Shteti rrezikon 200 milion euro, pasi kompania çeke, CEZ, nisi sot arbitrazhin ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare.
Kompania çeke, 70 përqind e së cilës është në pronësi të shtetit, bëri të ditur se ka njoftuar qeverinë shqiptare për nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar.
“Sot, CEZ ka informuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në lidhje me qëllimin e saj për të nisur arbitrazhin ndërkombëtar,” tha zëdhënësja e CEZ, Barbora Polpanova.
Sipas Reuters, kompania nuk ka bërë të ditur se cila është shuma që kërkon nga shteti shqiptar, por ajo përllogaritet në 200 milion euro humbje.
Ndërkohë shteti shqiptar pretendon se kompania CEZ i ka sjellë 1 miliard dollarë humbje nga vendimi për të mos importuar energji dhe për të mos investuar në rrjetin e shpërndarjes.
Kompania e shpërndarjes së energjisë u ble nga CEZ për 102 milion euro në vitin 2009, por shumë shpejt muaji i mjaltit mes qeverisë shqiptare dhe asaj çeke u prish.
Tani është Çekia që kërcënon se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë.
PO NE NUK DUAM TJA DIME ,NE VETEM DOKTORIN(PENECILINENDHE DEZINJATOREN TE KEMI NE KRYE)KETE DUAM NE
qellimi i doktorit eshte qe tja lere shqiperine rames, sa me te shkateruar.
eshte kriminel nuk mendon kurre per shqiperine, por vetem te denoje sa me shume shqiptaret.
Po pritet 23-qershorin keto 200 miljone do te behen 20-miljarde.
Kemi shtet te pasur per te paguar penalitetet e CEZ.
Aman o drejtuesit e CEZ-it, n.qs kerkoni nga qeveria jone kete fature na shiti Berisha ne per skllver.S,ka ku te gjeje aq para ai