim says:

    dakort, tani qe ti e pranon , kush e demshperblen popullin.
    kjo quhet vjedhje dhe jo mbi faturim.
    prandaj qeveria ti ktheje leket e ”’ mbi faturimit” .

  10. A says:

    Ne lidhje me cmimin e energjise elektrike eshte me i larti ne Ballkan dhe ne rajon. Ne nje kohe qe duhet te ishte me i ulti sepse ne kemi me shumice hidrocentrale te cilet punojne me uje. Pra kostoja e lendes se pare te hidrocentraleve qe eshte uji eshte 0(zero). Ne qoftese centralet energjitike punojne me qymyr guri, termocentralet ose centralet qe punojne me lende rrezatuese, centralet atomik ose berthamor atehere i shtohet edhe kostoja e lendes se pare. Pra ketu fillon edhe vjedhja e pare ne cmim. Tjetra thuhet mbi 50% e energjise elekriket humbet, shperdorohet dhe vidhet nga konsumatori, atehere cmimi per kilovat/ore do te ishte gjysma e atij qe eshte sot.
    Vjedhja e dyte eshte kur rritet shpejtesia e levizjes e aparatit mates se energjise dhe del qe konsumon me shume nga realja.
    Vjedhja e trete eshte kur perseri babezia eshte e madhe dhe faturimi behet sipas qejfit.
    Vjedhja e kater ne vend qe energjia te vije 220 volt, ajo vjen 180/ 140 e deri 120 volt qe mezi te ndizet nje llampe elektrike ku te duket si nje drite e nje qiriu te ndezur. Keshtu duhet te harxhosh me shume kilovat. Megjithe keto veprime del kryeministri Sali Berisha e brockullit dhe thote qe ne nuk e kemi rritur dhe nuk do ta rrisim cmimin e energjise elektrike. Jo vetem qe eshte rritur 4 here, per me teper akoma vazhdon te vjedhe dhe te grabise konsumatorin shqiptare deri sa te kete mundesi. Keshtu eshte dhe keshtu do te jete deri sa te ndergjegjesohemi si popull per ata qe i veme te na drejtojne. Te merret shembulli i popullit bullgar dhe popujve te vendet te tjera qe kur ju preken interesat pa drejtesisht qeverive te tyre i tregojne vendin. Popull i keq perdorur fatkeqesisht.

  11. anonim says:

    Ky çdo gje qe ben e thote ne duhet t’a kuptojme se ai po vdes ne maje te karrikes per ne ,ai po heq nga goja buken e femijeve ,niperve e mbesave te tij per te mos renduar xhepat tane dhe gjendjen ekonomike te familjes se varfer shqiptare .Ky te gjitha shpenzimet i perballon nga futja e duarve ne rrogen e tij ,pensionin e te shoqes ,llogarite bankare te te birit,te bijes dhe dhenderrit duke e ndihmuar buxhetin e shtetit dhe per rrjedhim mezi po e mban popullin me buke.Keshtu duhet t’i kuptojme ne sakrificat mbinjerezore qe po ben ai sidomos tani qe nuk po na le rehat edhe kriza ne vendet fqinje .

  12. VIGU says:

    TE BESOSH ME TE SALI BERISHA SE SHQIPERIA KETO 22 VJET KA NDRYSHUAR E PERPARUAR ( nuk perjashtoi vetem ndertimet e pallateve, edhe keto jane ndertuar me leket e vet qytetareve,duke i lare me keste) DO TE THOTE TE BESH KRIMIN ME TE RENDE NDAJ KETIJ VENDI E KETIJ POPULLI . Me thoni cfare ka perparuar ne krahasim me vitet para 1990-tes,industria qe u shkaterrua dhe u zevendesua me disa kpucari e kemishhari qe porositen nga jashte? Mos valle ndryshoji e u xhvillua me shume industria minerale ,apo u kalua si ne mes jete? Me thoni cfare prodhojme e eksportojme tani? Mos valle u zgjith papunsia edhe pse ne krahasim me para 90-tes eshte rritur sa e sa here” Mos valle u forcua arsimi e kemi nivel bashkohor, apo lulezoi prap analfabetizmi? Mos valle lulezoi shendetesia ,apo u zhduken edhe infermieret,pa doktorit ju harrua emri nga fshataret.Mos valle edhe spitalet si godina u rregulluan,apo u perkeqesuan, pasi kemi pare ghendjen e tyre me lageshtire e pa ngrohje?Mos valle u zhvillua bujqesia dhe rendimenti u rrite me shume se para viteve 90-te,apo u kthye si ne mesjte te parmenda prej druri,u prishen kanale vadites e kullues dhe bujqit shikojne perpiet per shi edhe te fushes ,pa le malsoret qe po e po . Ka ndryshuar SHQIPERIA se po vriten njerezit pa ua ber syri terr, se nuk po kursehen as gra e as femije. KA perparuar se jane mbi 1000 familje te ngujuara e 300-4oo femije po te ngujuar dhe 800 femije qe nuk shkojne ne shkolle e tjera e tjera….
    Po kane ndryshuar pushtetaret me rroga te majme,kemi ndryshuar ne te folur pasi nuk lem fjale te piste pa perdorur e shembullin e pare e shikojme ne parlament.ME THONI PER CFARE TA BESOJME ME SALIUN; qe merret vetem me rRAMEN,qe thote se JEMI NE LIRI E TE VRET NE MES TE BULEVARDIT, SE PO BEN KAQ VITE QE MANIPULON ZGJEDHJET,SE U KERKON FEMIJEVE NE SHKOLLA E KOPSHTE TE QAJNE DERI SA PRINDERIT TE VOTOJNE PER TE ,se nxenesit duhet te cojne numrin e qendres se votimit ku votojne prinderit pa te futen ne provime….. Ta besojme per shkaterrimin e historise,flakjen e heronjeve te luftes e vleresimin e tradhetareve si veproi per flakjen e heronjeve te vigut dhe deshmoret e 4 shkurtit e sa esa te tjera………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje